×
Hyrja
Profili

Projektohet raketa që do coi njeriun në Mars

Projektohet raketa që do coi njeriun në Mars

· 1 · 387

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-09-2011, 12:24:04
NASA ka bërë të ditur të mërkurën se po projekton një sistem lëshimi special, ose SLS, një raketë që do të transportoi njerëz në asteroide dhe Mars.

Kjo raketë e re do të jetë më e fuqishmja e ndërtuar nga NASA, që prej raketës Saturn V, që transportoi astronautët e Apollos në Hënë.” – tha Charles Bolden, administratori i NASA.

Idea është të nisin testet pa ekuipazh në vitin 2017 dhe fluturimi i parë me astronaut të bëhet në vitin 2021. Planifikohet që zbritja në asteroidin më të afërt do të kompletohet në vitin 2025. Pas arritjes së këtyre objektivëve, NASA planifikon të coi njeriun e parë në Mars në vitin 2030.

Në fillim raketë do të mbajë nga 70 deri në 100 ton ngarkesë, më pas planifikohet të rritet kapaciteti deri në 130 ton. Anija e fundit kozmike e përdorur kishte një kapacitet prej 27 ton, për të bërë një krahasim.

Rakea do të kushtoj 18 miliard dollarë dhe do të duhen 5 vjet për ta ndërtuar.

(a.h/BalkanWeb)
 

Projektohet Juventus e sezonit ’07-’08

Nisur nga BerniRubrika Futbolli

Postimi i fundit 11-01-2007, 13:56:52
nga Berni