×

Liqeni i fshehur prej 15 milionë vjetësh

· 1 · 398

Liqeni i fshehur prej 15 milionë vjetësh

· 1 · 398

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 04-03-2012, 18:30:47
Pas një pune që ka zgjatur disa dekada, shkencëtarët rusë konfirmuan se më në fund kishin arritur liqenin Vostok

Liqeni i fshehur prej 15 milionë vjetësh


Pas një pune që ka zgjatur disa dekada, shkencëtarët rusë, të cilët po bënin një shpim prej rreth 4 kilometrash në shtresën e akullit Antarktik, konfirmuan se më në fund kishin arritur liqenin Vostok. Liqeni gjigant nën akull nuk ka pasur kontakt me dritën apo me ajrin për më tepër se 15 milionë vjet.
Ekspertët thonë se sasitë e vogla të ujit të nxjerra nga liqeni për studim mund t'i përgjigjen shumë pyetjeve mbi terrenin nën shtresën akullnajore të Antarktikës, përfshirë faktin nëse gjallesat kanë gjetur apo jo një mënyrë për të mbijetuar në këtë botë të humbur dhe kryesisht të ngrirë.
Prova për ekzistencën e një liqeni të madh nën akullin e Antarktikut kanë filluar të gjenden qysh në vitet '70. Dyshimet filluan për herë të parë kur një grup rusësh bënë shpime thellë në akull për të gjetur mostra me informacione mbi klimën në të shkuarën.
Sipas studiuesit të mikrobiologjisë në Universitetin e Shtetit të Montanës, John Priscu, i cili ka studiuar prej vitesh Antarktikun, interesimi i rusëve filloi prej informacioneve të zbuluara në brendësinë e akullit, raporton "Voa". "Ndërkohë që ata po bënin shpime gjithmonë e më thellë, ata gjetën një lloj akulli me përbërje të çuditshme, i cili nuk kishte shtresa. Nuk kishte shtresa të formuara nga ndryshimet e klimës në fundin e tij. Prandaj, ata ndalën punën për të zbuluar se çfarë ishte ajo që kishin gjetur".
Ajo që ata kishin gjetur ishte akulli pranë sipërfaqes së liqenit Vostok. Deri në vitin 1966, shkencëtarët kishin mbledhur të dhëna të mjaftueshme, mbi përbërjen e shtresës së akullit dhe terrenit poshtë tij, për të botuar një artikull në revistën "Natyra", i cili përshkruante liqenin e fshehur Vostok.
Rusia krijoi menjëherë një projekt për të kryer shpime përgjatë 4 kilometrave të trashësisë së akullit, në mënyrë që të arrinin liqenin. Ato shpime dhe studime vazhduan çdo vit që atëherë. John Priscu studioi një pjesë të atij akulli 400 mijë vjeçar, për të cilin thotë se përmban shumë mikroorganizma të përshtatura ndaj të ftohtit, të ngjashme me ato që gjenden pranë erërave në fundin e oqeanit.
"Të tjera prej tyre, bazuar në të dhënat gjenetike që kemi, të bëjnë të mendosh se e marrin energjinë prej mineraleve të ujit. Këto gjallesa janë në gjendje të depërtojnë brenda shkëmbinjve për të siguruar mineralet dhe duket se ato prodhojnë karbon të ri për të ushqyer gjallesat që pakësojnë karbonin".
Përgatitjet për të filluar shpimet në liqenin Vostok pa e ndotur atë ishin mjaft të vështira...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super