×
Hyrja
Profili

Përse nuk kemi një robot në shtëpi?

Përse nuk kemi një robot në shtëpi?

· 2 · 655

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-12-2011, 22:42:44
Përse nuk kemi një robot në shtëpitë tona që të mund të pastrojë, gatuajë dhe të bëjë të gjitha gjërat që nuk kemi qejf të bëjmë? Përse nuk është krijuar ende roboti humanoid që të shërbejë në shtëpi?

Përse nuk kemi një robot në shtëpi?

Në filmin vizatimor "Xhetsonët", Rozi ishte shërbëtorja robot me zemër prej silikoni dhe zërin e ëmbël të një gjysheje. Ajo bënte çdo gjë: gatuante, pastronte, madje edhe kujdesej për fëmijët. Sot, një robot mund të të ndihmojë të çaktivizosh një bombë në Afganistan, por nuk të ndihmon dot të bësh një vezë të skuqur.
Përse nuk kemi edhe ne një Rozi? Përse nuk kemi një robot në shtëpitë tona që të mund të pastrojë, gatuajë dhe të bëjë të gjitha gjërat që nuk kemi qejf të bëjmë? Natyrisht ka robotë që kositin barin e kopshtit, pastrojnë pishinën dhe fshijnë dyshemenë (edhe pse kanë më shumë pamje makinerie se sa njerëzore), por nuk ka asnjë robot shtëpiak që të ndihmojë nënën, babain, djalin dhe vajzën e vogël në jetën e tyre të përditshme.
Kohët e fundit, Greg Shirakyan, zhvilluesi i ribotikës në Mikrosoft hodhi në një blog një pyetje shumë interesante: "Çfarë është një robot familjar?", përkufizimi i tij ishte: "Një makineri e aftë të lëvizë me inteligjencë të gjitha pjesët përbërëse të tij në shtëpi dhe të bëjë punë të dobishme". Por ka edhe një kusht, roboti nuk duhet të kontrollohet vazhdimisht nga një person dhe nuk duhet të ngecë. E thjeshtë apo jo?
Në fakt nuk është edhe aq. Shirakyan thekson se shtëpitë tona janë arreduar në mënyrë të tillë që akomodojnë qenie njerëzore të rritura. Ne nuk bëjmë rregullime të veçanta as për fëmijët dhe kafshët shtëpiake, për shkak se jemi emocionalisht të lidhur me ta dhe na pëlqen t'i udhëheqim në çdo hap që bëjnë. Për këtë arsye, kemi dy opsione: të rikonfigurojmë ose të riarredojmë shtëpinë në mënyrë që të akomodojmë robotë të dobishëm ose të krijojmë robotë aq të avancuar saqë të analizojnë dhe manipulojnë ambientin që ne e kemi krijuar për vete. Le të themi që kemi si qëllim krijimin e një varianti të Rozit, një robot humanoid të aftë për të bërë shumë gjëra njëkohësisht dhe që komandohet nëpërmjet fjalëve apo sinjaleve vizuale. Çfarë na pengon ta bëjmë një të tillë?

Inteligjenca dhe autonomia
Një nga arsyet kryesore përse nuk keni një robot shtëpiak është fakti që robotët nuk janë bërë ende aq të zgjuar. Kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të kryejnë punë të komplikuara, problemi është që nuk mund t'i kryejnë ato në mënyrë autonome. Videoja e versionit të ri të robotit Asimo të Hondas duke mbushur një gotë me lëng portokalli është mbresëlënëse, por njerëzit ndoshta nuk kanë kohë që çdo mëngjes të nxjerrin jashtë lëngun e portokallit së bashku me gotën në mënyrë që roboti t'i shohë, nëse bën këtë e ke më të lehtë ta mbushësh gotën vetë pa e shqetësuar shumë robotin...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 26-12-2011, 10:25:01
Super do ish, punet e shtepise s'mbarojne kurre per ne femrat. :D