×

Leximi i mendjes

Leximi i mendjes

· 1 · 635

  • Postime: 6734
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 05-05-2012, 23:37:18
MRI, doktorët e përdorin për të identifikuar tumoret në tru, për të monitoruar çrregullime kronike të sistemit nervor, si për shembull skleroza e shumëfishtë, si dhe në rastet e përgatitjes për operacione në tru

Leximi i mendjes, tashmë realitet

Skanimi me Rezonancë Magnetike (MRI) është zhvilluar në vitet '70 si një metodë e studimit të indeve të gjallë, që ishin më pak të dëmshëm për lëkurën se sa rrezet X. Funksionon duke stimuluar valë radioje nga atomet e hidrogjenit brenda molekulave të ujit në trup. Një burrë lidhet me rripa në një tryezë ekzaminimi. Teknikët vendosin një mbajtëse përreth kokës, me qëllim që të qëndrojë e palëvizur. Një doktor injekton diçka në krahun e këtij burri dhe më pas e gjithë tryeza shtyhet brenda një makinerie me madhësinë e një kamionçine. Doktori largohet i ndjekur nga teknikët që mbyllin derën pas tyre. Disa momente më pas, makina ndizet duke e mbushur sallën me një gjëmim të thellë e kërcënues teksa nis procedura e leximit të mendjes.
Kjo gjë ndodh gjatë një skanimi MRI (Functional Magnetic Resonance Imaging). Kjo është metoda pa ndërhyrje për të ekzaminuar pjesën e brendshme të trurit të njeriut. Doktorët e përdorin për të identifikuar tumoret në tru, për të monitoruar çrregullime kronike të sistemit nervor, si për shembull skleroza e shumëfishtë, si dhe në rastet e përgatitjes për operacione në tru. Ata thonë se, veprimtaria e trurit e atij lloji që skanohet përmes MRI mund të zbulojë mendimet tona më të thella. Kjo mund të informojë policinë apo personelin e sigurisë, nëse një i ndaluar është duke gënjyer. Mund t'u bëjë të mundur kompanive të dinë se çfarë mendojnë vërtet konsumatorët në lidhje me produktet e tyre. Në të vërtetë, nëse këta shkencëtarë kanë të drejtë, atëherë modelet e aktivitetit brenda kokës tuaj mund të nxjerrin zbuluar dëshirat tuaja, frikërat tuaja, paragjykimet tuaja, madje edhe bindjet tuaja politike.
Lloje të ndryshëm indesh, si ata në muskuj, gjak dhe në kockë emetojnë dridhje të valëve të radios me shpeshtësi të ndryshme, duke lejuar ndërtimin e një pamjeje të strukturës së brendshme të trurit. MRI-ja funksionale (fMRI) u zhvillua në vitet '90. Ajo fokusohet në emetimin e MRI nga gjaku dhe kështu përzgjedh zonat ku rrjedhja e gjakut është e lartë e si rrjedhim përdorimi i oksigjenit është në nivelin më të lartë. Ajo zbulon ato zona brenda trurit që janë më aktive. Kjo do të thotë që skanimi i pjesëve të trurit të lidhura me tipare apo mendime të caktuar, si për shembull kënaqësia ose gënjeshtra mund të zbulojnë se kur dikush po ndihet i lumtur - apo kur janë duke u treguar të kursyer me të vërtetën. Trurit i duhet të punojë më shumë për të ndërtuar një gënjeshtër se sa kur i duhet të thotë të vërtetën, për shkak të përpjekjes...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI