Ngrohja globale, 8 ushqime drejt zhdukjes - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ngrohja globale, 8 ushqime drejt zhdukjes

Ngrohja globale, 8 ushqime drejt zhdukjes

· 1 · 633

  • Postime: 27931
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-11-2011, 16:28:18
Sipas revistës ambientaliste amerikane ‘Good’, disa ushqime janë të destinuara të zhduken shekullin e ardhshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ndryshime klimaterike do të ndikojnë në ekonominë globale nëse nuk do të merren masa përsa u përket politikave ambientale. Revista ka listuar tetë ushqime që janë të rrezik zhdukjeje.

Rritja e temperaturës së planetit, reshjet e paparashikueshme, përmbytjet dhe periudhat e gjata të thatësirës ndikojnë negativisht në prodhimin e mjaltit, kafesë, kakaos, drithërave e vreshtave.

Drithërat
Në 18 muaj e fundit të gjithë kemi qenë dëshmitarë të shtrenjtimit të bukës. Në krahasim me një vit më parë, në mbarë botën çmimi i drithërave është dyfishuar për shkak të thatësirës e zjarreve në Rusi dhe përmbytjeve në Australi. Ekspertët thonë se ky është vetëm fillimi. Në 20 vitet e ardhshme, çmimi i bukës mund të rritet me 90 për qind.

Kafeja
Ndryshimi i cikleve të reshjeve çon në zhvendosjen e plantacioneve të kafesë (Brazil, Vietnam e Afrikë) drejt lartësive më të mëdha. Kjo do të thotë më shumë vështirësi kultivimi dhe transporti, rrjedhimisht ngritje e çmimit. Ndërkohë, kompanitë amerikane si Maxëell House e Folgers e kanë rritur çmimin me 25 për qind në krahasim me një vit më parë.

Çokollata
Rritja e temperaturës me 3 gradë do të reduktojë në mënyrë drastike kultivimin e kakaos në Gana dhe Costa d’Avorio, duke e rënduar ekonominë e këtyre vendeve, e cila varet nga eksportet.

Mjalti
Një nga treguesit kryesorë të efekteve negative që kanë ndryshimet klimatike është edhe rënia në mënyrë dramatike e numrit të bletëve dhe si pasojë e prodhimit të mjaltit.

Kikirikët
SHBA-të kanë vërejtur një rënie të numrit të rrënjëve të bimës së preferuar, rrjedhimisht çmimi i gjalpit është ngritur menjëherë. Prodhimi vjetor në jug të vendit ka qenë i dobët për shkak të verës së nxehtë e të thatë.

Vera
Ngrohja globale bëhet përgjegjëse për reduktimin me 50 për qind të prodhimit të rrushit që përdoret për verë, brenda vitit 2040 në Kaliforni.

Agave
Thatësira në veri të Meksikës rrezikon të shkatërrojë prodhimin e agaves, bima e cila shërben për prodhimin e tekilës.

(d.b/BalkanWeb)

Temat e fundit