×
Hyrja
Profili

Michel Siffre, njeriu i shpellës

Michel Siffre, njeriu i shpellës

· 1 · 399

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-09-2011, 16:12:26
Në vitin 1962, Michel Siffre kaloi 2 muaj duke jetuar në izolim total në një shpellë nëntokësore. Objektivi i tij ishte që të zbulonte sesi ritmet natyrale të jetës njerëzore do të prekeshin nga të jetuarit "përtej kohës"

Michel Siffre, njeriu i shpellës

Në vitin 1962, një speleolog francez i quajtur Michel Siffre kaloi 2 muaj duke jetuar në izolim total në një shpellë nëntokësore pa patur orë, kalendar apo diell. Duke fjetur dhe duke ngrënë vetëm kur ia thoshte trupi, objektivi i tij ishte që të zbulonte sesi ritmet natyrale të jetës njerëzore do të prekeshin nga të jetuarit "përtej kohës". Gjatë dekadës së ardhshme, Siffre organizoi një dyzinë eksperimentesh izolimi kohor nëntokësor, përpara se ai vetë të kthehej në një shpellë në Teksas në vitin 1972 për një periudhë 6-mujore. Puna e tij ndihmoi që të themelohej fusha e kronobiologjisë njerëzore.

- Në vitin 1962 ju ishit vetëm 23 vjeç. Çfarë ju bëri që të vendosnit të jetonit nën tokë në izolim të plotë për 63 ditë?

Duhet ta kuptoni, unë isha gjeolog për nga arsimimi. Në vitin 1961, ne zbuluam një akullnajë nëntokësore në Alpe, rreth 70 kilometra larg nga Nica. Fillimisht, ideja ime qe që të përgatisja një ekspeditë gjeologjike dhe të shpenzoja rreth 15 ditë nën tokë, duke studiuar akullnajën, por disa muaj më pas i thashë vetes: "Mirë, 15 ditë nuk janë të mjaftueshme. Nuk do të shikoj asgjë". Kështu që vendosa të qëndroj 2 muaj dhe më pas më erdhi kjo ide, kjo ide që u bë dhe ideja e jetës time. Vendosa që të jetoj si kafshë, pa orë, në errësirë, pa e ditur orën.

- Në vend që të studionit shpellat, ju përfunduat me studimin e kohës?

Po, unë shpika një protokoll shkencor të thjeshtë. Vendosa një ekip në hyrje të shpellës. Vendosa që do t'i telefonoja ata kur të zgjohesha, kur të haja dhe vetëm përpara se të shkoja të flija. Ekipi im nuk kishte të drejtë që të më telefononte, kështu që do të kisha kurrfarë ideje se sa ishte ora jashtë. Pa e ditur, unë kisha krijuar fushën e kronobiologjisë njerëzore. Shumë kohë përpara, në vitin 1922, kishte qenë zbuluar se minjtë kanë një orë të brendshme biologjike. Eksperimenti im tregoi se dhe humanët, ashtu si gjitarët më të ulët, e kishin edhe ata një orë trupore biologjike...

Përgatiti: ARMIN TIRANA
 

Michel Teló - Ai Se Eu Te Pego

Nisur nga M A XRubrika Videoklipe Muzikore

Postimi i fundit 19-03-2012, 15:30:35
nga ßåßy ღ
Michel Platini

Nisur nga SportNewsRubrika Sporti

Postimi i fundit 18-06-2019, 12:22:40
nga M A X
Një Pelé i dytë me emrin Michel Platini

Nisur nga M A XRubrika Sporti

Postimi i fundit 23-08-2009, 23:13:02
nga M A X
Michel Platini zgjidhet presidenti i ri i UEFA-s

Nisur nga BerniRubrika Yjet e Futbollit - Futbollistet me te mire

Postimi i fundit 28-01-2007, 16:30:47
nga Berni