×

Përshpjetuesi i madh, në kërkim të grimcës së Zotit

· 7 · 1684

Përshpjetuesi i madh, në kërkim të grimcës së Zotit

· 7 · 1684

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 22-06-2010, 16:25:31
Eksperimenti për profesorin e CERN-it, z. Artan Boriçi, është një ndër më të rëndësishmit në historinë e shkencës.

Përshpejtuesi i Madh është thjesht njëra prej makinerive që është në kërkim të grimcës Higs Bosson, ose të ashtuquajturës “grimca e Zotit”. Por në botë janë edhe eksperimente të tjera të këtij niveli. Më i famshmi ndër pretenduesit, që janë projektuar për të goditur atomet në pjesët e tyre përbërëse, është Përshpejtuesi i Madh në Gjenevë. LHC përbëhet nga një tunel 100 metra nën tokë, i cili është rreth 17 milje. Ai ka vuajtur nga pengesa të shumta, dhe u desh të mbyllet për riparime më pak se dy javë pasi e filloi për herë të parë në shtator 2008 dhe, vitin e kaluar, është zvarritur përsëri pasi një nga njësitë e saj të ftohjes u prek nga një pjesë e cila dyshohet se ra nga një zog.

Tevatron, bazuar në Illinois, është përshpejtues tjetër i madh, dhe disa zbulime të rëndësishme janë bërë atje, duke përfshirë respektimin e gjërave të quajtur Baryons Sigma.
Një projekt i rëndësishëm i quajtur Superconducting Super Collider doli të jetë pak a shumë tepër i shtrenjtë për mbështetësit e saj, qeverinë e SHBA, e cila e anuloi projektin para se të niste në vitin 1993 – teksa po ndërtohej - por jo para se të shpenzonte 130 milionë dollarë.
Një tjetër gjigant i fizikës është Jon Collider në shtetin e Nju Jorkut. Ai ishte më i madh i llojit të tij deri sa LHC u ndërtua. Projektet e ardhshme përfshijnë ndërtimin e një collider të përmirësuar në Gjenevë, që do të quhet Large Hadron Collider Super. Mbetet për t'u parë se sa super / masiv / të mëdhenj do të jenë këta përshpejtues, para fizikanët të mund të përcaktojnë se çfarë thërrmije  është Higgs Boson, nëse realisht ekziston.

Eksperimenti i CERN-it për profesorin shqiptar, bashkëpunëtor i CERN-it, z. Artan Boriçi, sot për sot është një ndër më të rëndësishmit në historinë e shkencës. “Ajo që po ndodh sot në CERN është një eksperiment i ri me energji të lartë, 7 mijë miliardë elektron volt. Është trefish më i madh fuqia energjetike sesa tematroni që bëhet në Amerikë dhe është një energji, e cila është mjaftueshmërisht e madhe për të zbuluar ligje të reja të natyrës dhe kjo filloi të mërkurën. Ky eksperiment do të vazhdojë për 10-20 vjet”, – shpjegon ai.

Madje, rezultatet nisën të dalin shumë shpejt nga ky eksperiment, edhe pse jo surpriza për ta. “Prej minutave të para, shkencëtarët nisën të tregojnë disa rezultate. Por jo rezultate të rëndësishme, sepse duan muaj të dhëna për të nxjerrë rezultate të paditura më parë. Për shembull, kemi të bëjmë me një pjesë të pazbuluar të universit, 90 për qind e universit është energji e errët; lëndë e errët”, – thotë prof. Boriçi, duke na treguar se ky eksperiment rimodelon atë që ka ndodhur në sekondën e parë pas Big Bang-ut.

“Sepse energjitë janë të atilla që na çojnë një sekondë larg krijimit të universit. Ky eksperiment e çon gjendjen e forcave në sekondën e parë të Big Bang-ut. Aty pritet të kapen grimca të reja që pritet të zbulojë me çfarë lënde përbëhet galaktika”, – tregon ai.

Eksperimenti në vetvete duket shumë “i lehtë”, për aq sa “e lehtë” është fizika. Shkenca duket se ka arritur në atë nivel sa të mund të përshpejtojë protonet në atë masë sa të mund të imitojë hapësirën në sekondën e parë të krijimit të vetë. “Janë përshpejtuar dy tufa protonike.

Njëra është 3.5 mijë miliardë elektronvolt secila tufë. Këto tufa përplasen dhe lëshojnë grimca. Dedektorët kapin grimcat e lëshuara, i analizojnë dhe për ato që nuk i njohin thonë se çfarë mund të jenë, në bazë të teorive aktuale”, – thotë Prof. Boriçi, duke shtuar se “lënda e errët ka shumë kandidatë, por një nga kandidatët kryesorë është grimca super-e-lehtë supersimetrike.

Këtu kemi të bëjmë me simetrinë mes lëndës dhe forcës. Në sekondën e parë pas Big Bang-ut, energjia dhe forca ishin e njëjta gjë, nuk dalloheshin me njëra-tjetrën. Më e lehta prej këtyre grimcave është kandidati kryesor për të qenë përbërësja e grimcës së errët”.

Këtë lëndë, nëse LHC nuk do të arrijë ta zbulojë, mbetet që një prej përshpejtuesve të tjerë, që ekzistojnë ose që do të ndërtohen, të nisin punën për ta zbuluar; nëse do të mund t’ia arrijnë.

Gazeta Standard
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 16-12-2011, 15:51:51
 E kërkuar prej 50 vjetësh, një gjurmë e “Grimcës së Zotit” është fotografuar në eksperimentet e CERN në Gjenevë. Është prodhuar nga Large Hadron Vollider (LHC) përshpejtuesi i grimcave më i fuqishëm
në botë, një unazë e nëndheshme me një perimetër prej 27 kilometrash, e aftë të ndeshë protonet me shpejtësi të afërt me atë të dritës.

Gjurmët e grimcës janë fotografuar nga dy makineritë e vendosura enkas në pikën e përplasjes mes protoneve.

Në eksperimentin për kërkimin e “Grimcës së Zotit” janë impenjuar rreth 10 mijë shkencëtarë. Bosoni i Higgs është shfaqur në CERN njëkohësisht me shfaqjen dhe matjen e neutrinëve më të shpejtë se drita.

Në kuadrin e 17 grimcave elementare që përbëjnë materien ashtu siç e njohim, bosoni i Higgs është e fundit ende e pazbuluar. Ekzistenca është hipnotizuar në 1964 nga fizikanti teorik anglez Peter Higgs. Kjo grimcë mban në këmbë Modelin Standard të fizikës moderne. Teoria e funksionimit të universit, e pranuar nga shkencëtarët, pa këtë grimcë përshkruante një botë të bërë ekskluzivisht nga grimca elementare pa masë, të lira të ikin në hapësirë me shpejtësinë e dritës dhe të paafta të formojnë yje, planete dhe qeniet e gjalla.

(ar.si/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#2 ne: 16-12-2011, 15:57:35
Nuk e kuptoj ca eshte, mund te na e shpjegoje njeri me fjale te thjeshta?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1526
  • Gjinia: Femer
Parloté
#3 ne: 27-03-2012, 18:09:56
Më poshtë e ke linkun në gjuhën angleze. :)
Me fjalë të thjeshta:

Fizika partikulare

Projekte të CERN-it mbi lidhshmërinë ndërmjet rrezatimit kozmik dhe krijimit të mjegullave. Gjithashtu përdoret teoria e astro-fizikanit Henrik Svensmark për ndikimin e diellit në ngrohjen globale.

p.s. shpresohet që të zbulohet si u krijua gjithsia/Zoti!!!


http://en.wikipedia.org/wiki/CERN
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 525
erionmuca
#4 ne: 27-03-2012, 19:16:27
Nuk e kuptoj ca eshte, mund te na e shpjegoje njeri me fjale te thjeshta?

Un nuk jam nai ekspert per ket pun por me ca kam lexu, Higgs Boson eshte nje nga particles (nuk e di si i thon shqip) qe i jep c'do gjeje masë. Pra, gjith realitetin qe shofim me sy. Problemi eshte qe dhe po e gjeten ket (qe do jet hap i madh) pastaj duhet te zgjidhin ca eshte realiteti qe shofim. Iluzion, apo e vertete?

Dr Quantum - Double Slit Experiment
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#5 ne: 27-03-2012, 20:13:49
thnx hyra cike ne teme te pakten
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#6 ne: 15-05-2012, 15:51:08
Ky Cern a merdhifi apo akoma ne jete eshte??...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super