Një realitet i hidhur - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Një realitet i hidhur

Një realitet i hidhur

· 1 · 582

  • Postime: 259
  • Karma: +0/-0

ne: 22-11-2011, 11:12:15
Nga Valmir KRASNIQ,(Bota Sot, 21.11.2011)



"Na doli kjo makinë e na fiku " pat thënë si në shaka profesori i jonë i ndjerë, akademiku Muharrem Berisha para pak vitesh . Ai e kishte fjalën për internetin si mjet komunikimi dhe informimi global . Profesori e vlerësonte si të tillë internetin kur e kishte fjalën për informimin nga ai në të arriturat shkencore të ligjëruesve tonë dhe punëtorëve shkencorë që punojnë në UP , duke filluar nga rektorati e teposhtë . Për t'u bindur thellësisht në fjalën e profesor Muharrem Berishës , jam interesuar disa herë dhe kam kërkuar në GOOGLE emrat e ligjëruesve tonë dhe të shumë prej punëtorëve shkencorë të UP , e te shumica ka dalë se nuk iu figuron emri në asnjë revistë , kurse të disave që mbajnë titullin e profesorit ordinar , iu figuron emri vetëm në një ose dy punime ( të cilat kanë fituar shumë herë vlerësim negativ nga reviuja e bërë nga ndonjë personalitet shkencor )
Për ta shtuar edhe më shumë dëshpërimin tim në ketë drejtim , më ndodhi ta kam fatin që këtyre ditëve të fitojë një qasje në Scoups në afat prej 30 ditësh nga shtëpia botuese me prestigj ELSIVIER ( http : www . elsevier . com ) , nga ku mësova shumë gjëra rrëqethëse . Në Scoups , e cila indekson revistat më të mira shkencore në çdo lëmi , është trishtues fakti se në emrin e Universitetit të Prishtinës gjendën vetëm 194 dokumente shkencore të 186 autorëve nga Kosova . Është për te të ardhur inati , por është një realitet se në emrin e Universitetit të Beogradit , sipas Scoups , gjendën 14917 dokumente shkencore të 6682 autorëve .
Logjikisht mund të parashtrojmë një pyetje se çfarë kontributi mund të japin njerëzit në ngritjen e cilësisë së studimit dhe në avancimin e një institucioni akademik siç është UP , e vet për veti nuk dijnë çka është shkenca . Me fjalë tjera , mund të themi edhe më çartë , si mund të kontribuojë një njeri në shkencë kur vet nuk merret me shkencë . Mirëpo , praktika është ajo që nuk na lejon të fshehim realitetin , e kjo po shihet çartë nga gjendja e krijuar në UP, nga ku dalin kuadro të fushave të ndryshme me një përgatitje shumë të dobët në aspektin profesional dhe shkencorë . Një thënie e urtë thotë : " Realiteti është mjaft i hidhur , por është realitet " , e realiteti në të cilin gjendet UP është mjaft brengosës dhe është një thikë e ngulur në shpinë për krejt popullin e Kosovës . Në emër të reformimit të UP , klane të caktuara e kanë sjellë atë në një humnerë , nga e cila duhet mund i madh për të dalë . Është poshtërim për një institucion siç është UP , të udhëhiqet nga njerëzit , siç janë :
Prof. Dr . Mujë Rugova , rektor
Prof. As . Basri Çapriçi , kryetar
Prof . Dr . Abdullah Aliu
Prof . As . Ilire Vinca
Prof . As . Marian Dema
Prof . Dr . Nijazi Ibrahimi
Prof . As. Agim Zogaj
Prof . As . Gani Dragusha
Prof . As . Milazim Krasniqi
Prof . As . Nuri Bexheti
nga të cilët në Scoups kishte vetëm dy dokumente shkencore , dhe ato i takonin rektorit Mujë Rugova , ndërsa të tjerët ishin pa asnjë artikull shkencor në Scoups .
Siç duket këta njerëz nuk kanë kohë të merren me shkencë dhe çështje profesionale , sepse ata të vetmin problem e kanë karrikën për ta fituar në rektorat , e atë duke manipuluar me vota të keqpërdorura nga njerëz të Unionit të Studentëve si dhe OJQ – ve të ndryshme që veprojnë brenda UP . Shkelja e Statutit të UP shihet çartë nga këta njerëz , pasi që iu lejohen tituj shkencorë njerëzve që nuk kanë numër të mjaftueshëm punimesh në revista me recension ndërkombëtar ashtu siç parashihet në Statut .
Gjendjen e mjerë të Këshillit Drejtues të UP e kam parë edhe në vendimin me shkrim që më kanë lëshuar ( Ref . nr 2 / 769 ) ku më refuzohet kërkesa për përkrahje financiare për kontributin e madh shkencor që kam dhënë në fushën e matematikës me publikimin e shumë punimeve në revista me prestigj ndërkombëtar si dhe me qëllim të realizimit të planeve shkencore që i kam për të ardhmen . Nga përmbajtja e këtij vendimi çartë vërehet se këta njerëz i luftojnë haptazi njerëzit e shkencës e i përkrahin vetëm ata të cilët janë të njëjtë sikurse lloji i tyre . Përfundimisht mund të them se njerëzit e tillë çfarë e udhëheqin momentalisht UP janë kancer për ketë institucion i cili është arterie kryesore e zhvillimit intelektual të popullit tonë . Fundja , mua të vetmen gjë që mund të ma bëjnë këta njerëz është të më refuzojnë kërkesën për ndihmë financiare , ashtu siç kanë bërë , sepse bashkëpunimin me kolos të shkencës si dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore ( siç ishte ajo para një muaji në Sofje të Bullgarisë ) , këta nuk mund të ma ndalin . Por , po më dhimbset populli i Kosovës të cilin këta e lënë në terr të plotë intelektual ,si dhe po më dhimbset UP të cilin këta njerëz po e poshtërojnë si në vend ashtu edhe në nivel ndërkombëtar .

Autori është menagjer editorial në institutin ndërkombëtar për publikime shkencore ILIRIAS

http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=20&id=144780

Temat e fundit