×

Në Kodin e Biblës mund të jetë fshehur e ardhmja

Në Kodin e Biblës mund të jetë fshehur e ardhmja

· 23 · 4273

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-07-2010, 10:50:02
Hitleri, nazistët, vdekja e princeshës Dajana, e të tjerë mund të jenë të përfshira në Bibël gjithashtu

Në Kodin e Biblës mund të jetë fshehur e ardhmja

Sipas fetarëve, Bibla është libër i shenjtë, i zbritur me frymëzimin e Zotit në Tokë, e ndonëse ajo flet për historinë e popullit hebre dhe jetën e Jezusit, së bashku me predikimet hyjnore, për shumë persona Bibla ka koduar edhe të ardhmen...

Hitleri, nazistët, vdekja e princeshës Dajana, e të tjerë mund të jenë të përfshira aty gjithashtu. Nuk bëhet fjalë për ndonjë Bibël "të re", por për shkodimin e kodeve të fshehura në librin e shenjtë. Ideja e kodeve të Biblës ka lindur që në shekullin XII, kur disa studentë hebrenj zbuluan fjalë interesante të fshehura në versionin hebre të Torah, librin e parë nga pesë librat e Biblës. Hebrenjtë mendojnë se libri i shenjtë detajon çdo gjë që do të ndodhë në Tokë dhe se çdo gjë është kodifikuar në Bibël. Jo më kot Rabinët e mëdhenj kanë theksuar gjithnjë se në këto libra të diktuara Mojsiut drejtpërdrejt nga Zoti nuk duhet bërë në mënyrë absolute asnjë ndryshim.

Periudha e re e Kodeve të Biblës nisi nga Majkëll Ber Ueismandl, një rabin sllovak, që me vështirësi i shpëtoi dhomave të vdekjes naziste. Interesi i tij për librat antikë dhe për kodet biblike e çuan në zhvillimin e teorive të tij.

Edhe pse Lufta e Dytë Botërore ndihmoi në shkatërrimin e jetës së vjetër të Ueismandëlit, ajo rriti idetë e shkodifikimit të kodeve me historitë e famshme të programit gjerman "Enigma". Gjithashtu, ajo krijoi mikrokompjuterët e parë dhe shumë shkollarë të Torahut, të pasionuar me idetë e Ueismandëlit, ishin të aftë të ndërthurnin teknologjinë e lartë e komplekse në kërkimet e tyre të thelluara për kodet biblike.

Në vitin 1994, një grup intelektualësh, Doron Uixtum, Elijahu Rips dhe Joav Rozenberg, publikuan një studim në revistën "Statistical Science" (Shkenca Statistikore) mbi një eksperiment që kishin zhvilluar nëpërmjet metodave të krijuara nga Ueismandëli. Ata thanë se kishin gjetur referenca të 34 Rabinëve të mëdhenj, së bashku me ditët e lindjes dhe të vdekjes së tyre, të fshehura në librin e Gjenezës. Studimi i tyre tërhoqi interesin popullor dhe të shkencëtarëve mbi Kodet Biblike, që zgjat deri më sot dhe ka arritur në shtypjen e dhjetëra librave, edhe pse shumë prej tyre nuk janë të bazuar në metoda shkencore. Por, si mund të shkodohen nga Bibla këto mesazhe? Në mënyrën më të thjeshtë, kërkuesi përdor një sistem të quajtur Sekuenca e Baraslarguar e Shkronjave. Kjo zhvillohet, duke vendosur të gjitha shkronjat e tekstit në krah të njëra-tjetrës, pa hapësira apo shenja pikësimi. Më pas, duke përdorur si një formë pazëlli, arrihet të zbulohen fjalë të sakta, të cilat kanë lidhje me çështjen në fjalë.

Për shembull, në tekstin e pasqyruar në faqe, duke kaluar çdo tre letra nga pika e nisjes krijohet fjala "Nazi". Metoda mund të përdoret para ose pas, me çdo lloj numri të kalimit nga njëra shkronjë në tjetrën. Ka edhe metoda akoma më të komplikuara të kodimit, të quajtura matrica; ato janë prezantimi dydimensional i tekstit, që përmban fjalë në drejtime të ndryshme. Zbulimi fillestar i Ueismandëlit ishte duke marrë shkronjën e parë T në vjershën e parë të librit të Gjenezës e më pas duke tejkaluar 50 shkronja tre herë arrihet në fjalën TVRH, që në shqiptimin hebre është Torah. Ky zbulim është i njëjtë edhe në kalimin me 50 shkronja në librat e Eksodit dhe Numrave.

Kohët e fundit, kërkuesit kanë treguar referenca të Hitlerit, për këtë çështje dhe ngjarje të tjera historike, tek libri "Lufta ime" Megjithatë, autorët e sensacionalit janë pak të padrejtë në mënyrën e përpunimit shkencor dhe Kodi i Biblës është kthyer në një farë fenomeni, ashtu sikurse profetësitë e Nostradamusit. Kohët e fundit, shumë kërkues janë përpjekur për ta përdorur këtë si një metodë për të parashikuar të ardhmen.

Shumë entuziastë të kodeve mendojnë se kjo nuk është një mënyrë për të arritur në përfundimin e fatit tonë, por duhet të shihet si një vërtetim se Torah është shkruar realisht nga Zoti, që kishte njohjen e të gjitha gjërave që do të vinin më pas. Ata thonë se kërkimi në tekste për referenca të zhvillimeve të së ardhmes nuk është real, pasi nëse ato nuk ndodhin, i bie të jenë një rastësi në formimin e fjalëve.

Shumë njerëz mendojnë se detaje të vërteta që ekzistojnë në Kodin e Biblës, janë më shumë fjalë të rastësishme që thjesht rastisi të jenë të njëjta me një ngjarje të vërtetë. Megjithatë, ekziston një grup i specialistëve skeptikë të statistikave dhe kompjuterëve në botën shkencore. Dy nga këta intelektualë, matematicienët Dror Bar-Natan dhe Brendan Mekkei, ishin të parët që refuzuan zbulimet e Uixtum, Rips dhe Rozenberg. Mekei dhe Bar-Natan arritën në rezultate të përafërta teksa kërkonin për detaje të rabinëve të famshëm në librin "Lufta dhe paqja" të Leon Tolstoit. Eksperimente të tjera kanë arritur në parashikimin e vrasjeve të famshme, si vdekja e Princeshës Dajana dhe "Lufta mbi terrorizmin", të gjitha të fshehura në librin "Mobi Dik".

Thyesit e Kodeve të Biblës thonë se po zhvillojnë këto kërkime për të provuar se Zoti në të vërtetë ishte ai që shkroi Biblën, megjithëse shumë të tjerë tentojnë që ta shohin këtë si një parashikim i së ardhmes.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 300
urtesia
#1 ne: 09-07-2010, 11:10:06
Pa dashur qe t'a ofendoj dike, por keto kode ne cilin verzion te Bibles gjenden, sepse mesa kam njohuri ekzistojne disa versione te Bibles.Per me teper nese nje kod i tille ekziston atehere ai duhet te jete i vertete per te gjithe librin.Nuk mundemi thjeshte te themi se ky kod vlen per kete pjese e ky tjetri per pjesen tjeter, pasi duket sikur ky kod konstruktohet per te arritur ate qe deshirohet.Edhe ne rastin e librit te shenjte dhe te vertete Kur'anit famelarte ka disa kode qe jipen nga disa por qe nuk jane te sakta megjithate ekzistojne edhe kode te cilet jane te sakte dhe te cilet zbatohen njesoj ne te gjithe librin, e jo vetem ne disa pjese te tij.Ja nje citat nga Phd. Garry Miller:
"Kudo qe ne Kur'an thuhet se nje gje eshte e ngjashme me nje gje tjeter, atehere shprehjet e tilla te cilat perngjasohen perseriten ne numer te njejte ne Kur'an.

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 23-07-2010, 14:18:21
Nese gjendet vertet nje kod i tille, jam e bindur se kurre nuk ka per tu zberthyer

  • Postime: 300
urtesia
#3 ne: 23-07-2010, 18:03:53
Erlehte, pse sipas teje nuk mund te zberthehet?.Une jam dakord se ndoshta sdo te zberthehen te gjitha kodet e tilla, por se asnje nuk mund te zberthehet kjo ne fakt bie poshte, pasi disa vec jane zbuluar.Megjithate, problemi qendron ne faktin se disa kode jane hudhur si te pavertete, pra duhet patur kujdes nga kush thuhen se ekzistojne kodet e tilla, pra duhet shikuar kualifikimin  por edhe proceduren e argumentimit te kodit te propozuar, e cila ka disa kushte .

  • Postime: 3
labani
#4 ne: 04-10-2010, 23:00:54
selam alejkum une plotesisht pajtohem me ate qe thot URTESIA me te vertet ka te drejt ne at qe e thot
ARSYJA
#5 ne: 05-10-2010, 22:00:35
Se kuptoj se ju mund ta imagjinoni se egziston një gjë e till po si do qoft ësht per tu qmuar të thënat e Jzukrishti(Ises alehiselm) po qdo dit bamat e njerzve jan te paralamruar ne Kurani famlar i cli ësht vet fajla e zoti dhe paralajmrimet e tij dhe në qoft së një liber ka qën vetem per ni popull ather a ja vlen te merrmi ne po aty gjendet shum shkrimet do te ishin te mira po ta kishin ruajt ateticitentin une kam vëm nje pytje pse ju duhet ti beson një populli që vet ata e gozhduan profetin Jezukrshti(Isen alehiselm)
po si do qaoft ju harroni se paralajmrimiet gjenden pë qdo koh ne Kuranin e shenjët ket komet e bej jo që jam fantik fetar po kam lexuar pjes nga Bibla edhe nga kurani edhe une kerkoj te njeten qe ti lexoni që te dyja e pastaj te jepni konkludime

  • Postime: 720
  • Gjinia: Mashkull
h75
#6 ne: 06-10-2010, 21:17:15
disa fenomene natyrore jane shkencerisht te parashikueshme,por te thuash se dikush parashikoi hitlerin apo dajanen, kjo eshte fyerje qe i behet seciles mendje te shendosh.
kete nuk e ka bere as bibla as kurani e as nostradamusi. keto jane thjeshte perralla per te rritur

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#7 ne: 06-10-2010, 21:26:41
O MAX-o,a mund te bojme nai forum me k'te kod mre LOL

Me kthe nje pergjigje sa me shpejt sepse e kom lon hostin bosh :D

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#8 ne: 06-10-2010, 21:49:21
Ju qe flisni per zberthime kodesh mistike desha t'ju bej edhe nje pyetje te thjeshte qe meriton nje pergjigje te shkurter. ><

Mund te me thoni perse eshte teoria e RELATIVITETIT? LOL
Arsyja
#9 ne: 07-10-2010, 00:16:39

Po sa i perket teoris se relativiten do ju kisha pergjigj me një pytje kush e krijoj at ma thjesht u krijove vet ti!!!!!!!!!!!!!!!

E sa i perket parashikimeve a e keni lexuar ju ndojehet librine e shenjët te muslimanve dhe krejt njerzimit une ju thash qe sjom fantim fetar jam  fatiktek  i arsyjes ajo  duhet të bizotrojn

më thjesht kerkoj argumete (Arsyje)

Respekt

  • Postime: 300
urtesia
#10 ne: 07-10-2010, 16:42:46
disa fenomene natyrore jane shkencerisht te parashikueshme,por te thuash se dikush parashikoi hitlerin apo dajanen, kjo eshte fyerje qe i behet seciles mendje te shendosh.
kete nuk e ka bere as bibla as kurani e as nostradamusi. keto jane thjeshte perralla per te rritur

Per te mos ardhur deri te keqkuptimi e lusim anetarin h75 ta definoj se cka nenkupton me kod Biblik apo Kuranore, ashtu qe te shohim nese ka apo jo kode te tille. Sa i perket Kuranit une jam ne dijeni te disave por te shohim se ajo cka di une rreth kesaj a mund te quhet kod apo jo!



Ju qe flisni per zberthime kodesh mistike desha t'ju bej edhe nje pyetje te thjeshte qe meriton nje pergjigje te shkurter. ><

Mund te me thoni perse eshte teoria e RELATIVITETIT? LOL


Nese Teoria e relativitetit thote se cdo gje eshte relative, atehere edhe vete thenia
Cdo gje eshte relative, eshte relative, keshtu qe  ekzistenca e kodeve ne fjale  smund te hidhen poshte nga kjo thenie, fatkeqesisht . :D

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#11 ne: 07-10-2010, 20:28:25
Nese Teoria e relativitetit thote se cdo gje eshte relative, atehere edhe vete thenia
Cdo gje eshte relative, eshte relative, keshtu qe  ekzistenca e kodeve ne fjale  smund te hidhen poshte nga kjo thenie, fatkeqesisht . :D


Pergjigje me TRU,por jo me MEND! hmmmmm:

  • Postime: 300
urtesia
#12 ne: 07-10-2010, 21:03:03
Pergjigje me TRU,por jo me MEND! hmmmmm:


Ne fakt kjo eshte pergjigje me te shkruar  :D
Arsyja
#13 ne: 07-10-2010, 21:14:16
Sistem shenjash a sinjalesh konvencionale, që përdoret për dhënien e një njoftimi, të një urdhri etj.
[/u]

  • Postime: 29
  • Gjinia: Mashkull
lphalo
#14 ne: 09-10-2010, 20:03:33
njerezit qe nje kohe te gjate jane munduar ta parashkojne te ardhmen , njeri prej tyre ka qene nastradini'' i cili me ane te njehsimeve mjaft precize te pozicioneve te planeteve eshte munduar ta parashikoj te ardhmen, ne baze te disa fakteve ka arritur , pastaj jane edhe disa njerez te shek 21 etj etj .. por tani mendohet qe e ardhmja mund te gjendet ne bibel , e vertet qe gjindet aty sepse :
nese mendojme qe bibla perbehet prej nje numri te elementeve (pasi qe nuk e kam lexuar ate nuk e di a eshte i kufizuar a jo) dhe nje numer i madh elementesh (si ne kuran) paraqesin ne vete  rregulla te sjelljes (pra jo drejtperdrejt por ne menyre te terthorte apo ne ''kuptimin '' e saj si thuhet), qdo rregull e sjelljes mund te formoj sjellje te ndryshme , sjelljet e njerezve ndikojne ne formimin e ngjarjeve te cilat ne baze te sjelljeve te bera mund te jene te karaktereve dhe permasave te ndryshme ,, pra per ate qe e ka kuptuar qe e thashe  bibla formohet prej elementeve te cilat si ne ADN nukleotidet (baza azotike -me saktesisht) me kombinimin e ndryshem formojne sjellje nga te cilat eshte shume e mundshme te formohen ngjarje te caktuara , pra me radhitjen e ndryshme te sjelljeve ...
por qe te dihet  nje ngjarje e caktuar ne nje kohe te caktuar ne te ardhmen ku nuk dihen faktoret qe mund ta shkaktojne ateher kjo i afrohet te pamundures sepse vete shkenca e e precizitetit ajo e matematikes nuk mund ta beje kete ,,e le ma ndoj liber i formuar para 2 mileniumeve ,, mundova te isha sa me i qarte dhe te jipja mendimin tim lidhje me kete pyetje .

  • Postime: 29
  • Gjinia: Mashkull
lphalo
#15 ne: 09-10-2010, 20:07:16
p.s.  me pelqen kjo thenia e 'urtesise' lidhje me teorine e relativitetit   :-)

  • Postime: 720
  • Gjinia: Mashkull
h75
#16 ne: 09-10-2010, 21:26:36
Ne kenget tona kreshnike kam verejtur nje kod me shume interes per shkencen, ku behet fjale per Gjeto Basho Mujin dhe priceshen Diana. Emri i princeshes, megjithese nuk permendet eshte i fshehur brenda vargjeve. Aty jane te gjitha shkronjat e emrit te princeshes te renditura e te vena ne fjale kyqe e kuptimplote, e gjithashtu behet me dije prejardhja mbreterore e nuses qe me pa dyshim eshte Diana.

ja vargjet:

 
Të lumt na për t’Madhin Zot
Qi s’jém kênë e Zoti na ká fálë!
Dritë ká dalë e dielli ká bâ
Ça ká bâ Gjeto Basho Muji?
Se n’krajlí Muji paska dalë
Edhe ‘i nuse e paska zânë

p.s. ju te bibles apo edhe kuranit sillni dicka konkrete, qe se bashku te provojme egzistencen e kodeve

  • Postime: 300
urtesia
#17 ne: 09-10-2010, 22:39:39
Shikone linkun ne vijim
Mathematical Miracles of the Qur&#39;an

e ate qe e thote ne fund te kesaj video mund ta gjeni edhe tek  answeringchristiani ty.com
nen emrin odd even miracles.

Poashtu ne linkun vijues keni dic interesante
http://www.zeriyt.com/u%EF%BF%BD-shkarkime-islame-u%EF%BF%BD-t24586.0.html;msg1006792#new

Po ky imam(Shabir Ally) ne nje debat me te krishtere  gjate prezantimit te fakteve rreth vertetesise se Kuranit citon nga libri Understandig Qur'an te Neal Robinson se psh ajeti(vargu)143 i sures se dyte thekson se ai grup i muslimaneve( sahabet) jane grupi me i drejte i nxjerre per te urdheruar per te mire dhe ndaluar nga e keqja...Ne fakt termi "me i drejte" literalisht perkthehet "me mesatare" ne kuptimin qe psh kur themi se pika 0 eshte mesi i segmentit [-1,1] e jo ne kuptimin qe e perdorim se psh x nxenesi eshte mesatare ne gjatesi, pra kemi te bejme me nje grup qe eshte me i miri  e jo nder me te miret sepse kjo do te ishte dic me e pergjithshme. Per cudi  143 eshte mesi i 286 vargjeve sa ka kjo kaptine ( el Bekare). Pra kemi nje lidhje ne mes te thenies ne kete ajet dhe vendndodhjes se saj ne kete kaptine. Per me teper Gary Miller( ish missionar i kthyer ne islam qe ka doktorate ne matematike) thekson se kudo qe ne kuran thuhet se x gjeja eshte e ngjashme me y gjene, atehere ato  shprehje do ti gjeni te perseritura ne menyre te barabarte ne Kuran bile ato perseriten ne menyre te barabarte edhe deri tek ajeti ku behet krahasimi ne fjale , psh thuhet ne Kuran se rasti i Isait dhe Ademit tek Zoti eshte i njejte dhe do te vereni se Isai dhe Ademi jane te perseritur nga 25 here qe te dy ne Kuran ( kete e gjeni te  libri "Te tjeret per islamin" te autorit Ajni Sinani) Besoj se ka edhe te tjera por keto jane sa per fillim .

Duhet te theksoj se kodi kuranore dallon shume nga kodi biblik andaj per te mos ardhe deri te keqkuptimi duhet te theksojme  se per cilin kod e kemi fjalen sepse psh. me sa di une ky kodi i menjanimeve te shkronjave qe perdoret ne bibel te pakten nuk eshte testuar ne kuran apo edhe mund te mos ekzistoje nje kod i tille

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#18 ne: 14-02-2020, 07:42:49
Ka te reja ne zbulimin e kodeve ???

  • Postime: 4261
Charlie
#19 ne: 25-02-2020, 16:30:17
Ka te reja ne zbulimin e kodeve ???

Ndoshta duhet te pytur  Robert Langdon :D ai ia ka doren per te thyer kode :D

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#20 ne: 25-02-2020, 18:57:15
Po mundohem te deshifroj nai gjo per koronavirusin por nuk me del gje me kinez ne bibel..:P

  • Postime: 7048
  • Gjinia: Femer
erlehta
#21 ne: 28-02-2020, 19:58:41
Po mundohem te deshifroj nai gjo per koronavirusin por nuk me del gje me kinez ne bibel..:P

O te marte e mira ty jarebi 😂😂

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#22 ne: 28-02-2020, 20:56:34
Cke moj, konstatim e kam... jam shume pragmatist ne te tilla tema..:P