×
Hyrja
Profili

Ngrohja globale dhe dëmet psikologjike

Ngrohja globale dhe dëmet psikologjike

· 1 · 602

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-07-2011, 15:13:03
Një studim i ri amerikan tregon se ndryshimet klimaterike ndikojnë edhe në sjelljen dhe psikologjinë e njerëzve

Ngrohja globale dhe dëmet psikologjike

Ekziston një impakt i qartë i ndryshimeve klimaterike në ekuilibrin psikologjik të njerëzve. Fenomeni është analizuar nga dy psikologë amerikanë, të cilët i kanë përshkruar karakteristikat e studimit të tyre në revistën "American Psycologist". Pasojat mund të jenë të shkaktuara drejtpërsëdrejti nga evente e katastrofa meteorologjike si tërmete apo ciklone, por edhe si rezultat indirekt i një ankthi të përheshëm që rrjedh nga ndërgjegjësimi i njerëzve se, ambienti natyral i Tokës po ndryshon dhe askush duket se nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar.

Efekte të drejtpërdrejta

Sipas Thomas Doherty dhe Susan Clayton, të cilët janë edhe dy psikologët e studimit respektivisht të Departamentit të Këshillimit Psikologjik dhe të Departamentit të Psikologjisë në Kolegjin Wooster të Shteteve të Bashkuara, ndër efektet e drejtpërdrejta të ndryshimeve klimaterike në ekuilibrin psikologjik duhen konsideruar para së gjithash reagimet depresive dhe gjendjet e shqetësimeve post traumatike të stresit, që shfaqen më së shumti në popullsinë e vendeve që preken më shpesh nga fenomenet katastrofike klimaterike. Përveç kësaj, ekziston edhe efekti i drejtpërdrejtë i shkaktuar nga rritja e temperaturave mbi sjelljet njerëzore.

Duke cituar një studim të kryer dy vite më parë, dy psikologët pohojnë se mund të ekzistojë një lloj marrëdhënie jo e rastësishme mes nxehtësisë dhe sjelljes së dhunshme dhe se çdo rritje në temperaturën mesatare botërore mund të shoqërohet me një rritje të numrit të sjelljeve dhe veprimeve të dhunshme. Parashikimet tregojnë rreth 24.000 sulme ose vrasje në Shtetet e Bashkuara çdo vit për çdo rritje prej dy gradësh të temperaturës mesatare.

Ankthi ambiental

Nuk parashikohet të jenë më pak ndikues edhe efektet e ndryshimeve klimaterike globale. Në këtë rast, vërehen në fakt reagime psikologjike shumë të ndryshme. Ka disa persona që po zhvillojnë kushte të vërteta të "ankthit klimaterik", karakterizuar nga një shqetësim konstant dhe obsesiv rreth rreziqeve të mundshme që mund të përbëjë për njerëzit ndryshimi botëror klimaterik...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
 

Cfare eshte ngrohja globale?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 09-04-2020, 21:55:28
nga M A X
Ngrohja globale, 8 ushqime drejt zhdukjes

Nisur nga M A XRubrika Shkenca

Postimi i fundit 25-11-2011, 16:28:18
nga M A X
Ngrohja globale, proces natyror?

Nisur nga M A XRubrika Shkenca

Postimi i fundit 21-10-2011, 17:09:12
nga M A X
Ngrohja globale dëmton pasuritë arkeologjike

Nisur nga M A XRubrika Arkeologji

Postimi i fundit 13-03-2011, 15:27:48
nga M A X
Flora, fauna dhe ngrohja klimatike

Nisur nga erlehtaRubrika Ekologji / Mjedis

Postimi i fundit 15-05-2010, 12:50:41
nga erlehta