×
Hyrja
Profili

“Mundësitë që Einstein të ketë qenë në Shqipëri”

“Mundësitë që Einstein të ketë qenë në Shqipëri”

· 1 · 550

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 02-11-2009, 20:24:31
Ka qenë apo jo në Shqipëri shkencëtari i madh. Ka shumë gjasa që të ketë kaluar, por kërkohen ende shumë kërkime nëpër arkiva për ta vërtetuar këtë. Përveçse një vend që strehoi, Shqipëria u bë edhe një vend tranziti për të gjithë ata hebrenj, që kërkonin t’i shpëtonin përndjekjes naziste. Shumë syresh përfituan nga politikat lehtësuese të shtetit shqiptar, për t’u pajisur me dokumente dhe për të vijuar për në një shtet tjetër, deri në Amerikë. Një ndër ta thuhet të ketë qenë edhe shkencëtari i madh Albert Einstein. Kalimin e shkencëtarit nëpër Shqipëri e trajton edhe studiuesi Shaban Sinani në monografinë e tij “Hebrenjtë në Shqipëri - prania dhe shpëtimi”. Sipas Sinanit, ka të dhëna se në vitin 1931 në Shqipëri mund të ketë zhvilluar një udhëtim “incognito” edhe shkencëtari i famshëm A. Enstein. Dokumentet provojnë se në fillimin e atij viti ai ka pasur një kontakt shkresor me konsullatën shqiptare në Leipzig. Po ashtu, kohët e fundit është shërbyer një burim shkresor nga bashkia e Pogradecit, i pacertifikuar ende (sepse nuk është lëshuar nga shërbimi arkivor), sipas të cilit në vitin 1931 kjo bashki ka lëshuar një certifikatë qytetarie (pasaportë) në emër të A. Einstein-it. Por e ka vizituar Shqipërinë në fillimin e viteve 1930 shkencëtari nobelist me prejardhje hebreje Albert Einstein. Kjo çështje është trajtuar disa herë në shtypin shqiptar, popullor e shkencor. “Studimi më i plotë për këtë argument mbetet ai i dr. Jovan Bashos, në të cilin janë sistemuar të dhëna të karakterit dokumentar dhe të tjera të karakterit memoaristik. Kërkimi i burimeve provuese autentike ka ndeshur në vështirësi. Përgjithësisht kërkimi i është përmbajtur tezës së një udhëtimi të fshehtë të Einstein-it në Shqipëri. Po të ndiqej një tezë tjetër, një udhëtim zyrtar, gjurma e kësaj vizite do të gjendej si në shtypin e kohës, ashtu edhe në burime arkivore. Edhe për sa i përket mundësisë së pajisjes me pasaportë shqiptare nga qeveria mbretërore është ndjekur i njëjti arsyetim: kjo pasaportë mund t’i jetë lëshuar në një emër tjetër. Në fakt, në kronografinë zyrtare të jetës së Einsten-it nuk gjendet asnjë e dhënë për një udhëtim të mundshëm të tij në Shqipëri dhe për zotërimin e një pasaporte shqiptare”, shkruan studiuesi, sipas të cilit të gjitha këto të panjohura e vështirësojnë kërkimin, por nuk e bëjnë të pamundur. Sipas Sinanit, në zgjidhjen e kësaj enigme ndihmojnë burime të tërthorta, mes të cilave vlen të përmendet materiali arkivor i ministrit fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në vitit ’30-’33, gjithashtu me origjinë hebreje (“Guide to the papers of Herman Bernstein (1876-1936) 1899-1935”), ku jepen të dhëna mbi veprimet konsullore, si dhënie vizash, lehtësime procedurash etj. Ajo çka e forcon mundësinë një vizite në Enstein-it në Shqipëri është letërkëmbimi i shkencëtarit me ambasadorin amerikan, ku Bernstein shpreh interesimin e tij për ardhjen në Shqipëri të Einstein-it. Por përveç këtij letërkëmbimi ekzistojnë edhe fotografi të ambasadorit me shkencëtarin, nga 1928-1933, të cilat ka shumë mundësi të jenë realizuar në Tiranë. Por sipas Sinanit, kjo çështje mbetet ende e hapur dhe ka ende shumë punë për t’u bërë në arkivat amerikane, ato të Leipzigut, në Vjenë, apo në Ministrinë e Punëve të Jashtme shqiptare.

G.Panorama