×

Meteorët zhdukën njeriun e lashtë dhe mamuthin

· 2 · 970

Meteorët zhdukën njeriun e lashtë dhe mamuthin

· 2 · 970

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 15-06-2012, 07:38:13
Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë prova se një stuhi meteorësh goditi Tokën 12 mijë vjet më parë dhe se ka gjasa që ky fenomen të jetë përgjegjës për zhdukjen e njerëzve parahistorike dhe kafshëve gjigante si mamuthët.

Provat për këtë stuhi të ardhur nga hapësira janë gjetur në dy kontinente, në Amerikën e Veriut dhe në Azi.

Sipas studiuesve, besohet se impakti i qindra ose mijëra fragmenteve me planetin ndryshoi drastikisht kushtet e jetesës për disa dekada, duke shkaktuar një dimër të acartë, përgjegjës për zhdukjen e shumë formave të jetës në planet.

Gjatë kërkimeve, një grup ekspertësh ndërkombëtarë arritën të gjenin një material të quajtur qelq i shkrirë, i cili formohet në temperature 1 700-2 200 gradë, si rezultat i shpërthimeve vullkanike apo potencialisht për shkak të impaktit të një trupi qiellor me Tokën.

Përllogaritjet arritën në përfundimin se materiali i gjetur në Pensilvani, SHBA dhe në Siri, ishte 13 mijë vjet vjetër.

Testet e mëtejshme provuan se materiali nuk ishte kozmik, vullkanik apo i bërë nga dora e njeriut.

Qelqi i shkrirë i gjetur në vendet e mësipërme është i njëjtë me materialin e gjetur në kraterin meteorik në Arizona dhe me një tjetër krater në Australi, ku është provuar se disa meteorë të vegjël kanë provokuar shpërthimin, nga i cili më pas është formuar qelqi në fjalë.

Gjetja e materialit është prova më e mirë që dëshmon një impakt, sepse në kushtet e një përplasje, pasi lënda mund të prodhohet në fragment sekondi, si rrjedhojë e kushteve specifike që krijohen në momentin e përplasjes.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 39
  • Gjinia: Mashkull
Ardit Dashaj
#1 ne: 06-07-2012, 03:30:10
Meteoret zhduken njeriun e lashte dhe mamuthin???

Kur thua se qelqi nuk kish karakter kozmik... do te thote se nuk ka karakter meteorik! Ate qe pohon ne pjesen e pare e mohon ne vijim kur thua meteor.

Nderkohe qe pak me siper shkruan se: rebeshi i meteoreve qe vershoi ne toke kudo shkaktoi temperatura te larta deri ne shkrirjen e kristaleve te qelqit (1700 - 2200 grade C) dhe temperaturat e ulta (pra kishim nje epoke akujnajore) shkaktuan ngricat qe zhduken jeten e gjalle....

Gabim perkthimi apo edhe origjinali eshte po kaq kontradiktor me vetveten?

Nuk eshte vertetuar se zhdukja e shume gjallesave prehistorike eshte rezultat i nje rebeshi meteorik apo per me teper i nje meteori te vetem pasi impakti do te ishte lokal dhe jo interkontinental. Rebeshe te tilla kane ndodhur edhe ne periudha te tjera por nuk kane sjelle shfarosjen apo ndryshimin e struktures se gjese se gjalle ne ato permasa, megjithate fakte te tjera mund te tregonin me shume sesa kjo teori.

Te permbledhim kronologjine e fakteve:

- Hena u shkeput nga Toka rreth 4.527 miliard vite me pare
- Jeta shumeqelizore u shfaq rreth 524-250 milion vite me pare
- Zvarraniket legjendare u shfaqen 250-64 milion vite me pare
- Guret sferik te Iridiumit gjetur rreth disa dinosaurve datojne rreth fundit te periudhes se tyre rreth 64 milion vite me pare e jo 13 mije vite me pare sic thua dhe jane iridium e jo qelq.
- Humanoidet u shfaqen rreth 4 milion vite me pare (pra ne nuk kemi lidhje me guret e iridiumit rreth 64 milion vite me pare)

1   Ciklet akujajore te cilat zhduken shume gjallesa ne shume epoka por dhe qe sollen edhe evolimet e reja (psh, Korani - Trofta qe sot jane 2 familje te ndryshme etj.)

2   I vetmi impakt i fuqijshem me token eshte ai i meteorit i cili goditi token, i shkeputi 1/4 e saj tutje (ate qe quajme Hena) por ai shkriu tere masen e tokes ne mase te lengesht e te zjarrte ku temperatura perllogaritet te kete qene disa mijera grade gje qe nuk la gjurme te paraekzistences (nese kish jete ne formen qe ne njohim si forme jete apo jo). Po rikujtoj se toka u kthye ne mase te qullet te zjarrte rreth 6000 grade C! pra jete smund te kish e as te kish mundesi te linte gjurme ... dhe kjo rreth 4.527 miliard vite  me pare.

3   Nje nga teorite e cila mund ti jepte nje kuptim me racional eshte spostimi i boshtit te tokes qe u pasua me nje crregullim te fushave elektromagnetike te tokes, per pasoje me nje dobesim te atmosferes se tokes (mbrojtjes sone nga stuhite kozmike diellore apo etj) qe solli rritjen e temperatures globale deri ne shkrirjen e tere akujve e te 2permbytjes masive (vertetuar me gjetjen e dhjetera mbeturinave te familjeve te butakeve dhe te krijesave marine ne shpellat me maleve me te larta te botes). Kjo e fundit permendur ne thuajse cdo mitologji te popujve prehistorik dhe ne menyre me fantastike ne doreshkrimet biblike te Gjenezes kur thote se bota u permbut ne kohen e Noes dhe se ai ruajti per cdo gjallese nga nje cift.
Kjo nuk do te mund te shfaroste te gjithe perbindeshat e tokes pasi nje pjese e mire e tyre jetonin ne uje.... Atehere cfare ka ndodhur dikur???

Le te ndertojme skenen e supozojme:
Vershimi i ujerave te shkrira qe mbuluan boten mund te shfaroste gjithe kafshet jo amfibe dhe shpendet por jo cdo gje u mbulua. Temperaturat e larta do te shkaktonin zjarre pafund, thatesira etj, por kafshet e detit dhe ato nentoke do te mbijetonin serisht (ndoshta jo te tera). Por ajo qe mban trurin tone ne gjendje pune, qe ngacmon nervinat e cdo gjallese eshte impulsi elektrik dhe fusha elektromagnetike. Nese boshti i tokes do te spostohej edhe aty ku per mijera vite ka pasur akuj do te shkrihej e do te vershonte uji kudo, dhe ngricat do te shfaqeshin graduale ne ane te tjera te globit, por gjallesat shtegtare do te mbijetonin ne thatesira e ngrica, pooooor...... nuk do te mund te shtegtonin pasi sic e dijme, jane vijat e fushave elektromagnetike ato ne baze te te cilave thuajse te gjitha gjallesat jane orientuar si ne toke, ujera edhe ne qiej. Jo vetem ne periudhen e jetes primitive por edhe me teknologjine e sotme mbijetesa do te ish thuajse e pamundur, pasi nuk do te kish kompjutera, drite elektrike, radio apo telefona, makina apo motorra etj. Te gjitha mjetet te cilat e bazojne punen ne ndezje elektrike, ne kontrollera elektronike, ne konvertimin e energjise elektrike ne energji mekanike nuk do te funksiononin. Avionet nuk do te fluturonin dot, anijet do te perplaseshin, nga toka nuk do te nxirrje nafte mjaftueshem pasi do ta nxirrje primitivisht me krahe pra ska transport. Shpendet do te shembeshin perdhe e sdo te kish ushqim per njerezit. Pemet ose do te digjeshin ose do te ngrinin e sdo te jepnin frute me. Neper shtepi nuk do te vinte uje nga elektropompat, dhe elektropompat e hidrovoreve nuk do largonin ujin nga arat e pasi ato te permbyteshin nuk do te jipnin me ushim per ne. Atmosfera e tokes do te dobesohej, ne do te ekspozoheshim kundrejt rrezeve kozmike dhe lekura e gjaku no te ktheheshin ne kancerogjene, kudo do te kishte zjarre dhe dioksidi i karbonit do te bente qe kudo te kish erresire, nga qielli te binte shi acid. Se fundmi meteoritet do te binin mbi toke, e kush nuk do te vdiste nga njera patjeter do te vdiste nga tjera. Miliona vite me pas, rreth dikujt prej nesh do te gjenin iridium, rreth ndonje tjetri mbeturina dioksidi karboni e hiri e keshtu e me rradhe.
Cfare na zhduku ne???

Se fundmi, Dinosauret nuk i zhduken meteoret e as thjesht tsunamit, e as permbytja, e as nje zjarr i madh e as akujt por stuhite dhe crregullimet elektromagnetike e spostimet e poleve te tokes, pasi shkrirjet e akujve, thatesirat, zjarret, meteoritet, rrezet kozmike, shirat acide, paralizat e sistemeve nervore, ngricat etj, jane vetem pasoje e asaj qe thame disa here radhazi "crregullimeve eletromagnetike"

Me respekt Ardit Dashaj
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super