Në kufijtë e dijes - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Në kufijtë e dijes

Në kufijtë e dijes

· 1 · 402

  • Postime: 28110
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-06-2011, 01:00:20
Në kufijtë e dijes

Michael Brooks, New Scientist

Askush nuk pret që një astronom mbretëror britanik të dijë se çfarë mendojnë shimpanzetë. E megjithatë është ky argumenti i preferuar i Martin Rees. Sipas tij, mund të mësojmë shumë nga ajo që këto kafshë kuptojnë për botën. Ose më mirë, nga ajo që nuk kuptojnë. "Një shimpanze nuk është në gjendje të kuptojë mekanikën kuantike", vëren Rees. Një detaj i tillë mund të tingëllojë diçka e dukshme e që nuk është nevoja të thuhet. Në fund të fundit, siç shpjegonte fizikani amerikan Richard Feynman, "askush nuk e kupton mekanikën kuantike". Fakti është që shimpanzetë nuk dinë edhe ato që nuk kuptojnë. "Nuk është se shimpanzetë sforcohen për të kuptuar mekanikën kuantike", thotë Rees. "Ato nuk dinë as që ajo ekziston".

Ajo që e tërheq më shumë astronomin mbretëror është që të dijë se ka aspekte të universit, për të cilat qeniet njerëzore janë po kaq të pavetëdijshme. "Nuk ka asnjë motiv që të besojmë se truri ynë është bërë për të kuptuar të gjithë nivelet e realitetit", pohon Rees.

Jetojmë në një epokë ku shkenca po bën pushtime të mëdha. Kemi kuptuar se si funksionon universi fizik, që nga kuarku deri tek galaksitë dhe bota biologjike, që nga mekanizmat molekulare deri tek biosfera. Sigurisht që ka boshllëqe në dijen tonë, por janë gjithnjë e më të zvogëluara. Kërkimi shkencor ka rezultuar jashtëzakonisht shumë i frytshëm, mbi të gjitha nëse mendojmë që truri ynë ka evoluar për të mbijetuar në Savanën afrikane, jo për të reflektuar mbi jetën dhe universin.

Mbasi kemi mbërritur në këtë pikë, a ka diçka që mund të na ndalë? Përgjigjja është po: Edhe shkenca i ka limitet e saj. Ka gjëra, për të cilat nuk do të mundemi asnjëherë të jemi krejtësisht të sigurtë për shkak të shtrëngesave që na imponon bota fizike. Pastaj ka probleme që ndoshta nuk do t'i zgjidhim asnjëherë për shkak të mënyrës se si funksionon truri ynë. Dhe vëzhgimi që bën Rees për shimpanzetë mund të vlejë edhe për qeniet njerëzore: Ndoshta ka koncepte që do të jenë gjithmonë përtej të kuptuarit tonë.

Por limitet e dijes dhe të kuptuarit për të cilët jemi të vetëdijshëm kanë diçka pozitive. Në fakt ata përbëjnë një prej terreneve më pjellorë për eksplorim. Me krijueshmërinë e tyre, shkencëtarët po mësojnë të transformojnë pengesat në mundësi. Ndoshta limiti më i rëndësishëm për dijen është horizonti kozmik, përtej të cilit nuk do të shohim asnjëherë. Ky limit vjen për shkak të ligjeve jofleksibël të natyrës: Asgjë nuk mund të udhëtojë me shpejtësi më të lartë se sa drita. Në vitin 1929, Edwin Hubble zbuloi që universi është në zgjerim. Gjithçka largohet nga ne dhe ky ekspansion është më i shpejtë në pikat më të largëta të universit...

RD

Temat e fundit