×
Hyrja
Profili

Njeriu si dinozaurët

Njeriu si dinozaurët

· 1 · 988

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 04-09-2010, 15:18:06
Toka, pranë shtypjes së butonit të zhdukjes masive



Jeremy Hsu, LiveScience

Zhdukjet masive kanë shërbyer gjithnjë si butona të mëdhenj të riprodhimit që kanë ndryshuar në mënyrë dramatike diversitetin e specieve të gjetura në oqeane në mbarë botën, sipas një studimi gjithëpërfshirës të fosileve. Gjetjet sugjerojnë se njerëzit do të jetojnë në një të ardhme shumë të ndryshme nëse çojnë drejt zhdukjes kafshët, pasi zhdukja e secilit prej tyre mund të ndryshojë mbarë ekosistemin.

Disa shkencëtarë kanë spekuluar se efektet e njerëzve, që prej gjuetisë deri në ndryshimin e klimës, janë duke prodhuar një zhdukje tjetër masive. Pak prej tyre deri tani kanë shkuar deri aty sa të thonë se po kalojmë në një epokë të re gjeologjike, duke lënë pas Epokën 10-mijëvjeçare të Holocenit dhe duke hyrë në Epokën Antropocene, të shenjuar nga ndryshime të mëdha në temperaturat globale dhe në kiminë e oqeaneve, erozion të lartë, ndryshime në biologji që çojnë nga migrimi masiv i zogjve dhe gjitarëve në vdekjen e mundshme të mikroorganizmave që ndihmojnë në ushqimin e botës ujore.

Shkencëtarët dikur mendonin se diversiteti i specieve mund të ndihmonte një grup kafshësh që të shpëtonin nga zhdukja, ose duke i mbajtur larg nga shfarosja ose duke i ripërtërirë. Por, duke pasur diversitet të lartë speciesh nga ana tjetër është provuar se nuk është garanci për suksesin e ardhshëm për asnjë nga grupet e kafshëve, duke qenë se zhdukjet masive pak a shumë janë periodike, në bazë të studimeve të shkencëtarëve.

Atëherë dhe tani

Duke parë pas në kohë, diversiteti i grupeve të mëdha taksonomike (që përfshin sasi të mëdha speciesh), si koralet apo algat, përqendrohet rreth një pike ekuilibri që përfaqëson limitin maksimal të numrit të diversitetit të specieve. Por ky limit diversiteti duket se ka ndryshuar spontanisht përgjatë historisë së Tokës pothuajse çdo 200 milionë vjet.

Mënyra se si sot kriza e zhdukjes, ku speciet zhduken në një shpejtësi që varion nga 10 në 100 herë i të ashtuquajturës shpejtësi normale të zhdukjes, mund të ndikojë në planet dhe te speciet e tjera shkon përtej asaj që njerëzit mund të parashikojnë, thonë shkencëtarët.

“Ndikimi kryesor është se kemi të bëjmë me një trend në rritje”, – thotë Xhon Alroi, një paleobiolog i Universitetit Makuair në Sidnei, Australi. “Ne nuk e dimë se cilat grupe vuajnë më shumë, cilat grupe do të zhduken më shpejt dhe cilat grupe do të arrijnë më shpejt nivelet e ulëta të ekuilibrit të diversitetit”.

“Çfarë duket e paracaktuar është se fati i secilit grup të kafshëve do të ndryshojnë në masë të madhe”, - tha Alroi.

Analiza e tij, e publikuar në numrin e 3 shtatorit të revistës “Shkenca”, është i bazuar në pothuajse 100.000 koleksione fosilesh të Databazës së Paleobiologjisë (PaleoDB).

Gjetjet nxorën në pah shembuj të shumtë të ndryshimit të diversitetit, përfshi edhe një që ka ndodhur në ekosistemin në fund të oqeaneve. Speciet kanë dominuar periudhën paleozoike, nga 540 në 250 milionë vjet më parë, dhe që u pasuan nga specie të reja të prodhuara nga “shpërthime” të diversitetit.

Këto specie, të quajtura brakiopodë arritën ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme, ekuilibrin përgjatë 250 milionë viteve më parë, prej nga kur nuk ka më ndryshim të numrit të specieve dhe jetojnë sot si një grup i rrallë i kafshëve ujore.

Të numërojmë më mirë krijesat.

Në të kaluarën, kërkuesit kanë numëruar speciet zakonisht duke përcaktuar një grup të fosileve për çdo periudhë kohore, një metodë që mund të mos përfshijë speciet më pak të njohura. Në fakt dy studimet e bazuara tek PaleoDB përdorën këtë metodë.

Nga ana tjetër, Alroi përdori një metodë të re të quajtur kampionimi aksioner, me anë të të cilit ai dalloi se sa shpesh grupe të caktuara shfaqeshin në rekordet e fosileve, dhe më pas numëroi kampionet e mjaftueshme deri sa gjente një numër të caktuar përfaqësuesish për çdo grup.

"Në një kuptim metodat e vjetra janë pak a shumë si sistemi amerikan i votimit – fiton i pari që ka më shumë vota - në parim e bën të padukshme pikëpamjen e pakicave, - tha Charles Marshall, një paleontolog në Universitetin e Kalifornisë, i cili nuk ka marrë pjesë në studim. - Megjithatë, me sistemet proporcionale, këndvështrimet e minoriteteve ende marrin vende në parlament".

Marshall shtoi se studimi është "një analizë më e thellë së paku një datë duke përdorur të dhëna globale detare". Por ai shtoi se hulumtuesit ndoshta do debat nëse të dhënat e PaleoDB paraqesin një tablo të plotë.

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë

Ideja që përcakton ndryshimin e diversitetit nuk duhet parë si një surprizë nga shumica e shkencëtarëve, sipas Marshallit.

“Për mua, mundësia realisht interesante është se disa grupe nuk janë pranë kurorëzimit të tyre”, – tha Marshall për LiveScience. Ose, sipas tij, “inovacioni evolucionar” mund të ndodhë aq shpejt sa grupe të reja zhvillohen për të krijuar diversitet të lartë në total, edhe nëse një nëngrup arrin maksimumin e diversitetit.

Duke lënë mënjanë faktet e tjera, rekordet e zhdukjeve të kaluara kanë treguar vështirësinë e parashikimit të grupeve që do të arrijnë të mbijetojnë në fund. “Mbijetesa është diçka por më e rëndësishmja është rikthimi”, – tha Marshall, që shkroi një ese për studimin në të njëjtin numër të revistës “Shkenca”.

Zhdukjet më të famshme

Teksa specie të reja nisën të zhvilloheshin për t’iu përshtatur kushteve të reja ekologjike, speciet e vjetra u zhdukën. Por ritmi i zhdukjes nuk është aspak i vazhdueshëm. Të paktën disa herë gjatë 500 milionë viteve të fundit, 50 deri në 90 për qind e të gjitha specieve në Tokë u zhdukën në një hapjembyllje të syve, në kuptimin gjeologjik.

Ndonëse këto shfarosje në masë janë vdekje, ato hapin rrugën në planet që forma të tjera të jetës të zhvillohen. Dinozaurët u shfaqën pas një prej zhdukjeve masive më të mëdha në planetin tonë, pikërisht gjatë zhdukjes së quajtur permian-triasik, që ndodhi 250 milionë vjet më parë.

Zhdukja masive më e studiuar ndonjëherë, ndërmjet periudhave kretakeus dhe paleogjene përafërsisht 65 milionë vjet më parë, i vrau të gjithë dinozaurët dhe krijoi hapësirën e nevojshme për gjitarët që të diversifikohen dhe të evoluojnë në mënyrë të shpejtë.

Shkaqet e këtyre zhdukjeve masive përbëjnë në fakt mistere të pazgjidhura të historisë së planetit tonë, megjithëse shpërthimet vullkanike dhe ndikimi i asteroideve apo i kometave të mëdha janë të dyshuarit kryesorë në shumicën e rasteve të shfarosjeve masive të jetës në Tokë.

Të dyja këto ngjarje natyrale mund të hedhin miliona e deri në miliarda tonelata hi në atmosferën e planetit tonë, duke errësuar në masë të madhe qiejt për të paktën disa muaj e deri në vite të tëra në fund të procesit të tyre. Duke vuajtur për dritën e diellit, bimët dhe kafshët bimëngrënëse zhduken sa hap e mbyll sytë.

Gurët e mëdhenj që vijnë nga qielli dhe vullkanet mund gjithashtu të lëshojnë gazra toksike ose që nxehin atmosferën dhe me vendosjen e pluhurit në mbarë planetin mundësojnë një ngrohje globale shumë të shpejtë, e të papërballueshme për shumicën e kafshëve në një kohë të caktuar.

Një ndikim i tillë jashtëtokësorë është ai që mendohet të jetë shkaktari kryesor i shkatërrimit dhe shfarosjes së periudhës së Kretakeusit. Një krater gjigant në afërsi të gadishullit Jukatan në Meksikën e sotshme daton përafërsisht 65 milionë vjet më pare, çka përkon me datën e shfarosjes masive.

Por edhe ngrohja globale e ndihmuar së tepërmi nga shpërthimet e njëpasnjëshme vullkanike të ndodhura në atë kohë në malet dhe rrafshnaltat e ndodhura në Indinë e sotme mendohet se e kanë përshpejtuar këtë shfarosje masive. Cilado qoftë arsyeja e saj, dinozaurët, sikurse edhe përafërsisht gjysma e të gjitha specieve që jetonin në planetin Tokë në atë kohë, u zhdukën.

Nga ana tjetër, sasi të paimagjinueshme masive të llavës që shpërthyen në zonën qendrore të Atlantikut, në atë që quhet pjesa magmatike përafërsisht 200 milionë vjet më parë mendohet nga shkencëtarët sot si një argument që mund të sqarojë një shfarosje tjetër masive, të quajturin shfarosja triasik-xhurasik.

Thuajse një në pesë ose njëzet për qind e të gjitha familjeve të kafshëve u zhduk në mënyrë të menjëhershme, ndërkohë që edhe krijesa që i përngjanin një evoluimi të gjitarëve, si edhe shumë amfibë të mëdhenj, së bashku me arkosaurët, që nuk ishin dinozaurë, u zhdukën. Një ndikim nga një asteroid i përmasave vigane është një tjetër arsye e mundshme e zhdukjes, porse një krater që do ta vërtetonte këtë nuk është zbuluar ende.

Zhdukja permiane-triastike që përmendëm më lart dhe që ka ndodhur përafërsisht 250 milionë vjet më parë, ishte më vdekjeprurësja nga të gjitha shfarosjet që ka kaluar planeti ynë. Sipas shkencëtarëve që kanë studiuar me detaje këtë shfarosje, thuajse 90 për qind, pra nëntë në dhjetë specie që jetonin në atë kohë u zhdukën njëherë e përgjithmonë nga Toka.

Shumë prej këtyre shkencëtarëve janë të mendimit se një asteroid vigan ose një kometë e madhe e shkaktoi këtë vdekje masive, por sërish ata nuk kanë arritur ende të gjejnë një krater që do ta vendoste hipotezën e tyre mbi baza realiste. Një tjetër arsye që ata vendosin dhe që kësaj here ka më shumë prova në favor të saj është një shpërthim i njëpasnjëshëm i vullkaneve në zonën e Siberisë, në Rusinë e sotme.

Duke nisur nga 360 milionë vjet më parë, një shkatërrim i dalëngadalshëm zhduku 70 për qind të të gjitha specieve në Tokë, në një periudhë prej përafërsisht 20 milionë vitesh. Ndonëse kjo ndodhi në periudha të ndryshme, që zgjasin përafërsisht 100 deri në 300 mijë vjet, ato njihen të përbashkuara si një shfarosje masive, shfarosja devoniane, duke marrë emrin e shkencëtarit që e propozoi për herë të parë këtë teori.

Insektet, bimët dhe protoamfibët e parë që nisën të dilnin në sipërfaqen e tokës për herë të parë gjatë periudhës në fjalë, pësuan zhdukje të rëndësishme, por jo të mjaftueshme për të ndaluar evoluimin e jetës në planetin tonë. Kështu, edhe pse popullsia e tyre u ul dramatikisht dhe shumëllojshmëria u ul në 30 për qind, ato arritën të mbijetonin për të rinisur procesin e evoluimit.

Shfarosja tjetër e madhe që njihet nga shkencëtarët e ditëve të sotme, quhet shfarosja ordoviciane-siluriane dhe mendohet të ketë ndodhur përafërsisht 440 milionë vjet më parë dhe që ishte krejt e kundërta nga arsyet e mëparshme të shfarosjeve. Në këtë periudhë ngrirja që ndodhi në planet dhe që ktheu pjesën më të madhe të ujit në Tokë në akull, shkaktoi ulje masive të nivelit të deteve në të gjitha pjesët e planetit tonë.

Sot, shumë shkencëtarë janë të mendimit se të gjitha faktet që kanë në duar po tregojnë se po jetojmë në periudhën e zhdukjes së gjashtë masive, që po ndodh teksa ne po jetojmë në përditshmërinë tonë.

Sipas tyre, faji për këtë shfarosje masive, që ata thonë se mund të jetë më i shpejti në historinë e të gjitha shfarosjeve të mëparshme që ka kaluar planeti i vetëm i gjallë i zbuluar deri më sot, mund të vendoset në masë të madhe mbi supet e njërës prej këtyre specieve dhe jo te shkaqet natyrore, thjesht mund të jetë njeriu ai që po shkakton shfarosjen më të madhe.

Duke analizuar të dhënat, ata na bëjnë të ditur se deri në vitin 2010, aktivitetet e njeriut, siç janë ndotja e mjedisit, zhdukja e pemëve, pyjeve masive, e akoma edhe xhunglave, e si pasojë edhe e kafshëve që jetojnë në to, si edhe peshkimi pa kriter, mund të ketë bërë që më shumë se gjysma e jetës tokësore dhe detare të jetë zhdukur e parashikimet për të ardhmen janë edhe më të zymta.

Gazeta Standard