×
Hyrja
Profili

Mistere - Detektivi i të pamundurës

Mistere - Detektivi i të pamundurës

· 1 · 337

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-08-2011, 01:20:22
Detektivi i të pamundurës

INTERVISTA / JOE NICKELL

Është i vetmi person në botë që e merr pagën për të zbuluar mistere. Joe Nickell, kryeshkencëtar në Committee for Skeptical Inquiry (CSI) në Buffalo, në shtetin e New Yorkut merret me analizimin e dokumentave të lashtë (kanë qenë të tijët testet që çmontuan ditarët falsë të Jack the Ripper), me studimin e gjurmëve misterioze (ato të të supozuarit Yeti), apo truke të ndryshëm. "Që fëmijë ëndërroja të bëhesha magjistar. Dhe ëndërroja të bëhesha investigues", thotë Nickell. "Dhe me kalimin e kohës, kam arritur të realizoj një pjesë të madhe të ëndrrave të mia".

- Si keni filluar?

Kam filluar në vitin 1969, kur mora pjesë për herë të parë në një organizim spiritual për të thirrur shpirtin e Houdinit. E kotë të them që magjistari i madh nuk i shfaq. Megjithatë, që atëherë kam patur shansin të hetoj raste të shumtë, si për shembull shtëpia e rrënuar nga Mackenzie në Toronto, apo pohimet e disa zhytësve që këmbëngulnin se kërkonin flori në Yukon.

- Si punoni?

Më pëlqen të hetoj vërtet, të shkoj në vendngjarje, të flas me personat e përfshirë dhe kur duhet, të eksperimentoj. Kështu ndodhi në rastin e Sindone, aty ku duke fshirë basorelievin e një fytyre zbulohej një pamje në negativ tamam si ajo e Sindone.

- Përse është e rëndësishme të hetohet një mister?

Me kalimin e viteve kam kuptuar se përballë paranormales, njerëzit kanë prirjen të ndahen në dy grupe: Ata që besojnë dhe ata që nuk besojnë. Dy pole të kundërt që, në të vërtetë kanë më shumë të përbashkëta nga sa mendojnë. E para prej këtyre qëndron në tendencën për t'u nisur gjithmonë nga përgjigjja e preferuar për t'u ngjitur pastaj tek teza, duke zgjedhur herë pas here provat dhe argumentat që justifikojnë më mirë konkluzionet e tyre. Personalisht, mendoj se misteret nuk duhen atakuar apo mbrojtur, por duhet të hetohen në mënyrë të thelluar. RD
 

7 mistere të mëdha të botës

Nisur nga M A XRubrika Shkenca

Postimi i fundit 28-12-2009, 01:43:52
nga vullkani
Etruskët, 3 mijë vjet mistere

Nisur nga M A XRubrika Historia Antike

Postimi i fundit 06-10-2010, 23:02:23
nga alfeko sukaraku
Etruske dhe Inkas - 3 mijë vjet mistere

Nisur nga M A XRubrika Shkenca

Postimi i fundit 24-05-2009, 09:02:19
nga M A X
MISTERE TE LASHTESISE

Nisur nga M A XRubrika Shkenca

Postimi i fundit 09-10-2008, 22:49:12
nga fluri