×
Hyrja
Profili

Projekte që do të bëhen realitet

Projekte që do të bëhen realitet

· 1 · 1000

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-03-2009, 14:27:31
APLIKIME TË LIDHURA ME JETËN E PËRDITSHME, NË SHTËPI, MAKINA DHE ZYRA

Projekte që do të bëhen realitet

Një tjetër risi e komunikuar në TechFest, është projekti i një Writing Asstistant, shumë i përparuar, që nuk lejon vetëm të shkruash dhe të marrësh menjëherë sygjerime mbi shkrimin, si psh, ndodh me një shkrim të redaktuar në Word: instrumenti i ri ka për qëllim të "ndihmojë shkrimtarët të gjejnë fjalët e duhura". Pra, jo vetëm një ndërhyrje diskrete në formën e nënvijëzimit me të kuqe të fjalës për të shmangur gabime trashanike, nëpërmjet përballjes së fjalëve të veçanta të shkruara, por një "sygjerues", i vërtetë, në gjendje të përmirësojë edhe prozën e atij që shkruan nëpërmjet një përdorimi kompleks. Midis qëllimeve të tjera, është edhe ai i favorizimit të shtrirjes së teksteve për hapësira dhe kontekste të caktuara, në të cilat terminologjia merr një rëndësi madhore (komerciale, juridike). Writing assistance i Microsoft do të synojë të ketë edhe këtë veçanti.

Shkrime në ajër, përfshirë desktopin, sygjeruesi i fjalëve: janë disa nga idetë që qarkullojnë në TechFest Dyzet projekte, dyzetë ide, që në të ardhmen mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme, në formën e softwar-it apo aplikimeve të lidhura me jetën e përditshme, në shtëpi dhe zyra. Shumë ide mbi të cilat ballafaqohen pjesëmarrësit e TechFest 2009. Ja disa nga to:

"SOCIAL DESKTOP" - është aplikimi që potencialisht do të përfshijë numrin më të madh të njerëzve. Janë qindra milionë, në shkallë botërore, përdoruesit e social network. Njerëz që shkëmbejnë dokumenta, tekste, imazhe, filmime për sa i përket platformave të ndryshme në rrjet. Por e ardhmja, sipas Microsoft, do të jetë shumë më e thjeshtë dhe shumë afër respektit të hapësirave të papërcaktuara nga web-i. Do të jetë desktopi i kompjuterit që do të bëht pikërisht "social desktop". Dhe kjo, falë mundësisë për të dorëzuar çdo file apo dokument, por edhe pjesëve të këtyre, një url të vërtetë, një adresë analoge me atë që iu lejon browserve të udhëtojnë nëpër autostrada informatike Interneti për të arritur faqen apo elementin e kërkuar. Pra, jo më vetëm një faqe e krijuar në një apo më shumë platforma të bazuara në ndërveprimin në rrjet, si psh Facebook, Twitter, MySpace dhe shumë të tjera që ditë pas dite dalin në rrjet, që kanë nevojë të azhornohen me një sërë kalimesh dhe publikimesh. Zhvillimi është ndarja direkte e desktopit.

KOMUNIKIM I INTEGRUAR - Gjithmonë e lidhur me zakonin "social", gjithmonë e në rritje të përdoruesve është edhe "social views of email", që do të thotë një sistem që analizon në kompleksitetin e vet, format e komunikimit të përdorura nga një njëri- posta elektronike, mesazhe te shpejta, tekste të dërguara nëpërmjet social network - dhe i organizon duke i bërë më shumë frytdhënës, duke arritur edhe të parashikojë se kush mund të jetë mënyra më e mirë e kontaktit për t`u përdorur, që varet nga kush dhe ku, ose më mirë në bazë të ndërmjetësit dhe të vendit ku komunikohet. Llojet e ndryshme të mënyrës së komunikimit mund të gjejnë hapësira e vizibilitete të ndryshme në ekran gjatë përdorimit të tyre në të njëjtën kohë sipas nevojave dhe dëshirave të secilit përdorues.

SYGJERUESI I FJALEVE - Një tjetër risi e komunikuar në TechFest, është projekti i një Writing Asstistant, shumë i përparuar, që nuk lejon vetëm të shkruash dhe të marrësh menjëherë sygjerime mbi shkrimin, si psh; ndodh me një shkrim të redaktuar në Word: instrumenti i ri ka për qëllim të "ndihmojë shkrimtarët të gjejnë fjalët e duhura ". Pra, jo vetëm një ndërhyrje diskrete në formën e nënvijëzimit me të kuqe të fjalës për të shmangur gabime trashanike, nëpërmjet përballjes së fjalëve të veçanta të shkruara, por një "sygjerues", i vërtetë, në gjendje të përmirësojë edhe prozën e atij që shkruan nëpërmjet një përdorimi kompleks. Midis qëllimeve të tjera, është edhe ai i favorizimit të shtrirjes së teksteve për hapësira dhe kontekste të caktuara, në të cilat terminologjia merr një rëndësi madhore (komerciale, juridike). Writing assistance i Microsoft do të synojë të ketë edhe këtë veçanti.

COMMUTE UX - Është pastaj edhe Commute Ux, një sistem i integruar infotainment për makina që lejon drejtuesin të dëgjojë muzikë, të telefonojë dhe për më tepër të përgjigjet sms-ve apo e-maileve me mesazhe me tekst, vetëm duke përdorur pulsantë të vendosur në timon dhe duke përdorur komanda zanore në një fjalor të natyrshëm: do të jetë e mundur të flasësh me sistemin sikur të flisje me një njeri të vërtetë.

SHKRIME NË AJËR- Të luash tenis apo bowling, duke imituar lëvizjen që do të bëhej në të vërtetë është tashmë një arritje, e përhapur masivisht nga Wii di Nintendo. Zhvilluesit Microsoft po punojnë për të krijuar një sistem që njeh karakteret e shkrimit të gjetura në ajër. Objektivi është të nxjerrësh tekste në dispozitivat si Xbox apo ekrane që nuk kanë tastjerë apo mouse. Njohja e karaktereve vjen nëpërmjet objektivit të një telekamere, së cilës përdoruesi i drejton gishtin tregues. Pastaj, siç ndodh në sistemet e kompletimit të telefonave celularë, është e mundur të zgjedhësh midis opsioneve të ndryshme në rastin e fjalëve të dyshimta. Sistemi do të funksionojë edhe me ideogramat e shkrimit kinez, japonez apo Korean.

OPINION SWARCH - Është një motor kërkimi "vertikal", që mban llogaritë e feedback të përdoruesve që frekuentojnë site opinionesh apo për pazarin online. Në thelb pra, sistemi privilegjon rezultatet e kërkimit, që ndodh si në të gjithë motorrët në bazë të fjalëve kyç, që kanë edhe komentet e navigatorëve. Kërkimi ka parasysh, në mënyrë të veçantë, burime si p.sh. bloget, hapësira të dedikuara lajmeve apo siteve konsumatore. Sistemi sistemon më vonë rezultatet, duke mbajtur të ndarë ato që përmbajnë opinione pozitive, nga ato negative.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

RD