Ndalet plakja tek minjtë në laborator - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ndalet plakja tek minjtë në laborator

Ndalet plakja tek minjtë në laborator

· 1 · 681

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 22-11-2011, 23:16:27
Ndalet plakja tek minjtë në laborator

Shkencëtarët kanë arritur që me "shpëlarjen" e qelizave të vjetra të ndalin shenjat e plakjes së organizmit, qeliza të cilat nuk janë ndarë më. Megjithatë mos u entuziazmoni shumë, pasi ky hulumtim është kryer fillimisht vetëm tek minjtë.
Shkencëtarët në klinikën amerikane "Mayo" në SHBA kanë arritur që tek minjtë laboratorikë të ndalin plakjen e lëkurës, të heqin rrudhat dhe të parandalojnë humbjen e indit muskulor. Këtë e kanë arritur me "shpëlarjen" e qelizave të vjetra, para se ato të ndahen sërisht. Shkencëtarët theksojnë se si zbulimi i tyre me siguri do të ketë ndikim tek njerëzit e moshuar, por theksojnë se si çdo gjë duhet të merret me rezervë, përcjell Bloomberg.
Jan van Deursen, udhëheqësi i hulumtimeve në klinikën "Mayo", ka deklaruar se ashtu siç është vepruar me të gjitha hulumtimet e mëparshme, eksperimentet përkatëse janë bërë tek minjtë e modifikuar gjenetikisht. Të gjithë minjtë janë plakur pesë herë më pak, ndërsa qelizat "e vjetra" vdisnin pasi kishin marrë ilaçin.
Për momentin hulumtimi nuk ka pasur ndikim në jetëgjatësi, por shkencëtarët theksojnë se si kanë arritur përtëritjen e lëkurës te njerëzit. Hulumtimi do të vazhdojë edhe më tej...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit