Oqeani nuk është kosh plehrash! - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Oqeani nuk është kosh plehrash!

Oqeani nuk është kosh plehrash!

· 1 · 706

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-03-2011, 23:55:46
Çdo ditë ne përdorim dhe pastaj hedhim miliarda qese dhe shishe plastike dhe pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve përfundon duke e ndotur mjedisin, ose hidhet në det

Alarm: Oqeani nuk është kosh plehrash!

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, një sasi gjithnjë e më e madhe e ushqimeve, apo ujit që ne pijmë filloi të ambalazhohet në enë plastike, që kanë si lëndë të parë naftën dhe janë rezistente, por që megjithatë, përdoren për një kohë të shkurtër dhe pastaj hidhen. Çdo ditë ne përdorim dhe pastaj hedhim miliarda qese dhe shishe plastike dhe pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve përfundon duke e ndotur mjedisin, ose hidhet në det. Shumë shkencëtarë kanë dokumentuar sasinë në rritje të mbeturinave plastike nëpër oqeane. Tani një çift studiuesish po përpiqen të ndërgjegjësojnë publikun për ekzistencën dhe zgjidhjen e këtij problemi.

Marcus Eriksen në fakt nuk është duke peshkuar… ai është duke kapur mbetje plastike në mesin e Oqeanit Atlantik, mijëra kilometra larg brigjeve.

Eriksen shkoi me një ekspeditë globale për të dokumentuar dhe publikuar grumbullimin përherë e më të madh të mbeturinave plastike në oqeane dhe për të studiuar ndikimin e tyre tek jeta e specieve të ujit dhe ajo njerëzore.

"Këto janë 5 rryma subtropikale të botës, ku grumbullohet shumica e objekteve plastike".

"Rryma formohet nga lëvizjet e oqeanit që shoqërojnë rrotullimin e Tokës. Kjo është një rrymë masive, një sistem uji që rrotullohet, ku mund të akumulohen mbeturinat".

Anna Cummins dhe bashkëshorti i saj Marcus Eriksen, janë bashkëthemeluesit e Institutit 5 Gyres, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Kaliforni, që nxit kërkimet për ndotjen me materiale plastike të oqeaneve. Cummins thotë se në më pak se 100 vjet njerëzit i kanë zëvendësuar shumicën e produkteve të ripërdorshme dhe materialet natyrore me ato plastike, që përdoren vetëm përkohësisht; shumica e tyre përfundojnë në fushat e mbeturinave plastike, ose nëpër përrenj dhe lumenj. Shumë nga mbeturinat po ashtu shpëlahen në det dhe me kalimin e kohës hyjnë tek rrymat e oqeaneve, duke udhëtuar me mijëra kilometra.

"Kjo përbën problem për mjedisin detar, sepse objektet plastike zgjasin për shumë kohë. Ato nuk prishen, nuk treten nga organizmat e marinës dhe vazhdojnë të jetojnë në oqeane për mijëra vjet".

Në udhëtimin e tyre në oqeanet e botës, Eriksen dhe Cummins kanë kontrolluar vetëm 20 centimetrat e parë...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit