×
Hyrja
Profili

Një tjetër teori për vitin 2012

Një tjetër teori për vitin 2012

· 1 · 1148

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 28-09-2010, 00:17:49
Shpërthimi i madh i energjisë diellore, e ashtuquajtura "Stuhi diellore" do të mund të paralizonte Tokën në një periudhë trevjeçare, ka paralajmëruar një ekip i shkencëtarëve britanikë. Sipas tyre, "stuhia" që pritet rreth viteve 2012-2013 do të shkaktonte dëm të rrjeteve elektrike, kolaps të sistemeve komunikuese, rrëzime të aeroplanëve, ndërsa interneti sipas të gjitha gjasave, do të ndërpriste funksionimin. Kjo stuhi e Diellit në Tokë do mund të interpretohej si stuhia gjeomagnetike. Një dukuri e tillë për herë të parë në Tokë është regjistruar në vitin 1859, kur stuhia diellore shkatërroi rrjetin telegrafik në Evropë dhe SHBA, por në atë kohë nuk ekzistonte ende rrjeti i zhvilluar elektrik e as bota nuk ishte e varur nga energjia elektrike në atë masë sa është sot. Katastrofa e re do të mund t'i ngjante pak skenave të filmit "2012", paralajmëroi sekretari në Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë, Liam Fox, duke shtuar se stuhia e diellit si ajo e vitit 1859 në botën moderne do të shkaktonte kaos të plotë. Për arsye të përsëritjes së mundshme të stuhisë diellore, Fox ka thirrur një konferencë urgjente në Londër dhe ka ftuar shkencëtarët që të hartojnë strategjinë me të cilën do të zbuteshin efektet e katastrofës. Ai ka thënë se më 1898 ka ndodhur një "stuhi diellore" e vogël, e cila ka paralizuar rrjetin elektrik në shtetin kanadez Quebeck. Shkencëtarët presin që duke nisur nga viti 2012 stuhia diellore të prekë dhe Tokën me fuqinë e 100 milionë bombave me hidrogjen. Stuhi të ngjashme në vitin 1859 dhe vitin 1921 ku u shkatërruan shkrime telegrafike në mënyrë masive, por stuhia në vitin 2012 pritet të jetë me përmasa edhe më shumë shqetësuese. Por cilat do të ishin pasojat e kësaj tragjedie?

Sipas uebsajtit britanik "New Scientist", së fundi shkencëtarët amerikanë kanë lëshuar një raport special ku parashikohet se stuhia diellore do të ndodhë më 22 shtator 2012. Analistët thonë se kjo mund të shkaktojë një katastrofë në Tokë për 90 sekonda pasi një numër i rajoneve në SHBA të zhytet në krizë dhe në sëmundje. Ekonomia do të pësojë humbje me triliona dollarë, ndërsa rimëkëmbja mund të zgjasë katër deri në dhjetë vjet. Fuqia destruktive do të jetë më e madhe se sa uragani Katrina. Sipas këtij raporti, më 22 shtator 2012 stuhia diellore do të shkaktojë që në mesnatë në Nju Jork të duket një dritë me ngjyrë verbuese dhe publiku do të shohë një lloj të rrallë dhe të shkurtër të autorës, e cila mund të shihet vetëm mbi Antarktik. Brenda 90 sekondash gjysma e rajonit lindor të SHBA-ve do të zhytet në krizën e errësirës.

Një vit më vonë, miliona amerikanë do të vdesin gradualisht, ndërsa infrastruktura bazike e vendit do të pësojë kolaps. Banka Botërorë do ta shpallë SHBA në mesin e vendeve në zhvillim, derisa Suedia, Norvegjia, Danimarka, Islanda, Kina dhe Japonia gjithashtu do të vuajnë pasojat nga katastrofa të ngjashme për shkak të stuhive diellore. Me sistemin e energjisë janë të ndërlidhura sistemet e furnizimit me ujë, supermarketet, infrastruktura logjistike, qendra e kontrollit të sistemeve, tregjet financiare. Kjo do të drejtojë Tokën drejt një katastrofe të paparaparë ndonjëherë.

Ndër të tjera, në raport theksohet se brenda një minute e gjysmë të paktën 130 milionë banorë do të mbeten pa energji elektrike, për shkak të shkatërrimit të 300 transformatorëve kryesorë. Vështirësitë e para do të rrjedhin rreth furnizimit me ujë të pijes për banorët që jetojnë në ndërtesa të larta. Po ashtu, për shkak të energjisë elektrike nuk do të ketë as transport dhe metrotë gjithashtu do të ndërpriten. Produktet ditore do të konsumohen shumë shpejt, të gjithë artikutj në supermarkete do të zbrazen brenda një kohe të shpejtë. Probleme do të ketë me bollëk. Çdo gjë që varet nga rryma, nuk do të funksionojë. Pa energji elektrike dhe pa ujë të pijes ndihma shëndetësore dhe emergjenca medikale nuk do të mund të vihet në funksion.

Alternativat e tjera për të zëvendësuar energjinë elektrike nuk do të mund të funksionojnë më shumë se një muaj. Këto janë disa nga ato që thuhen në këtë raport, për të cilin Majk Hap Kejd nga Agjencia evropiane për kozmos dhe grup të kërkimeve thotë se meriton të ketë një vëmendje.

"Maksimumi diellor"

Ne mund të bëhemi dëshmitarë të një shfaqjeje gjigante fishekzjarrësh në vitin 2012. Dielli do të mbërrijë në kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, i quajtur "maksimumi diellor", kështu që duhet të presim një aktivitet të lartë diellor. Disa parashikime thonë se maksimumi diellor i Ciklit Diellor 24 do të jetë edhe më energjik se ai paraardhësi, në vitet 2002-2003. Sipas një prej shumë skenarëve të fundit të botës që na janë paraqitur, të ushqyer edhe prej të famshmes Profeci Maja për fundin e botës në vitin 2012, ky skenar në fakt është i bazuar në disa elementë të tij edhe tek shkenca. Për më tepër, mund të ketë një farë lidhje reciproke në mes ciklit diellor 11-vjeçar dhe ciklet kohore që janë gjetur në kalendarët e Majave. Ndoshta ky qytetërim i lashtë e kuptonte se magnetizmi diellor pëson ndryshime në polaritet çdo dekadë? Plus, tekste fetare (si Bibla) thonë se ne do të shkojmë drejt ditës së gjykimit, e cila është portretizuar me shumë zjarr dhe squfur. Mesa duket, ylli ynë më i afërt do të na pjekë të gjallë në 21 dhjetor 2012!

Ngjarja më e rëndë e motit hapësinor në histori ka ndodhur në vitin 1859. Është bërë e njohur si Efekti Carrington, pasi ka marrë emrin e astronomit amator, Riçard Carrington, i cili ishte i pari që vuri re efektet e saj: "Dy fasha drite shumë të forta" që rrjedhin nga një grup i madh pikash diellore. Ngjarja Carrington vazhdoi me plot tetë ditë moti shumë të keq hapësinor. Pati dëshmi për aurora mahnitëse, madje edhe në lartësitë ekuatoriale. Rrjetet telegrafikë të botës patën ndërprerje dhe magnometrat viktorianë regjistruan nivele të pamatshme. Në 11:18 të mëngjesit të kthjellët të ditës së enjte, 1 shtator, 1859, 33-vjeçari Richard Carrington, i pranuar gjerësisht si një nga astronomët diellorë më të famshëm të Anglisë, ndodhej në observatorin e tij privat. Ashtu si zakonisht në çdo ditë me diell, teleskopi i tij po projektonte një imazh 28 centimetra të gjerë të diellit dhe Carrington vizatoi menjëherë njollat diellore që vuri re. Atë mëngjes, ai po studionte gjasat për një grup të madh njollash diellore. Papritmas, para syve të tij, dy rruaza drite verbuese u shfaqën mbi njollat, u shtuan me shpejtësi dhe u shndërruan në formë veshkash. Duke kuptuar se po bëhej dëshmitar i diçkaje të paprecedentë dhe "duke qenë disi i trazuar nga kjo befasi" Carrington më vonë shkruante: "Unë renda të thërrisja dikë që të shihte këtë shfaqje. Kur u ktheva pas 60 sekondash, mbeta i shastisur kur pashë që ajo kishte ndryshuar dhe qe zvogëluar". Ai dhe dëshmitari i tij panë njollat e bardha që u zvogëluan deri sa u zhdukën. Kishin kaluar vetëm pesë minuta. Ashtu të nesërmen që pa gdhirë, qiejt në të gjithë planetin shpërthyen në aurora të kuqe, jeshile dhe të purpurta, kaq të shndritshme, saqë gazetat mund të lexoheshin po aq lehtë sikur të ishte ditë. Në të vërtetë, edhe pranë lartësive mbi Kubë, në Bahamas, Xhamaikë, El Salvador dhe Hawaii pulsonin aurora mbresëlënëse. Sistemet e telegrafit në të gjithë botën u ndërprenë. Shkarkime e shkëndija tronditën operatorët e telegrafëve dhe shkaktuan zjarre të letrave të telegrafit. Edhe kur telegrafuesit hoqën bateritë që furnizonin linjat, rryma elektrike të shkaktuara prej aurorave vazhdonin të lejonin transmetimin e mesazheve. "Ajo që pa Carrington ishte një shpërthim magnetik i diellit", shpjegon David Hathaëay, drejtues i ekipit të fizikës diellore në NASA, Marshall Space Flight Center në Huntsville, Alabama. Tani ne e dimë se flakërimat diellore ndodhin shpesh, sidomos gjatë maksimumit të njollave diellore. Shumica e tregojnë ekzistencën e tyre nga lëshimi i rrezeve X (regjistruar prej teleskopëve të rrezeve X në hapësirë) dhe zhurmave të radios (regjistruar nga radioteleskopët në hapësirë dhe në Tokë). Në kohën e Carrington, nuk ka pasur satelitë rrezesh X apo radioteleskopë. Askush nuk e dinte se shpërthimet ekzistonin deri në atë mëngjes shtatori, kur një shpërthim prodhoi një super-dritë, e mjaftueshme për të rivalizuar edhe vetë diellin. "Ndodh rrallë që dikush të mund të shohë ndriçimin e sipërfaqes diellore", thotë Hathaway. "Duhet shumë energji për të ngrohur deri sipërfaqen e diellit!" Shpërthimi prodhoi jo vetëm një rritje të dritës së dukshme, por edhe re gjigante thërrmijash të ngarkuara si dhe unazash magnetike si dhe e dërgoi atë re direkt drejt Tokës. Mëngjesin tjetër, kur reja mbërriti, u shkri në fushën magnetike të Tokës, duke shkaktuar flluskën globale të magnetizmit që rrethon planetin tonë, duke shkaktuar lëkundje. Studiuesit e quajnë këtë një "stuhi gjeomagnetike". Fushat që lëviznin me shpejtësi të mëdha nxitën fushat elektrike nëpërmjet rrymave që shkaktuan më pas ndërprerjen e komunikimit përmes telegrafit. "Më shumë se 35 vjet më parë, unë fillova të tërheq vëmendjen e komunitetit të fizikës hapësinore drejt shpërthimit diellor të ndikimit të tij mbi telekomunikacionin", thotë Louis J. Lanzerotti, botues i revistës "Moti Hapësinor". Ai u bë i vetëdijshëm për efektet e stuhive gjeomagnetike diellore ndaj komunikacionit tokësor, kur një shpërthim i madh diellor më 4 gusht 1972, dëmtoi komunikimin në distanca të gjata nëpër Ilinois. Kjo ngjarje, në fakt, detyroi AT & T që të rikonfiguronte sistemin e kabllove transatlantike. Një shpërthim i ngjashëm më 13 mars 1989, provokoi stuhi gjeomagnetike që ndërprenë transmetimin e energjisë elektrike nga Centrali i Québec në Kanada, duke lënë në errësirë pjesën më të madhe të krahinës; energjia e shkaktuar prej aurorës shkriu madje disa transformatorë në New Jersey. Në dhjetor 2005, rreze X nga një tjetër stuhi diellore ndërprenë komunikimin me satelitët si dhe Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) për rreth 10 minuta. Kjo mund të mos tingëllojë si gjë e rëndë, por siç vë në dukje Lanzerotti, "unë nuk do të doja të isha në një aeroplan civil që udhëzohet për ulje përmes GPS gjatë atyre 10 minutave".

Një tjetër shpërthim si ai i Carrington do t'i bënte të dukeshin shumë të parëndësishme këto ngjarje. "Fatmirësisht, - thotë Hathaway, - ato duken të jenë të rralla". "Në historinë 160-vjeçare të stuhive gjeomagnetike, ngjarja e Carrington është më e madhja". Ndoshta është e mundur të zhytesh edhe më pas në kohë duke ekzaminuar akullin e arktikut. "Thërrmijat energjetike lënë gjurmë në nitratet tek bërthamat e akujve", shpjegon ai. "Edhe këtu, ngjarja e Carrington duket të jetë më e madhja në 500 vite dhe pothuajse dy herë më e madhe se pararendëset". Këto statistika tregojnë se shpërthimet Carrington janë ngjarje që ndodhin një herë në pesëqind vite. Megjithatë, statistikat nuk janë aspak solide dhe Hathaway tregohet i matur duke thënë se ne nuk i njohim aq mirë shpërthimet sa të përjashtojmë mundësinë që të ndodhin së afërmi.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI