×
Hyrja
Profili

Poli i Veriut, porta për të hyrë brenda Tokës

Poli i Veriut, porta për të hyrë brenda Tokës

· 1 · 999

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 12-11-2011, 09:12:34
Poli i Veriut ka qenë në qendër të vëmendjes së mjaft njerëzve. Ky vend është mjaft tërheqës për aventurierët dhe kërkuesit, që presin të gjejnë mistere dhe vende të paeksploruara në të.

Ekspertët që studiojnë boshllëqet në Tokë janë të bindur se, planeti ka disa fusha magnetike. Ata gjithashtu thonë se agimi polar është gaz që del prej kores së Tokës nga polet e planetit tonë.

Ndjekësit e kësaj ideje theksojnë faktin e "çmendjes" së busullave kur u afrohen poleve. Shumë kërkues pohojnë se erërat e ngrohta shpesh vijnë nga Poli i Veriut, gjë që sipas tyre provon se boshllëqet më të mëdha mund të jenë pikërisht atje.

Që prej kohëve të lashta, eksplorimi i Polit të Veriut ka qenë në qendër të vëmendjes së mjaft njerëzve. Poli i Veriut ishte mjaft tërheqës për aventurierët dhe kërkuesit, që prisnin të gjenin mistere dhe vende të paeksploruara në të.

Legjendat tregojnë se hyrja për në thellësitë e Tokës ishte diku në Veri dhe fiset e lashta mendohej se kishin jetuar në planet shekuj më parë sesa njerëzit e sipërfaqes, që nuk ishin aq të mbrojtur sa ata.

Mistikët besonin se hyrja për në zemër të planetit është e fshehur diku në Veri dhe këtë e pohojnë edhe disa nga kuptimet e miteve të caktuara, nëse shihen me kujdes.

Po ashtu besohet sot një version i ardhjes së UFO-ve jo nga jashtë planetit, por nga thellësitë e tij drejt sipërfaqes.

Në faqe interneti, që sigurisht nuk merren si burime shumë të sigurta, raportohet kjo teori, e daljes së alienëve nga vendet e Polit të Veriut.

Gjatë epokës së Platonit njerëzit besonin se brenda Tokës kishte jetë. Platoni besonte se planeti ishte brenda përplot me tunele dhe shpella.

Kërkuesi Edmond Hallei studioi fushën magnetike të Tokës dhe vuri re se ajo varion dhe nuk është rreptësisht e përcaktuar, gjë që e bëri atë të hidhte idenë e mundësisë së disa fushave magnetike njëherësh.

Studiuesit supozojnë se një tjetër sferë, brenda planetit ka fushën e saj magnetike dhe është pikërisht prezenca e kësaj fushe tjetër që bën devijimin.
Ideja e planetit me boshllëqe brenda ishte mjaft popullore për shkrimtarët e librave fantastiko-shkencorë, për një kohë të gjatë. Madje, pati raste kur kërkuesit filluan të paraqisnin prova dhe fakte që vërtetonin se planeti është bosh përbrenda...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI