Një grup studiuesish nga Unisversiteti i Washingtonit kanë publikuar një listë planetësh, të cilat sipas tyre kanë kushte të mira që favorizojnë jetesën e jashtëtokësorëve.
Për një përfundim të tillë shkecëtarët kanë pregatitur dy sisteme vlerësimi. Njëri është indeksi i ngjashmërisë me Tokën (ESI), ndërkohë i dyti është indeksi i kushteve të jetesës (PHI).
Indeksi ESI radhit planetët sipas madhësisë, dendësisë dhe largësisë nga ylli amë, ndërsa indeksi PHI i përgjigjet pyetjeve, çfarë është sipërfaqja e planetit, a ka atmosferë dhe a ka fushë magnetike? Indeksi PHI merr parasysh edhe nëse në këta planetë ka lidhje organike dhe shkrirje të rrjedhjeve të përshtatshëm për reaksionet kimike që kanë rëndësi jetike.
“Me gjeneratën e re të teleskopëve dhe misionet që po planifikohen, mund të presim zbulimin edhe të shumë egzoplaneteve të tjerë. Atëherë do të kemi nevojë për skemën e klasifikimit që të mund të përcaktojmë nëse botët tjera kanë kushte të ngjashme me ato të tokës, pra, nëse atje mund të zhvillohet jeta, ose nëse në to ka forma jashtëtokësore të jetesës”,- sqaron Dr. Dirk Schulze-Makuch.
Studimi i botuar në revistën Astrobiology bën me dije se Hëna dhe Saturni sipas shkencëtarëve amerikan janë planetët më të përshatshëm për jashtëtokësorët.
10 planetët sipas indeksit ESI
1. Toka - 1,00
2. Gliese 581g - 0,89
3. Gliese 581d - 0,74
4. Gliese 581c - 0,70
5. Marsi - 0,70
6. Merkuri - 0,60
7. HD 69830 d - 0,60
8. 55 Cnc c - 0,56
9. Hëna - 0,56
10. Gliese 581e - 0,53
10 planetët sipas indeksit PHI
1. Titani - 0,64
2. Marsi - 0,59
3. Evropa - 0,49
4. Gliese 581g - 0,45
5. Gliese 581d - 0,43
6. Gliese 581c - 0,41
7. Jupiteri - 0,37
8. Saturn - 0,37
9. Venera - 0,37
10. Enkelad - 0,35
(el.me/BalkanWeb)