Nga Moska në New York me tren - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Nga Moska në New York me tren

Nga Moska në New York me tren

· 3 · 724

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 31-08-2011, 13:15:05
Ideja për të bashkuar Rusinë dhe Amerikën nëpërmjet rrugës tokësore ekziston prej më shumë se 100 vitesh: që prej kohës së carit Nicola II, në 1905, ëndërrohej një tunel që mund të lidhte pikën më perëndimore të Rusisë me SHBA-në nëpërmjet ngushticës së Beringut.

Edhe pse ky vizion është ripropozuar disa herë, projektet janë lënë gjithnjë mënjanë.

Tani gjërat mund të ndryshojnë: Rusia i ka dhënë dritën jeshile tunelit nëntokësor prej 70 miliardë eurosh, më i gjati në botë.

Teorikisht, pasagjerët munden që në të ardhmen të hipin në tren në Moskë dhe të zbresin në Nju Jork, por mos harroni të vini në valixhe një dozë të mirë durimi. /top channel

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 31-08-2011, 23:38:17
Ku e di ti se jo? Mbase i kane gati tashme :P

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 23-10-2011, 00:29:24
Tunel nënujor për të lidhur Rusinë me SHBA-në?

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke marrë seriozisht në konsidaratë mundësimin e ndërtimit të një tuneli nën det, i cili do të bashkonte të dy vendet në pikën që ata afrohen më shumë.

Nëse do të ndërtohet, atëherë ai do të realizohet nën ngushticën e Beringut, midis krahinës së Chukotkas ruse dhe shtetit të Alaskës. Me 105 kilometra gjatësi, kanali do të jetë sa dyfishi i atij që lidh Francën dhe Anglinë midis La Manshit.

Në total, investimi i këtij projekti madhor do të jetë prej 10-12 miliardë dollarësh, ndërsa do të ketë nevojë për 10-15 vjet për t’u realizuar. Megjithatë, investimi do të rritet shumë në vlerë sepse në mënyrë që tuneli të lidhet, Rusia duhet të shtrojë 4 mijë kilometra shtesë rrugë hekurudhore ndërsa SHBA rreth dy mijë më shumë. /top channel

Temat e fundit