×
Hyrja
Profili

MISTERE TE LASHTESISE

MISTERE TE LASHTESISE

· 2 · 1365

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-06-2008, 01:38:28
 MISTERE TE LASHTESISE

Burimi I Rinisë së përjetshme - thjeshtë një dëshirë?

Willie Drye

Gjatë kohës kur po i afrohej ditëve të tij të fundit të jetës, shkrimtari amerikan Mark Tuein thoshte se "jeta do të ishte përfundimisht shumë më e lumtur nëse ne do të kishim lindur në moshën 80 vjec, dhe më pas në mënyrë graduale do i afroheshim të tetëmbëdhjetave".

Kjo lojë fjalësh e zakonshme për Tuejnin ka qenë një prej ankesave të shumta në lidhje me pleqërimin e njeriut, që janë rregjistruar për po aq kohë sa qeniet njerëzore i janë frikësuar tatëpjesëtës së një jete të gjatë. Poeti i lashtësisë greke, Homeri e quante moshën e vjetër "të urryer, të neveritshme" ndërkohë që Uilliam Shekspir e quante "dimër i tmerrshëm".

Kështu që, nuk është e vështirë të imagjinohet përse gjithmonë ka patur shpresa dhe zëra të ndryshëm, sipas të cilëve dicka do të zbulohet shumë shpejt - ujëra magjikë, le të thei, apo kërkimet në qelizat nejrëzore - që do të na bënte të hiqnim qafe pleqërinë.

Aleksandri i Madh, i cili pushtoi pjesën më të madhe të botës s ënjohur përpara se të vdiste diku rreth vitit 323 para erës së re, gjithmonë ishte në kërkim të një lumi i cili të shëronte rrënimin dhe plagët që shkaktonte pleqërimi. Gjatë shekullit të dymbëdhjetë të erës së re, një mbret që për evropianët njihej si Prester Xhon, thuhet se mbretëronte në një tokë që kish një lumë floriri dhe burimin e rinisë së përjetshme.

Por emri i cili është i lidhur më ngushtësisht me kërkimin për burimin e rinisë së përjetshme është eksploratori spanjoll i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Huan Pons de Leon, i cili sipas gojëdhënave mendonte se ky burim mund të gjendej në Florida. Në SHën Agustin, qyteti më i vjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekziston një vend i cili tërheq një numër shumë të madh turistësh dhe që pretendohet - ndonëse në mënyrë disi ironike dhe sarkastike - se është burimi i rinisë së përjetshme që Pons de Leon zbuloi shumë shpejt pasi mbërriti në vitin 1513 në atë që sot është Florida.

Në fakt ka disa problem që nuk të lejojnë të etiketosh burimin natyror të Shën Agustinit si burimin e famshëm të Pons de Leonit, ose burimin e rinisë së përjetshme. Vizitorët e moshuar që pijnë ujin e burimit që mban erë squfur nuk ndodh që të kthehen në rini. Dhe ndoshta Pons de Leon nuk ishte në kërkim të një burimi të tillë dhe ai mund mos të ketë vënë fare këmbë në Shën Agustinin e kohëve moderne. Shumë historianë sot mendojnë se ai mbërriti në breg 225 kilometra mënë jug, pran Melburnit të kohëve të sotme.

Kërkimi

Por, legjenda e kërkimit të një burimi të rinisë së përjetshme është kaq tërheqëse, saqë mbijeton gjithësesi, thotë Rajan K. Smith, profesor i historisë në Universitetin e Riçmondit. "Njerëzit janë më të intriguar nga një histori ku kërkohet dhe nuk gjendet gjë, se sa nga ideja që burimi mund të jetë diku", thotë ai.

Asnjë dokument origjinal nuk ka mbijetuar nga ekspedita e Pons de Leon. Historianë spanjollë që kanë shkruajtur shumë kohë pas vdekjes së tij në 1521, mund të kenë sajuar historinë që ai po kërkonte burimin, për ta tallur sepse ai qe një burrë i moshuar që dëshironte të rikthente energjinë e vet seksuale, thotë Smith.

Sidoqoftë, disa copëza të vërteta kanë nidhmuar për të mbajtur në këmbë këtë histori. Ketlin Degan, një profesoreshë arkeologjie në Universitetin e Floridas si dhe studiuese në shoqërinë e National Geographic, thotë se janë zbuluar një varrezë si dhe mbetjet e një misioni spanjoll që daton pas në kohën e Shën Agustinit. Dhe të gjitha janë zbuluar shumë pranë të të ashtuquajturit burim i rinisë së përjetshme. "Ka qenë gjithmonë interesante dhe ironike që vendi është, në fakt, një prej më historikëve në Florida", thotë Degan.

Mikele Reina, një zëdhënës i Parkut Arkeologjik të Burimit në Shën Agustin thotë se burimi ka qenë një vend tërheqës për turistë që të paktën prej vitit 1901.

Marre nga RD.

  • Postime: 1
fluri
#1 ne: 09-10-2008, 22:49:12
HEJ UEN DUA TA DI SE KA PERNIME UJE  QE NUK TE LE MU PALKE