×
Hyrja
Profili

PSE DYSHOHET ENDE NË MJKEKËSINË TRADICIONALE?

PSE DYSHOHET ENDE NË MJKEKËSINË TRADICIONALE?

· 1 · 1434

  • Postime: 7
adnan abarshi
ne: 05-01-2008, 12:43:49
PSE DYSHOHET ENDE NË MJKEKËSINË TRADICIONALE?

Askush s'ka të drejtë ta nënçmojë shkencën, që ende nuk e njeh!"                                              (Paracelziusi)

"Do të vijë koha kur sëmundja do të konsiderohet si marrëzi, sepse njeriu, më në fund, do ta kuptojë se ajo shkaktohet nga ndikimet e mendimeve negative!"[/b][/i]
                                      (Ëilihem Von Humboldt)
 
Deri para disa kohësh, mjeksia ortodoksale ka studiuar sëmundjen dhe procesin e shërimit të saj në frymën e ndryshimeve fizike, kimike, fiziologjike dhe hormonale. Roli i terapeutit dhe të të sëmurit, vijat e personalitetit dhe proceset e ndërvetëdijes psikike, janë mohuar kategorikisht si diçka joshkencore.
Me zhvillimin e mjekësisë psikosomatike, roli i faktorit psikik te njeriu dita mëditë vihet në plan të parë, por edhe më tej roli i terapeutit si faktor variabil ende komentohet si diçka e papranuar. Me ecjen përpara të parapsikologjisë, së bashku me shkencat tjera të reja simotra, duke u liruar nga paragjykimet e vjetra dhe me një qasje multi-disiplinare, një pjesë e madhe e shkencëtarëve, kohëve të fundit, seriozisht u janë përveshur analizave dhe studimit të shumë metodave alternative të mjekësisë tradiconale. Rezltatet e tyre të publikuara kërkimore janë fascinuese, dhe ato mund të përmblidhen në një konstatim gjeneral se ka ardhur koha kur mjekësia bashkëkohore duhet të dalë nga kallëpet rigoroze të kriteriumeve vlerësuese dhe më në fund, të pranojë një realitet, të cilin të parët taknë e kanë ditur dhe me sukses e kanë zbatuar qindra vjet më parë. S'ka dyshim, përmes dyerve të vogla, ngadalë, por me hapa të sigurt, shumë metoda alternative terapeutike të mjekësisë popullore (tradicionale) kanë hyrë në sferën e nevojave praktike të kërkimit të rrugës sa më të shpejtë të shërimit të sëmundjeve që trajtohet si një gjendje jonormale fizike dhe psikike. Instinkti natyror për vënien në vend të harmonisë universale të çregulluar nga sëmupndja është shprehje e çdo gjallese. Prandaj, është tejet reale që, pavarësisht prej edukatës së fortë materialiste për mundësinë e pamohueshme të mjekësisë bashkëkohore, çelësi i shërimit të kërkohet edhe tek metodat alternative tradicionale, të cilat, ndoshta deri dje i kemi mohur si të papranueshme.
Tashmë, përditë e më shumë, numri i atyre njerëzve që kërkojnë ndihmë nga terapeutët laik popullor të mjekësisë alternative, është përherë e më i madh.


Pse ndodh kështu?


Në rend të parë, mjekësia ortodoksale ende është e paaftë që të bëjë shërimin e shumë sëmundjeve. Ajo, në shumicën e rasteve, vetëm i lehtëson vuajtjet dhe ndikon në kurimin e pasojave të sëmndjes, e kurrsesi edhe në amën e shkaktarit të saj të vërtetë. Edhe pse, si laik në këtë drejtim, patjetër, një fakt duhet pranuar si të pamohueshëm: ecjen përpara të mjekësisë sot, duhet shikuar në kontest të zhvillimit të hovshëm të elektronikës dhe teknikës medicinale, përmes së cilës jepen diagnostifikime tejet të shpejta dhe precize. E kjo, në të shumtën e rasteve, nuk do të thotë edhe mundësia e shërimit të vetë sëmundjes.
Në anën tjetër, të gjithë ne jemi dëshmitarë se farmakologjia bashkëkohore është shndërruar në një komercializëm tejet profitabil të kompanive të mëdha farmaceutike botërore. Ata, si kompani multi-nacionale, bëjnë çmos që preparati i tyre i sapo prodhuar të arrijë në duart e sa më shumë njerëzve. Përmes reklamave propagandistike multi-mediale, për të cilin veprim derdhen mjete marramendëse financiare, kundërefektet e këtyre barërave të prodhuara, si tejet të dëmshme, fshihen me mjeshtëri nga opinioni. Për realizimin e këtyre qëllimeve, "Farmako-mafia" botërore shpesh lanson studime shkencore "falso" për efektin e madh shërues të preparatit që prodhohet. Në këto raste, përmes simpoziumeve të ndryshme shkencore, viktima të shpeshta të korruptimit janë edhe shkencëtarët me reputacionin të madh botëror.

Metodat alternative tradicionale të shërimit


Cilat janë metodat alternative që deri dje janë mohuar, e tash pranohen si shkencore në terapeutikën bashkëkohore medicinale.

1. Ta marrim hipnozën, për të cilën të parët tanë kanë ditur shekuj më parë, psikiatria e jonë bashkëkohore si metodë të saj të shërimit terapeutik e pranon zyrtarisht tek pas viteve të gjashtëdhjeta, duke ia dhënë sot një vend të merituar në grupin e psikoterapive efikase të shërimit. Për të arritur këtë qëllim nëse kthehemi në të kalurën, shumë shkencëtarë kanë përjetuar përbuzje, nënçmime dhe ofendime, besa edhe deri tek largimi nga anëtarësia në Akademinë e Shkencave si persona të padëshiruar dhe "sharlatanë".

2. Akupunktura - metodë e vjetër e shërimit tradicional popullor kinez e zbatuar dhe e njohur 3000 vjet p.e.s. Duke bërë futjen e gjilpërave në pikat e caktuara akupunkturale të trupit, edhe pse në Kinë përdorej me shekuj si metodë tejet efikase terapeutike e shërimit, nga medicina bashkëkohore një kohë të gjatë është shikuar me skepticizëm të madh. Sot, shërimi me akupunkturë, jo vetëm se është pranuar zyrtarisht nga shkenca, por metodat e saj dita-ditës bëhen edhe më të sofistikuara edhe me kombinimin e pajisjeve elektronike digjitale. Ajo, me një reputacion të madh, tanimë zbatohet gati në të gjitha klinikat reprezentative botëtore.

3. Fitoterapia ose shërimi me barëra popullore, metodë kjo shumë e përhapur edhe tek ne në Kosovë, në kohën e fundit, legalizohet nga farmakologjia bashkëkohore. Shumica e barërave efikase shëruese në formë të çajit, sot janë patentuar dhe kanë licencë për prodhimin dhe plasimin serik të tyre në treg.

Nga metodat e theksuara, si më lart, diçka më ngadalë, por pa pompozitet të madh, pranohen edhe disa metoda të tjera të shërimit tradicional, siç janë: shërimi me bioenergji, shërimi me sugjestione dhe autosugjestione, shërimi me kristale, lutje, me ngjyra, meditime etj. Sido që të jetë, këto metoda aq janë të popullarizuara, saqë nuk do të jetë aq larg pranimi dhe legalizimi i tyre edhenga shkenca e jonë oficiale medicinale.

Mjekësia tradicionale, përveç metodave kurative të sëmundjeve, njeh edhe shumë metoda efikase të preventivës, përkatësisht të pengimit paraprak të shfaqjes së sëmundjeve. Njër prej këtyre metodave preventive dhe tejet të suksesshme është që përmes sugjestionit dhe autosugjestionit, të arrihet forcimi i bindjes mbi negacionin e sëmundjes, duke aktivizuar me këtë rast shumë mekanizma natyrorë të vetëmbrojtjes në organizëm. Bindja, thellë e rrënjosur në ndërvetëdijen tonë, se sëmundja është diçka e papranueshme dhe e huaj, aktivizon qendrat e auto-imunitetit natyror dhe forcon organizmin, duke krijuar një harmoni që është proporcionale me njeriun si mikrokozmos dhe universin si makrokozmos. Sëmundja, pra, është pikërisht ky çrregullim, i cili manifestohet në formën organike, përkatësisht fizike të saj, duke sulmuar në atë moment pjesën më të ndjeshme të trupit. Forcimi i bindjes mbi negacionin e sëmundjes, në të shumtën e rasteve kombinohet me metoda fitoterapeutike, përmes marrjes së çajrave natyror, me anë të të cilëve bëhet pastrimi paraprak i organizmit nga toksiket e ndryshme. Negacioni i sëmundjes përmes forcimit të bindjes së rrënjosur në ndërvetëdije kryhet edhe përmes metodave të tjera të ndryshme terapeutike, siç janë: meditimi, hipnoza, autosugjestioni dhe sugjestioni etj. Edhe lutja permanente për mirëqenie dhe shëndet, si dhe besimi i sinqertë në Zot forcon autoimunitetin natyror të organizmit dhe aktivizon forcat latente të vetëmbrojtjes.

Psikokirugjia

Kureshtjen e qarqeve të shumta shkencore medicinale dhe të shumë masmediave botërore, kohën e fundit i ngacmon si sensacion edhe një metodë efikase dhe çudibërëse e shërimit tradicional. Kjo metodë na vjen nga Filipinet dhe quhet psikokirurgjia. Karakteristikë e kësaj metode është intervenimi kirurgjik tek pacienti vetëm përmes duarve, ose në disa raste edhe me ndonjë brik të pasterilizuar xhepi. Gjatë këtij intervenimi kirurgjik direkt në trupin e pacientit, nuk ekziston dhembja, gjakderdhja gati është e eliminuar në tërësi, kurse infeksioni nga prerja me një mjet të pasterilizuar as që paraqitet. Me këtë metodë tradicionale kirurgjike bëhen më së shumti intervenime tek paraqitja e tumoreve në ndonjë pjesë të trupit. Edhe pse këto operacione laike incizohen dhe me rigorizitet përcillen nga ekspertët e ndryshëm shkencoë, ende mbeten misere të pashpjegueshme shkencërisht.
Si është e mundur që pa asnjë mjet anestezik të mos paraqitet fare dhembja, e që është edhe më mrekulluese, varra në këtë operacion nuk qepet fare, por ajo mbyllet vetvetiu, pa lënë asnjë gjurmë se ka ekzistuar ndonjëherë prerja në atë vend të trupit? Me fenomenin e psikokirurgjisë janë marrë dhe merren edhe sot e kësaj dite shumë shkencëtarë, e ndër ta më i njohuri është Dr. Andrej Puhariq, amerikan, me prejardhje kroate. Ai, në krye të një ekipi pesë anëtarsh me reputacion mjekësor amerikanë, plot pesë vjet studioi fenomenin psikokirurgji, tek një psikokirurg laik nga Meksika, i quajtur Arigo, i cili te masë ishte i njohur me nofkën "kirurg me brisk të ndryshkur". Pesë vjet pandërprerë, Dr. Puhariqi me ekipin e vet shkencor, përcillte intervenimet kirurgjike të Arigos, ashtu që, në fund, vendos që edhe vet t'i nënshtrohet një operacioni të tillë nga një tumor në këmbë. Dr. Puhariq, në një publikim të tij, në lidhje me këtë operacion të bërë në vetë trupin e tij, shkruante: "... nuk ndjeva kurfarë dhembje. Mirëpo, duke ditur se brisku dhe duart e Arigos fare nuk ishin të pastra dhe se lëkura ime para operacioni, as që ishte sterilizuar, gjithmonë kisha frikë për mundësinë e paraqitjes së infeksionit dhe ndoshta edhe të helmimit të gjakut. Bëra të gjitha parapërgatitjet e duhura të veprimit, që të reagoja në rast se paraqiten këto simptoma. Plagën e kisha të lidhur me një fasho të thjeshtë, të cilën çdo ditë e hapja dhe e fotografoja. Për çudi, asnjë infeksion nuk u paraqit, e ajo që ishte edhe më befasuese, plaga ime ishte mbyllur dhe shëruar plotësisht pas tri ditësh, që për medicinën tonë është gjysma e kohës së nevojshme, zakonisht!".
Analizat dhe studimet e Dr. Puhariqit, janë botuar dhe publikuar në shumë editime shkencore anë e kënd botës dhe ato, zakonisht, merren si pikënisje për studiues të tjerë që i përvishen metodave kërkimore të mëtejme të këtij fenomeni ende të pasqaruar sa duhet.

Adnan Abrashi-NANDA