Sipas asaj qe kam pare ne kanalin National Geografic Chanel, thuhet se sipas Isak Njutonit, fundi i botës do jetë ne vitin 2060, siç është shkruar edhe me herët nga Berni.Mirëpo ka bindje të ndryshme ne religjione të ndryshme:
Krishterizmi: Fundi i botës(fillimi i mbarimit) sipas disa drejtimeve protestante do të ndodhë duke u bartur te drejtet ne parajse prej nga do të shohen te mbeturit ne toke nën regjimin e antikrishtit për 1000 vjet.Me në fund kthehet Krishti ne toke dhe fiton luftën kundër antikrishtit.
Islami: Fundi i botës është i karakterizuar ne gjykim dhe ndarje te besimtareve prej jobesimtareve. Ne fund, besimtareve u jepet pije qe pergjithmone u shuan etjen.
Judaizmi(hebreizmi): Hebrenjte ne ekzil do të sillen ne Izrael, te vdekurit do të ringjallen dhe e gjithë njerezia do të jetojne te shperndare.Mendimi është se mekataret do të jetojne ne faj te perjetshem para se te dërgohen ne fer te deciduar.
Hinduizmi: Sipas hinduizmit fundi i botës karakterizohet me një lum mekatesh qe do të shkateroje gjithçka.
Budizmi: Kur bota te marrë fund, i gjithë mësimi i Budes do të zhduket për tu ringjallur një Bude i ri.
Hopi: Ky nacion autokton amerikan beson së fundi i botës do të ndogje kur toka te mbulohet me gjarpinje te hekurt, lumenje te ngurte, detet do të nxihen dhe një yll i madh i kaltert do të fluturoje drejt tokes.
Mormonizmi: Krishti do të kthehet ne Jackson County ne Missouri ne USA dhe njerëzve do tu paraqiten te tre mbreterite hyjnore.
Mitologjia nordike: Fundi i botës thiret ndryshe edhe Ragnarok. Kjo do të ndodhë me një lufte krejteshkateruese ndermjet Zotnave.
Majat: sipas kalendarit te Majave, do të ndodhë një ndryshim i madh ne vitin 2012 gjë te cilën shumica e mendojnë si fund te boets.
Zoroastrianizmi: Sipas këtij besimi, fundi i botës karakterizohet me shkaterimin e tokes ne zjarr e flakë, ku te fajshmit do të denohen për tre ditë qe pastaj te falen nga mëkatet.
Dola pak nga tema, mirëpo qëllimi im ishte te theksoj se ka shumë bindje, spekulime mbi Fundin e Botes. Cila është e saktë nuk dihet. Ka patur edhe me herët pritje te Armagedonit, qe nuk ka ndodhur, por, Mjafton qe të ndodhë një here.(pa mare parasyshe se kush e parashikoi).