×
Hyrja
Profili

Ngjashmëria e njeriut me Neandertalin

Ngjashmëria e njeriut me Neandertalin

· 1 · 865

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-12-2010, 14:58:57
Krahasimi mes gjenomës së Neandertalit dhe gjenomës sonë tregon se, para se të zhdukeshin përfundimisht, ADN-ja jonë kopjohej me të tyren, madje disa gjene të Neandertalit jetojnë ende brenda nesh

Ngjashmëria e njeriut me Neandertalin

Krahasimi mes gjenomës së Neandertalit dhe gjenomës sonë tregon se, para se të zhdukeshin përfundimisht, ADN-ja jonë kopjohej me të tyren, madje disa gjene të Neandertalit jetojnë ende brenda nesh.

Tani e tutje, duke u parë në pasqyrë, do të kemi më shumë informacione në lidhje me identitetin tonë: Brenda nesh "jeton", edhe pse në përqindje të vogël, njeriu i Neandertalit. Përqindja ndryshon te çdo person, duke variuar nga 1 në 4 përqind të trashëgimisë gjenetike. Falë analizës së tij të ADN-së, të sapokompletuar, sot dihet që njeriu i Neandertalit ka qenë i ngjashëm me ne. Kjo specie është zhdukur rreth 30 mijë vjet më parë dhe para se të ndodhte ky fenomen, u kryqëzua me ne, me specien homo sapiens, që ka lindur në Afrikë dhe më pas erdhi në Azi e Europë, ku njeriu i Neandertalit jetonte prej mijëra vjetësh. Ndoshta femrat Neandertale burgoseshin nga homo sapiensët dhe më pas me to kopjoheshin. Ose ndoshta mund të ketë pasur lidhje paqësore mes dy specieve njerëzore dhe homo sapiensi kënaqej duke bërë pushtime ekzotike. Prania e gjeneve neandertale te njeriu modern nuk ka qenë e papritur për ekspertët. "Nuk do të më gëzonte asgjë më shumë sesa fakti që mbaj në gjakun tim, qoftë edhe një pikë gjak Neandertali, që më lidh me këto specie të lashta europiane, por kam frikë se lidhja ime me to është vetëm sentimentale", shkruante para pak kohësh Juan Luis Arsuaga, paleontologu i Universitetit "Complutense" të Madridit, i cili ka qenë protagonist i një zbulimi të mrekullueshëm të një hominidi 300-vjeçar në Atapuerka (Spanjë).

Ajo që na siguron se kemi shumë ngjashmëri me gjakun e njeriut të Neandertalit është një studim shkencor i paprecedent: Studiuesit e institutit "Max Planck Institute for Evolutionary Anthropology" kanë bërë të ditur në revistën "Science" se kanë arritur të mbledhin mbi një milion fragmente ADN-je të njeriut të Neandertalit dhe të përzgjedhin një numër të mjaftueshëm fragmentesh ADN-je jo të infektuara (nga baktere ose faktorë humanë), për t'u bërë analizat 4 miliardë kopje bazash, pra mbi 60 përqind të të gjithë gjenomës së Neandertalit. Fragmentet e ADN-së janë shkëputur nga kockat e femrave Neandertale, të cilat kanë jetuar para 38 mijë vjetësh...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI