×

Pavdekshmëria nuk është më fantashkencë

Pavdekshmëria nuk është më fantashkencë

· 1 · 507

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-04-2012, 23:51:59
Nëse dikur njohja e paraardhësve tanë bëhej me anë të portreteve të tyre apo fotove të pluhurosura bardhë e zi, sot ekzistojnë shkencëtarë, që po punojnë për ta bërë këtë marrëdhënie sa më të drejtpërdrejtë

Pavdekshmëria nuk është më fantashkencë

Disa projekte të ndryshme bëjnë garë me njëri-tjetrin për të ofruar një alterego sa më të mirë dixhitale. Hapi i parë është të krijosh një kopje të trurit. Më pas vijnë me radhë shprehjet e fytyrës, aftësitë racionale dhe komunikimi. Po sikur në të ardhmen të bëhej i mundur bashkimi i "mind file" me "bio file"?
Nëse dikur njohja e paraardhësve tanë bëhej me anë të portreteve të tyre apo fotove të pluhurosura bardhë e zi, sot ekzistojnë shkencëtarë, që po punojnë për ta bërë këtë marrëdhënie sa më të drejtpërdrejtë që të jetë e mundur. Që nga Kina e deri në Shtetet e Bashkuara, ëndrra e pavdekshmërisë, të paktën në këndvështrimin dixhital, nuk duket më aq e pamundur dhe jo racionale. Në fakt, sa vijnë e shtohen projektet e ndryshme që do të mundësojnë krijimin e një binjaku të dixhitalizuar, i aftë për t'ja transmetuar mësimet e një jete stërnipave të nipave të tij. Ideja konsiston në krijimin e një avatari, për momentin vetëm të kompjuterizuar, në të ardhmen nuk i dihet, tek i cili mund të krijosh një lloj dosjeje, ku të ruhen të gjitha të dhënat e kujtesës tënde, duke bërë që me anë të tij të jetosh edhe pasi të vdesësh.
Nëse kaloni në faqen e internetit të revistës "New Scientist", do të vëreni se në rrjet që tani ekzistojnë kompani të ndryshme që ofrojnë këtë lloj shërbimi, të njohura si "Krijimi i Mind File". Të përfitosh nga kjo shpikje revolucionare është tejmase e thjeshtë: mjafton të kesh kohë të lirë dhe durim të fortë për të kthyer në "byte" të gjitha momentet e paharrueshme të jetës tuaj. Rezultati, jo gjithnjë i kënaqshëm, është një alterego, i cili edhe pse jeton në botën virtuale të kompjuterit, mëson të flasë, të lëvizë dhe të sillet njësoj si ti. Megjithatë, nuk mungojnë as agjencitë që kanë shkuar edhe më tej, duke parapërfytyruar skenarë gjatë të cilëve alteregoja dhe ti mund të takoheni për të gjeneruar kështu diçka shumë të ngjashme me një klon biologjik.

Dosja e kujtesës
Krijimi (falas) i "mind file", pra, dosjes së kujtesës, është tashmë një praktikë e zakonshme nëpër faqe interneti si Lifenaut apo CyBeRev. Bëhet fjalë për kompani amerikane, misioni i të cilave është të eksplorojnë mundësitë e "magazinimit" të jetës në një paraqitje reale të kompjuterizuar, ose më thjesht "avatar". Lifenaut, për shembull, të lejon të ngarkosh foto, video dhe dokumenta personale në një arkivë...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI