×
Hyrja
Profili

Nafta po shteron? E prodhojmë nga bakteriet!

Nafta po shteron? E prodhojmë nga bakteriet!

· 1 · 412

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-11-2011, 00:11:50
Karburanti bio është cilësuar si një zgjidhje e mundshme për problemin e shterimit të sigurt të burimeve të naftës gjatë shekullit që po jetojmë.

Sipas përllogaritjeve, planeti ka nga 30-60 vjet rezerva karburanti, por me çmimin që vetëm rritet, kalimi në një burim alternativ mund të ndodhë shumë më shpejt.

Midis mundësive të studiuara deri tani, më shpresëdhënësja është ajo e karburantit të prodhuar nga bimë apo procese të zakonshme biologjike.

Disa vende në botë, si Brazili, përdorin që tani si formë karburanti etanolin, një formë alkooli që mund të vendosë në funksionim me një kosto shumë më të lirë një makinë të zakonshme.

Biokarburanti, nga ana e tij, përdor bimët ose vajin e përdorur të guzhinës, për të vendosur në lëvizje mjetet. Trena, makina dhe aeroplanë kanë lëvizur me këtë lloj karburanti, edhe pse rendimenti i tij është i ulët dhe çmimi shumë më i lartë se nafta, pas procesit të ndërlikuar që i nënshtrohet.

Megjithatë, zgjidhja për të forcuar biokarburantin mund të gjendet pikërisht ku është gjetur edhe ai vetë, në natyrë. Kërkues të Universitetit të Stanfordit në SHBA kanë arritur të identifikojnë një bakter, i cili është në gjendje të forcojë disa herë fuqinë e karburantit, nëse bie në kontakt me të.

Bakteri, i quajtur “E coli”, gjendet me shumicë në stomakun e gjitarëve dhe njeriut. Derivati e tij, një lëndë acide, është ai që shkakton procesin dobiprurës. Ndonëse eksperiza është në hapat e parë, është e mundur që ky lloj bakteri të shndërrohet për befasinë e të gjithëve, në atë që do të prodhojë karburantin e së ardhmes.  /top channel
 

Si eshte formuar Nafta?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 03-04-2020, 00:10:41
nga M A X
Si krjohet Nafta?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-04-2020, 22:57:08
nga M A X
Libia, nafta dhe pyetjet që shtrohen pas saj

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 09-03-2011, 15:11:13
nga M A X
Nafta e Venezuelës dhe Çavez

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 15-08-2010, 02:56:42
nga M A X
Nafta, renia prodhimit nuk rrit cmimin

Nisur nga M A XRubrika Leku

Postimi i fundit 07-11-2008, 15:23:49
nga M A X