×
Hyrja
Profili

Një avion nënujor, dhurata më e fundit e Richard Branson!

Një avion nënujor, dhurata më e fundit e Richard Branson!

· 1 · 668

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 02-02-2010, 09:05:27
LONDER- Një aeroplan nënujor. Kjo është loja e fundit që miliarderi britanik Richard Branson, i ka lejuar vetes të blejë. Branson të cilin revista Forbes e renditi në vendin e 261-të, në listën e miliarderëve në botë për 2009, është pronar i një linje ajrore, kompanie diskografike, një kompanie telefoni celular e një ishulli në Karaibe si dhe i disa restoranteve luksoze.

Objekti që kushton 415 mijë sterlina, ose 663 668 $, quhet Necker Nymph dhe mund të lundrojë në një thellësi prej 39 metrash. Miliarderi Richard shpreson se një ditë mund të zhytet në një thellësi prej më shumë se 10 mijë metra, thellësi, e cila është më e lartë se vetë gjatësia e malit Everest.

Zoti Richard parashikon që të japë me qera këtë avion nën ujor për vizitorët e ishullit Necker, ishulli në Karaibe të cilin Brandson e bleu vetëm kur ishte në moshën 28 vjecare.

Avioni nënujor ka 3 sedilje, një për piloti dhe dy për vizitorët dhe mund të ofrohet për një udhëtim nënujor prej dy orësh.
Avioni nënujor do të jepet me qera për një shumë prej 25 mijë dollarësh në javë, apo 15 mijë stërlina, por vetëm nëse më përpara keni shpenzuar minimunin e 88 mijë dollarëve, ose 55 mijë stërlinave, për një javë në hotelin luksoz të ishullit Necker.

Miliarderi shpreson që këtë avion nënujor ta ketë gati për vizitorët e tij më 20 shkurt.


(s.g/Dailymail/BalkanWeb)
 

moda e fundit e fustanave

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:54:11
nga InfoZ
lajmi i fundit ne fier

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:01:35
nga InfoZ
lajmet e fundit

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 19:57:17
nga InfoZ
Jeta Osh Qef lajmet e fundit

Nisur nga InfoZRubrika Mediat Shqiptare

Postimi i fundit 20-05-2020, 19:46:39
nga InfoZ
Rama vendos të luajë kartën e fundit

Nisur nga InfoZRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 13-05-2020, 22:05:02
nga InfoZ