Pesë të pavërteta për tërmetet - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pesë të pavërteta për tërmetet

Pesë të pavërteta për tërmetet

· 1 · 639

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 02-04-2011, 16:43:52
Tërmeti dhe tsunami shkatërrues që goditi Japoninë u shoqërua në media me shumë informacione shpjeguese për vetë tsunamet, një fenomen natyror i cili për shumë njerëz është ende i paqartë se si formohet.

Megjithatë, në këtë “bombardim” informacioni, një prej gjërave më të dukshme ishin keqkuptimet dhe dhëniet e lajmeve të pavërteta. Një revistë italiane përmblodhi sot gabimet më të zakonshme që janë bërë në lidhje me lëkundjet e tokës.

Ngatërimi i fuqisë – Në momentin e parë të tërmetit, fuqia e tij nuk ishte e qartë, ndërsa në media mund të lexoje për një tërmet 6 ballë, 8 ballë apo 9 ballë. E vërteta është se ekzistojnë disa shkallë të ndryshme për të matur forcën e tërmeteve.

Më e përdorura është ajo Riechter. Në bazë të saj, tërmeti shkatërrues i 11 marsit kishte një fuqi goditëse të magnitudës 9. Nga ana tjetër, një njësi matëse si Mercalli, e përdorur shumë përpara Riechter-it dhe ende si referencë në vende europiane, do t’a pasqyronte tërmetin si të shkallës së gjashtë, në referencën e saj mbi fuqinë e tërmeteve.

Parashikimi i tërmeteve – Është thënë që njohja gjeologjike dhe ajo e lëvizjeve të pllakave, së bashku me hartën ku ndodhin goditjet, lejon që të parashikohen tërmetet. Thuhet edhe se në zonat ku bie një tërmet i fortë, ka pak gjasa të përsëritet një i tillë.

Këto janë bestytëni të gabuara, pasi me teknologjinë e sotme tërmetet janë absolutisht të paparashikueshëm. Nga ana tjetër, ndonëse është shumë e rrallë që epiqëndra të jetë ekzaktësisht e njëjta, një zonë ku bie një tërmet i fuqishëm ka më shumë probabilitet që të goditet përsëri.

Centralet bërthamore – Është shkruar se në momentin kur ishte ndërtuar centrali bërthamor i Fukushimës, nuk mund të dihej se zona ishte e rrezikuar prej tërmeteve.

Kjo është gjithashtu e pavërtetë. Kjo zonë është e njohur për aktivitetin e saj sizmik. Në fakt, në vitin 1923, ndodhi një tërmet i tillë që shkatërroi një pjesë të madhe të Tokios dhe epiqëndra atëherë ishte pikërisht në Fukushima.

Tërmeti më shkatërrues – Në përpjekje për të sensocionalizuar ngjarjen, shumë media e kanë cilësuar tërmetin e Japonisë si më shkatërruesin e historisë.

E vërteta është që ky tërmet nuk është as më i forti, as më i fuqishmi. Kili njohu në vitin 1960 një tërmet 9,5 të shkallës Riechter, ndërsa tsunami shkatërrimtar i vitit 2004 u provokua nga një tërmet me magnitudë 9,1 në det. Ndërsa më vdekjeprurësi ndonjëherë është ai i vitit 1556 në provincën kineze të Shanxit, i cili shkaktoi sipas burimeve të kohës 830 mijë viktima ose më shumë.

S’mund të ndodhte në Japoni – Ndonëse Japonia është vendi më i prekur në botë nga tërmetet, ekziston një besim se tërmetet në këtë vend janë të fortë ose mesatarë, por jo katastrofikë.

Ky është përsëri një mit i gabuar. Në rastin e tërmetit më të fortë në botë, në vitin 1960, u vlerësua se pllakat tektonike pranë Kilit po lëviznin me shpejtësi 8 centimetra në vit. Kjo është e njëjta shpejtësi që lëvizin drejt njëra-tjetrës dhe pllakat në Japoninë qëndore. /top channel

Temat e fundit