NASA: Cunami diellor po godet Tokën, shkatërron kompjuterat e të lë pa energji - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

NASA: Cunami diellor po godet Tokën, shkatërron kompjuterat e të lë pa energji

NASA: Cunami diellor po godet Tokën, shkatërron kompjuterat e të lë pa energji

· 2 · 1041

  • Postime: 27103
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-08-2010, 00:41:50
I ashtuquajtur “cunami diellor”, i cili shoqërohet me shpërthime të mëdha në formë fishekzjarrësh në orbitën e Tokës, pritet të ndodhin gjatë këtyre ditëve të para të gushtit, duke shënuar dëme të jashtëzakonshme.



Alarmi jepet nga shkencëtarët e NASA-s, të cilët pasi kanë mbajtur nën një kontroll të shtrënguar Diellin, kanë zbuluar sesi aktiviteti në sipërfaqen e tij është më i zjarrtë se zakonisht e kjo përveçse rritjes së madhe të temperaturave, do të shoqërohet edhe me hedhje të frikshme flakësh ndaj planetit të Tokës.

Kështu, fishekzjarre të vërteta janë vlerësuar ato të regjistruara këto ditë nga satelitet, që janë lëshuar drejt nesh, një fenomen që sipas NASA-s, mund të jetë i lidhur me shpërthim edhe më të mëdha në ditët e afërta.

Këto shpërthime që mbërrijnë nga kurora diellore, ndikojnë direkt në jetën në Tokë dhe kanë dhënë një dritë të dukshme spektakolare në qiejt e Evropës Veriore dhe në Amerikën e Veriut natën e djeshme.

Ekspertët e NASA-s pohojnë se ato janë mjaft të ndritshme dhe mund të dallohen me sy të lirë në qiellin e hapur.

Por ata ndihen të alarmuar se ky në fakt është një fenomen që shkon përtej këtyre emocioneve spektakolare.

Astrofizikantët pohojnë se ky është shpërthimi i parë me përmasa të ngjashme me planetin tonë dhe ky ka mundësi që të shkatërrojë satelitët në rrugën e tyre.

Pasojat do të ishin të tmerrshme, ku komunikimi sidomos do të vuante dëme të mëdha. Sipas NASA-s, prej këtyre goditjeve diellore Anglia mund të jetë pa energji elektrike dhe në tërësi, planeti do të vuajë periudha të gjata ndërprerje të energjisë elektrike. Edhe komunikimet do të ishin pothuajse të pamundura, ndërsa NASA ka parashikuar që një stuhi e vërtetë shkatërruese diellore të ndodhë në vitin 2013.

Sipas NASA-s, rrjetet tona kompjuterike dhe pushteti i internetit mund të shkatërrohet nga aktiviteti diellor i shtuar gjatë viteve të ardhshme.

n.e/NOA

  • Postime: 27103
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 07-08-2010, 17:15:58
Dielli po zgjohet: Cunami solar godet planetin toke



Satelitët e NASA-s kanë regjistruar shpërthime jo të zakonshme në sipërfaqen e diellit, natën mes 3- 4 gushtit, të cilat ngjasojnë me fishekzjarre të vërteta. Shkencëtarët thonë se bëhet fjalë për një shpërthim i cila ka shkaktuar një njollë sollare të madhe sa vetë planeti i tokës. Një fenomen të tillë, sipas NASA mund të lidhet me një eruzion të dimensioneve edhe më të mëdha. Balkanweb

Temat e fundit