Mëngjerashët janë më inteligjentë - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mëngjerashët janë më inteligjentë

Mëngjerashët janë më inteligjentë

· 1 · 1247

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-02-2012, 23:37:37
Shumë teste mjekësore gjatë historisë së njerëzimit e kanë konsideruar të qenurin mëngjerash një lloj gjendje të padëshirueshme, madje shpesh e lidhnin me keqfunksionimin e trurit dhe paaftësinë e tij për t'u evoluar

Mëngjerashët janë më inteligjentë

Edhe personi, i cili ka shkruar gjatë gjithë jetës së tij me dorën e djathtë mund të bëhet pak mëngjerash. Nëse do të thyente dorën e djathtë do të vërente se gjatë kohës që do ta kishte dorën e bllokuar, dora tjetër e majtë do të arrinte të bënte hapa gjigante, duke u bërë e shpejtë dhe preçize. Natyrisht hapat gjigante në këtë rast nuk do t'i bënte dora, por hemisfera e majtë e trurit që është edhe përgjegjëse për lëvizjen e dorës së majtë.
Një studim i kryer nga doktor Nicky Langer dhe bashkëpunëtorët e tij të Departamentit të Psikologjisë dhe Neuropsikologjisë në Universitetin e Zyrihut, i publikuar në revistën "Neurologjia", ka treguar se nëpërmjet përdorimit të rezonancës magnetike mund të mjaftojnë vetëm dy javë për të "zgjuar" hemisferën e majtë të trurit, që në pjesën më të madhe të njerëzve nuk është mbizotëruese. Ky zgjim madje mund të çojë drejt ndryshimeve të ndjeshme të trashësisë së lëvores së trurit. Ky është një shembull tjetër i jashtëzakonshëm i mënyrës se si truri i njeriut arrin të adaptohet ndaj stimujve të jashtëm, duke arritur një nivel të lartë evoluimi.
Në kushte normale, në fakt të djathët janë të djathë dhe mëngjerashët mëngjerashë. Këto të fundit përbëjnë një numër të vogël të njerëzve dhe gjatë shekujve janë konsideruar disi anormalë. Shumë teste mjekësore gjatë historisë së njerëzimit e kanë konsideruar të qenurin mëngjerash një lloj gjendje të padëshirueshme, madje shpesh e lidhnin me keqfunksionimin e trurit dhe paaftësinë e tij për t'u evoluar.

Baza gjenetike
Argumenti është rishqyrtuar gjatë një analize të re mbi të qenurin mëngjerash, të kryer nga një grup studiuesish të drejtuar nga doktor Stefan Gutwinsky i Universitetit Mjekësor në Berlin, e cila është publikuar në revistën gjermane "Deutsches Arzteblatt International". Deri në vitet gjashtëdhjetë në shumë vende të botës, mëngjerashët i detyronin që të përdornin dorën e djathtë, për shembull, për të shkruar. Sot, të gjithë e dinë që ekziston një pjesë e veçantë njerëzish që janë mëngjerashë dhe kjo i atribuohet bazës së tyre gjenetike...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit