×
Hyrja
Profili

Norvegji, spirale drite misterioze ne qiell

Norvegji, spirale drite misterioze ne qiell

· 1 · 690

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-12-2009, 00:50:26
Disa drita me ngjyre blu dhe forme spiraleje te vrejtura ne qiellin e Norvegjise kane lene me goje hapur mijera banore te zones.

Fenomeni i cuditshem ka ndodhur te merkuren ne mengjes ne provincen e Trondelag deri ne Finnmark.

Shume persona qe kane pare episodin, kane krijuar nje psikoze te vertete mase qe u ushqye nga televizionet lokale.

Per ekspertet behet fjale per leshimin e deshtuar te nje rakete ruse.

Fenomeni ka filluar kur nje drite misterioze qe eshte shfaqur nga pas nje mali, eshte ndalur ne mes te qiellit dhe me pas ka filluar te levize ne forme spiraleje.

Brenda pak sekondash spiralja gjigande ishte e dukshme per disa kilometra ne qiellin e veriut te vendit.

Fenomeni i pashpjegueshem ka zgjatur per pak minuta parpara se te zhdukej plotesisht.

Per disa deshmitare, fenomeni misterioz eshte nje meteorit, te tjeret betohen se behet fjale per UFO.

Nderkohe perforcohet hipoteza se behet fjale per deshtimin e leshimit te nje rakete ruse nga nje nendetese ne Detin e Bardhe. /top channel/