×
Hyrja
Profili

Një vullkan artificial për të ftohur planetin

Një vullkan artificial për të ftohur planetin

· 2 · 449

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-09-2011, 11:47:33
Plani është të ndërtohet një oxhak 12.4 milje i gjatë, nga i cili do të pompohen qindra ton pjesëza kimike në stratosferë, duke imituar një vullkan. Oxhaku do dalë nga një anije dhe mbahet nga një balon (e madhe sa dy fusha futbolli).

Objektivi i tij do të jetë të vesh stratosferën me grimcat, të cilat do të reflektojnë rrezet diellore dhe do të bëjnë të mundur ftohjen e planetit. Shkencëtarët do ta shfrytëzojnë shpikjen për të luftuar ngrohjen globale.

Studiues në Britaninë e madhe do testojnë në tetor një version në shkallë të shpikjes, e cila do të pompojë ujë në lartësi të ulët. Ajo nuk do të ndryshojë klimën por do të shërbej për të testuar idenë e tyre.

Një prej shkencëtarëve, Hugh Hut, tregohet entuziast për shpikjen, e cila premton të ndryshojë gjithcka. Sipas tij do të ishte e mrekullueshme sikur të mundeshim të ndryshonim temperaturën e planetit sipas nevojës.

Dikush tjetër shprehet se kjo është vetëm një harxhim kohe dhe paraje dhe duhet ndaluar nga qeveria angleze.

(a.h/BalkanWeb)
Orienti i ftohur i shqiptarëve

Nisur nga M A XRubrika Letra

Postimi i fundit 14-03-2012, 00:53:10
nga M A X
Gjak artificial

Nisur nga M A XRubrika Shkenca

Postimi i fundit 15-11-2011, 11:00:30
nga M A X
Sekreti i ujit në planetin Saturn është Hëna e tij

Nisur nga M A XRubrika Astronomi

Postimi i fundit 28-07-2011, 15:15:50
nga M A X
Tumoret, kujdes me fëmijet me fekondim artificial

Nisur nga M A XRubrika Jeta

Postimi i fundit 21-07-2010, 16:05:57
nga M A X
Diabeti, drejt pankreasit artificial

Nisur nga ßåßy ღRubrika Jeta

Postimi i fundit 05-02-2010, 16:20:04
nga ßåßy ღ

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#1 ne: 06-09-2011, 12:24:32
po shyqyr se kisha filluar te shqetesohesha per niperit dhe mbesat e mia :)