×

Ndryshimet klimatike

· 4 · 2077

Ndryshimet klimatike

· 4 · 2077

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-12-2010, 12:55:28
Shoqatat Ndërkombëtare të Mjekëve për Ambientin, Greenpeace dhe Isde konfirmojnë në raportin "Të shpëtojë kush të mundet", efektet e rënda të shkaktuara nga ndryshimet klimatike që po ndodhin.

Sipas dy shoqatave, ndryshimet klimaterike provokojnë rritje të sëmundjeve nga ndotjet atmosferike, ngjarjet meteorologjike si valët e të nxehtit apo humbjes se biodiversitetit.

"Të dhënat konfirmojnë se vdekshmëria njerëzore rritet 3 përqind cdo vit për shkak të rritjes së temperaturës së tokës. Ndryshimet klimaterike përfaqësojnë një problem planetar dhe pasojat i përkasin edhe jetës së përditshme të secilit prej nesh", thonë shkencëtarët.
« Editimi i fundit: 26-12-2011, 23:09:49 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 26-12-2011, 23:10:08
 Rritje të temperaturës, ulje të sasisë së reshjeve dhe rritje të nivelit të deteve, janë efekte të pritshme të ndryshimeve klimatike. Për rrjedhojë do të ketë dimër më të butë, pranverë më të ngrohtë, verë më të nxehtë e më të thatë, dhe vjeshtë më të thatë.

Vera pritet të shoqërohet me thatësira për shkak të rritjes së temperaturës dhe mundësisë së avullimit, çka nuk do të balancohet me reshje. Por nga ana tjetër, si pasojë e rritjes së temperaturave, mundësia e fenomeneve ekstreme dhe ndryshueshmërisë së temperaturave minimale brenda vitit është më e madhe.
Rriten mundësitë e thatësirave më të shpeshta dhe më të ashpra të cilat shtojnë më shumë rrezikun e zjarreve.

Ndërkohë që të gjitha këto kanë ndikimin edhe në shëndetin e njerëzve. Kështu, pritet që shpeshtimi dhe intensiteti i lartë i valëve të nxehtësisë mund të rrisë numrin e vdekjeve kardiovaskulare apo respiratore të shkaktuara nga nxehtësia e verës.

Nga ana tjetër, reshjet ekstreme mund të përkeqësojnë problemet ekzistuese të sëmundjeve, aksidenteve dhe lëndimeve që lidhen me ujin.

Shqipëria, si vend mesdhetar, mbart potencial për përhapjen e sëmundjeve tropikale, si ethet Çikungania, ethet tropikale, dhe sëmundje të tjera. Ndryshimet klimatike do të përkeqësojnë më tej situatën e sëmundjeve që shkaktohen nga cilësia e keqe e ajrit në të gjitha qytetet kryesore të vendit, por veçanërisht në Tiranë. Studimet tregojnë se nga ndotja e ajrit në Tiranë janë regjistruar rreth 500 vdekje mbi numrin e zakonshëm të vdekjeve, kryesisht prej tejkalimit të përmbajtjes së grimcave më të vogla se 2.5 mikron. Kjo përmbajtje është rreth 2 herë më shumë se normat e lejuara evropiane dhe 2.5 herë më e lartë se rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe kjo vihet re jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit. Po kështu, rreziku i alergjive nga ndotja është më e madhe.

Ndërkaq, referuar kësaj, Shqipëria me një sistem shëndetësor publik po diskuton për përshtatjen e tij për përballimin e patologjive të mundshme. Dokumenti strategjik për përshtatje të sistemit shëndetësor me ndryshimet klimatike, i bërë publik pak kohë më parë, tregon qartë një qasje bashkëkohore të sistemit shëndetësor shqiptare ndaj ndryshimeve të klimës. /balkanweb
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 11-05-2012, 23:34:33
Ekspertë nga më shumë se 50 vende-ishuj të vegjël po takohen këtë javë në Mauritius, për të diskutuar mbi ndryshimin e klimës dhe sigurisë ushqimore. Të ashtuquajturat Shtete Ishuj të Vegjël në Zhvillim banohen nga më shumë se 50 milionë njerëz.

Kombet e ishujve të vegjël përfshijnë Haitin, Fixhin, Xhamajkën dhe Mauritiusin, vend i cili po organizon takimin, i quajtur Ekonomitë e Ishujve të Vegjël: Nga dobësitë tek mundësitë. Ndër ata që marrin pjesë është edhe Michael Hailu, drejtor i Qendrës për Bashkëpunim Bujqësor dhe Rural.

“Vendet ishuj të vogla në zhvillim kanë shumë dobësi për shkak të përmasës së tyre të vogël. Për të ardhurat e tyre ato varen shumë nga mallra të vetme apo turizmi. Ato janë gjithashtu të prekshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive të tjera natyrore. Pra këto vende përballen me një grup shumë të veçantë problemesh.”

Zoti Hailu thotë se shtetet dhe territoret e ishujve të vegjël janë duke vënë re tashmë efektet e ndryshimit të klimës.

“Në shumë prej këtyre ishujve, ka kushte atmosferike ekstreme, ka uragane dhe periudha të thata më të shpeshta dhe gjëra të tjera si këto. Pra, ata janë shumë të ndjeshëm dhe kanë pësuar shumë fatkeqësi natyrore si për shembull Haiti e shumë ishuj të tjerë që janë ballafaquar me këto probleme.”

Ato vende janë gjithashtu të shqetësuara lidhur me paqëndrueshmërinë e çmimeve të ushqimit, një fenomen që është kthyer në normalitet që nga kriza ushqimore globale e vitit 2007-2008.

“Ndikimi i krizës së ushqimit ka qenë mjaft i madh në vendet e vogla, sepse ato importojnë shumë prej ushqimeve të tyre nga jashtë, kryesisht për t’iu përgjigjur kërkesës prej numrit të madh të turistëve që shkojnë në to. Dhe kur çmimet rriten në nivel global, ato janë shumë të prekura për sa i përket e faturave të tyre të importit. Por tani këto shtete po i kushtojnë gjithmonë e më tepër vëmendje zhvillimit të bujqësisë së tyre lokale.”

Analisti Hailu thotë se kjo jo vetëm që redukton faturat e ushqimeve të importuara, por gjithashtu u siguron konsumatorëve atë që ai e quan një alternativë lokale e shëndetshme.

Pjesëmarrësit e konferencës janë duke shqyrtyar të dyja sfidat dhe mundësitë që mund të krijohen.

“Objektivi i takimit është në thelb të shohim se si këto vende mund të përmirësojnë elasticitetin e tyre lidhur me këto lloje problemesh, dhe se si ato mund të përmirësojnë mundësitë e tyre për të reaguar ndaj këtyre krizave, me të cilat ballafaqohen shpesh.”

Kombet e ishujve pritet që të shprehin shqetësimet dhe idetë e tyre në konferencën për zhvillim të qëndrueshëm Rio+20, e cila do të zhvillohet në qershor. Organizata e Kombeve të Bashkuara klasifikon 52 vende dhe territore, si Shtete të Vogla Ishuj me ekonomi në zhvillim. Shumica prej tyre ndodhen në rajonet e Karaibeve dhe Paqësorit.

(d.b/ZeriAmerikes/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super