Ligji i Tërheqjes, sekreti i madh i jetës - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ligji i Tërheqjes, sekreti i madh i jetës

Ligji i Tërheqjes, sekreti i madh i jetës

· 1 · 1901

  • Postime: 28212
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-01-2011, 01:05:56
Njerëzit që e kanë ditur këtë, kanë qenë figurat më të mëdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet'hoveni, Linkolni, Emersoni etj., të cilët e kanë ditur dhe e kanë përdorur sekretin

Ligji i Tërheqjes, sekreti i madh i jetës

Shumë nga sunduesit e së shkuarës e kanë ditur "sekretin" dhe e kanë përdorur atë.

Ai është mbajtur larg nga masat, në mënyrë që të kishin pushtet dhe të sundoni më lehtë mbi ta.

Njerëzit që e kanë ditur këtë, kanë qenë figurat më të mëdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet'hoveni, Linkolni, Emersoni etj., të cilët e kanë ditur dhe e kanë përdorur sekretin. Dhe "sekreti " ka qenë çelësi i suksesit të tyre. Po bëhet fjalë për sekretin, i cili të mundëson të kesh çfarëdo që të dëshirosh.

Kjo shpjegon atë që pse një grup i vogël njerëzish kanë patur pushtet dhe ndikim mbi një grup tjetër më të madh, të cilët për nga aftësitë dhe rrethanat mund të kenë qenë të barabartë. Ata dinin diçka, ata kuptuan "sekretin".

Zoti, krijuesi i Gjithësisë, e ka përsour krijmin dhe ka vendosur ligje që veprojnë mbi të. Këto ligje bëjnë të mundur që të mbretërojë rendi, rregulli dhe qëndrueshmëria.

Ne të gjithë punojmë me fuqi të pashtershme, ne të gjithë udhëhiqemi nga të njëjtat ligje, kudo që të ndodhemi. Ligjet e Universit janë gjithpërfshirëse, ato realizohen njëlloj në çdo vend dhe në çdo kohë. Pas kësaj fshihet një sekret që jo gjithkush ka arritur të kuptojë në kohë.

Sekreti është " LIGJI I TËRHEQJES ", një nga ligjet më të mëdhenj të Universit, i cili mbretëron kudo në Univers dhe që mundëson harmoni në çdo nivel të krijimit, duke filluar që nga galaktikat gjigande, planetet e deri tek atomi dhe kuantet, grimcat më elementare të materies. Çdo nivel ka një bashkëveprim në bazë të këtij të cilin Zoti e vendosi mbi materien.

Por si funksionon kjo tek njeriu?

Njeriu është krijesa më e mrekullueshme në natyrë. Ndryshe nga krijesat e tjera, njeriu ka një dhuratë të paçmueshme, e cila bën që të ketë diferencë të dukshme ndërmjet tij dhe krijesave të tjera dhe e bën më superior se ato në shumë aspekte dhe kjo dhuratë është mendja.

Mendja është burimi nga ku lind sekreti. Gjithçka që vjen në jetën tuaj e tërhiqni ju aty dhe ju e tërhiqni nga virtyti i imazheve që ndodhin në mendjen tuaj...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit