Para 70 mijë vjetësh në Tokë, vetëm 2.600 njerëz - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Para 70 mijë vjetësh në Tokë, vetëm 2.600 njerëz

Para 70 mijë vjetësh në Tokë, vetëm 2.600 njerëz

· 1 · 752

  • Postime: 27104
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-10-2009, 20:50:18
Rezultatet e një studimi të ri tregojnë se njerëzit modernë mund të ishin shuar kollaj para rreth 70.000 vjetësh. Në atë kohë jetonin vetëm 2600 njerëz, në të njëjtën hapësirë jetese, të cilën sot e popullojnë plot 6 miliardë vetë. Por këta njerëz të paktë lindën fëmijë, të cilët u bënë stërgjyshërit e njerëzimit të sotëm. Në këtë përfundim arritën studiuesit amerikanë të Universitetit të Stanford-it në Palo-Alto të Kalifornisë dhe Akademia Ruse e Shkencës, duke studiuar masën e trashëgimisë të 52 grupe popujsh nga e tërë bota. Ata hetuan pjesë të DNA-së, duke kërkuar për shenja karakteristike me anë të së cilave mund të llogaritej prejardhja. Në masën e trashëgimisë së njerëzve nga e gjithë bota ka kaq pak ndryshime saqë të gjitha genet duhet të kenë rrjedhur nga një pellg tepër i vogël genesh. Studiuesit mund të vërtetonin, me studimin e tyre, edhe se Homo Sapiens e la më të vërtetë vendlindjen e tij, Afrikën, para rreth 70.000 vjetësh.

Një studim i mëparshëm mbi kromozomin Y të 1.000 burrave nga 21 grupe të ndryshme popujsh kishte treguar se shtegtimi nga Afrika kishte nisur përpara 66.000 vjetësh.

Gazeta Standard

Temat e fundit