Qelizat e kohës - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Qelizat e kohës

Qelizat e kohës

· 1 · 616

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-08-2011, 16:02:54
Na ndodh shpesh të humbim sensin e kohës, por në të vërtet truri jonë nuk e humb kurrë atë. Një grup qelizash në qendrën e kujtesës së trurit është përgjegjëse për matjen e kohës. Këto qeliza janë shkaku i renditjes së ngjarjeve në një vijë kohore.

Në një studim të ri që përshin minjtë, studiuesit e universitetit të Bostonit monitoruan neuronet e hipokampit, qendra e kujtesës dhe e të mësuarit. Studiuesit trajnuan minjtë të zhvillonin tre procedura të thjeshta me një pushim në mes. Ata mësuan të bënin lidhjen e një objekti me një aromë. Minjtë futeshin në një dhomë 10 sekonda, më pas një derë hapej dhe i drejtonte me anë të aromës në një vazo me rërë. Nëse aroma ishte ajo e lidhur me objektin që u tregohej, atëherë ata fillonin dhe gërmonin për të gjetur ushqimin. Koha prej 10 sekondash ishte baza e studimit.

Studiuesit kishin vendosur disa elektroda që monitoronin sinjalet nga 30 neurone të veçanta në hipokamp. Gjatë kohës prej 10 sekonda pritje, neurone aktivizoheshin duke sugjeruar se ata po llogarisnin kohën që kalonte.

Dihet që hipokampi përmban neurone që regjistrojnë pozicionin dhe ndryshimet e tij kur kushtet e hapsirës alterohen. Në të njëjtën mënyrë neuronet e kohës sinjalizonin vonesën e kohës duke u rikalibruar kur kjo ndryshonte. Hipokampi konsiderohet se qendra e kujtesës së trurit, pra është logjike që duhet të përmbaj ndonjë lloj mekanizmi për të monitoruar faktorët nga të cilët varet kujtesa.

(a.h/BalkanWeb)

Temat e fundit