×

Qelizat staminale

· 7 · 2287

Qelizat staminale

· 7 · 2287

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-11-2011, 12:51:23
Qelizat staminale, e ardhmja e Mjekësisë

Nga Eleni Makrodouli*


 Gjaku që mbetet në placentë menjëherë pas lindjes së fëmijës është i çmuar, sepse është i pasur me qeliza staminale. Ato mund të izolohen dhe të përzgjidhen për përdorim në të ardhmen, nëse do jetë e nevojshme. Por në cilat raste mund të përdoren dhe si ndihmojnë ato për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme?
Qelizat staminale janë qeliza primare që kanë veçantinë të autorigjenerohen dhe të diferencohen në inde të caktuara. Ato gjenden në palcën e kockës, në gjakun periferik por dhe në atë të kordonit umbilikal (kërthizës). Gjaku i kordonit umbilikal është gjaku që qarkullon midis placentës dhe kordonit umbilikal gjatë shtatzënisë. Kur lind fëmija dhe pritet kordoni umbilikal, një sasi e konsiderueshme gjaku ruhet në placentë. Ky gjak është i pasur me qeliza staminale që izolohen me një procedurë specifike, duke na dhënë kështu mundësinë e mbledhjes së menjëhershme dhe ruajtjes së këtij materiali biologjik të çmuar. Këto qeliza primitive, në kushtet e duhura mund të krijojnë qeliza specifike (të zemrës, mëlçisë, trurit, etj) dhe të shërbejnë për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.
Ku përdoren qelizat staminale?
Qelizat staminale të gjakut të kordonit umbilikal përdoren për trajtimin e sëmundjeve të gjakut që prej vitit 1988, vit ky i suksesit të parë të aplikimit të këtij trajtimi. Përdorimet e tyre kanë të bëjnë me trajtime të neoplazive të gjakut, hemoglobinopatitë e trashëguara dhe sëmundjet metabolike. Në vitin 1988 ato u përdorën për herë të parë për trajtimin e anemisë aplazike Fanconi dhe që nga viti 1995 konsiderohen të barabarta me qelizat staminale të palcës së kockës dhe mund të kenë të njëjtat aplikime trajtuese. Qelizat staminale të gjakut të kordonit umbilikal mund të përdoren jo vetëm nga personi në fjalë, por edhe nga persona gjenetikisht të përshtatshëm me të. Ato trajtojnë leuceminë mieloide akute dhe leuceminë limfoblastike akute, leuceminë mieloide kronike dhe leuceminë limfocitare kronike, sindromat mielodisplazike, anemitë e tipit aplastik dhe sëmundjet e trashëguara të gjakut (tasaleminë dhe drepanocitozën). Pranohet gjerësisht se kur flasim për përdorime alogjenike, dhuruesi më i mirë është pjesëtari i familjes dhe mundësisht vëllai i shëndetshëm.
Në vitin 1988 u bë transplanti i parë i qelizave staminale të gjakut të kordonit umbilikal (u përdorën qeliza staminale të vetë fëmijës) tek një fëmijë me tumor malinj të sistemit nervor. Që atëherë, përdorimet e qelizave staminale për vetë fëmijën janë rritur dhe kanë të bëjnë me sëmundjet e lartpërmendura si edhe tumore të sistemit nervor dhe sëmundje autoimune. Së fundmi, këto qeliza kanë filluar të përdoren për përdorimin autolog në rastet me paralizë cerebrale me rezultate shumë të mira.
Transplantet e suksesshme me qelizat staminale të gjakut të kordonit umbilikal, në vitin 1993 çuan në krijimin e bankave të para të gjakut të kordonit umbilikal, me qëllim krijimin e depozitave të transplanteve të ruajtura në të ftohtë me përdorim të menjëhershëm për transplant.
"E ardhmja e Mjekësisë"
Qelizat staminale përbëjnë materialin parësor për ndërtimin e indeve dhe organeve, dhe në të ardhmen priten përdorime edhe më të gjera. Kështu duket se këto qeliza do të përdoren për trajtimin e sëmundjes Parkinson, të paraplegjisë dhe tetraplegjisë nga dëmtimi i shtyllës kurrizore, të sëmundjes Alzhaimer, rigjenerimin e muskulit kardiak nga infarkti i miokardit, sëmundje të trashëguara si fibroza kistike, diabeti, artriti, rigjenerimi i epidermës (shtresa e sipërme e lëkurës), strukturës qelizore të mëlçisë dhe rigjenerimin e përgjithshëm të çdo indi dhe organi. Është e sigurt se qelizat staminale përbëjnë material biologjik të çmuar, dhe përdorimet e deritanishme të tyre kanë treguar se janë shpëtimtare për mijëra njerëz dhe të gjitha tregojnë se në të ardhmen përdorimi i tyre do zgjerohet.
*Këshilltare e Prindërve, Stem-Health, pjesë e Grupit HYGEIA
Biologe Molekulare, PhD

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
« Editimi i fundit: 15-02-2012, 00:52:40 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 29-11-2011, 00:29:48
Mjekë të njohur gjinekologë shqiptarë dhe grekë kanë marrë pjesë në konferencën zhvilluar për qelizat staminale, një risi e shkencës për shërimin e disa sëmundjeve të rënda.

Tashmë mjafton që në beben e sapolindur të merren disa qeliza në kordonin e kërthizës për të shëruar sëmundje si leuçemia, sëmundje të tjera të gjakut, sëmundje kancerogjene, të trurit, zemrës e shumë të tjera.

“Pas lindjes së një fëmije, gjaku që mbetet në kordonin e kërthizës është një burim mjaft i rëndësishëm për qelizat staminale. Këto qeliza kanë dy karakteristika: ato diferencohen nga njëra-tjetra dhe mund të shumëfishohen vetë. Kjo gjë bën që këto qeliza të kurojnë shumë sëmundje”, shprehet Vasilios Kellaris, gjinekolog grek.

Drejtoresha e maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë, e konsideroi mjaft të rëndësishme këtë konferencë pasi sipas saj mjekët shqiptarë nuk kanë informacion të mjaftueshëm për këtë risi.

“Mënyra e marrjes së këtyre qelizave nuk dëmton as nënën dhe as foshnjen. Teknika e marrjes së këtyre qelizave nuk është aspak e vështirë”, theksoi Rubena Moisiu.

Tashmë një mundësi e tillë do i jepet edhe familjeve shqiptare në rastin kur sjellin në jetë një fëmijë pasi spitali grek “Hygeia” bashkëpunon me një ndër bankat më të njohura europiane “Stam Health Hellas”. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 16-01-2012, 15:16:00
Gjëja e parë që Hans Keirstad bën kur zgjohet është të hapë CNN-in për të pasur lajme lidhur me testin e parë njerëzor me qeliza staminale embrionale të kryer në tetor të 2010 nga kompania bioteknologjike "Geron"

Revolucioni mjekësor i qelizave staminale

Më shumë rreziqe apo avantazhe?

Gjëja e parë që Hans Keirstad bën kur zgjohet është të hapë CNN-in për të pasur lajme lidhur me testin e parë njerëzor me qeliza staminale embrionale të kryer në tetor të 2010 nga kompania bioteknologjike "Geron". Në realitet, preokupimi i Keirstead është i lidhur me eventualitetin e lajmeve të këqija. "Nëqoftëse ndonjë vdes apo rëndohet, atëherë ka mbaruar gjithçka", thotë ai, duke kaluar dorën mbi flokët brunë. Keirstead, që vesh një këmishë të gjatë prej linoje dhe mban një unazë të madhe në gisht, është një biolog i Universitetit të Kalifornisë në Irvain, i mbiquajtur me emra të ndryshëm si "yll rroku", "taumaturg" apo "Fyelltari magjik" i kërkimit mbi qelizat staminale. Tani punon pranë një qendre kërkimore, që ka kushtuar 67 milionë dollarë dhe e paguar pjesërisht me kontributin e votuesve kalifornianë, që në vitin 2004 i ka bindur të votojnë "pro" për një financim prej 3 miliardë dollarësh për kërkimin lidhur me qelizat staminale, duke u paraqitur atyre një filmim minjsh pjesërisht të paralizuar, që ecnin menjëherë pasi kishin pësuar një trapiantim qelizash staminale në laboratorin e tij.
E njëjta terapi eksperimentohet tani mbi qeniet njerëzore. Kështu që nuk habit fakti që Keirstead është në ankth. Edhe pse jo drejtpërsëdrejti i përfshirë në eksperimentimin klinik, zbulimi i patentuar prej tij, i paraqitur kalifornianëve dhe i dhënë në licencë kompanisë "Geron", është bërë testi themelor për të kuptuar nëse qelizat staminale embrionale do të dijnë t'i mbajnë premtimet mjekësore. "Vdes nga dëshira për të mësuar nëse do të funksionojnë", thotë Keirstead.
Deri më sot, "Geron" ka në terapi dy pacientë: T.J. Atchison, një student 21-vjeçar i infermierisë, i mbetur i paralizuar në toraks vitin e kaluar për shkak të një incidenti automobilistik dhe një person i dytë, të cilit nuk i është dhënë emri. Shpresa është që qelizat e injektuara në palcat kurrizore të të dy pacientëve të kontribuojnë në rikuperimin e nervave të dëmtuara dhe të rivendosin një minimum lëvizshmërie dhe ndjeshmërie. Edhe në rast dështimi, shumë kërkues mendojnë se testi përfaqëson një pasazh kritik drejt terapive rigjeneruese që përdorin qelizat e gjalla në vend të ilaçeve kimike. "Terapia qelizore është e destinuar të zgjasë në kohë", thekson Wise Young, pedagog në Rutgers University dhe ekspert i dëmtimeve në shtyllën kurrizore. "U them gjithmonë studentëve të mi se do të jenë brezi i parë i mjekëve që do të përdorin terapinë qelizore"...

Përgatiti: Armin TIRANA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#4 ne: 16-01-2012, 20:08:59
Eshte vertet lajm i mire dhe pse me shume vonese po aplikohet dhe ne Shqiperi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 15-02-2012, 00:51:30
Dëmet e shkaktuara nga ataku në zemër shërohen duke përdorur qeliza staminale të mbledhura nga zemra e vetë pacientit.

Kështu thonë një grup mjekësh në Shtetet e Bashkuara, pas një eksperimenti të kryer mbi 25 pacientë, rezultatet e të cilit janë publikuar në gazetën mjekësore “Lancet”.

Përmes qelizave staminale, shenja e shkaktuar nga ataku në zemër pothuajse përgjsymohet, tregon eksperimenti.

Autorët deklarojnë se përmes këtij studimi është verifikuar gjithashtu një rritje e “papreçedentë” e muskujve të rinj të zemrës.

Një atak nodh kur zemra nuk ka mjaftueshëm oksigjen, ose kur ka një mpiksje që pengon qarkullimin e gjakut tek organi.

Ndërsa teksa zemra mjekohet, muskuli i vdekur zëvendësohet me një shenjë, por duke qenë se ajo nuk është njësoj si muskuli, aftësia për të pompuar gjak rreth trupit reduktohet.

Mjekët në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë mënyra për të rigjeneruar zemrën dhe për të zëvendësuar shenjën e lënë nga infarkti me një muskul të ri.

Gjithësesi, qelizat staminale, që mund të transformohen në çdo lloj tjetër qelize, duket se janë një element premtues në këtë drejtim. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 14-03-2012, 00:02:18
Një procedurë eksperimentale që duket premtuese. Ajo është projektuar për të eliminuar marrjen e barnave të shumta nga pacientët me organe të transplantuara, ndërsa përmirëson cilësinë e jetës dhe ofron lehtësira të mëdha për këta pacientë që janë në shqetësim të vazhdueshëm se organet e transplantuara mund të refuzohen nga organizmi i tyre.

Ideja e re, dhe tepër e guximshme, se marrja e qelizave embrionale nga palca e kurrizit të personit dhurues të një organi, dhe vendosja e tyre së bashku me organin e dhuruar në trupin e një pacienti në nevojë për transplantim, ka shumë gjasa të përmirësojë përgjithmonë jetën e pacientit.

Në studimin e sapo botuar në revistën “Science Translational Medicine“, kirurgët bënë pikërisht këtë gjë, duke shpresuar se qelizat embrionale do t’i shtyjnë trupat e pacientëve të mendojnë se organi i ri ka qenë gjithmonë aty, pra nuk është i huaj dhe të mos e refuzojnë.

Shumica e pacientëve që iu nënshtruan studimit kishin nga një veshkë të transplantuar, dhe ndodhi pikërisht ashtu siç kishin parashikuar kirurgët, sistemi imunitar i pacientëve me veshkë të huaj tani përbëhet nga imuniteti i qelizave të veta dhe i qelizave të mara nga trupi i dhuruesve të veshkave.

Me kalimin e kohës, më shumë se gjysma e pacientëve në këtë eksperiment nuk kishin më nevojë për barna kundër refuzimit të organit, sepse trupat e tyre i kishin pranuar organet e reja.

Një pacient merr çdo ditë rreth 25 pilula për të shmangur refuzimin e organit të transplantuar. Këto barna kaq të shumta për një ditë, që përmbajnë substanca helmuese dhe me efekte anësore, e bëjnë trupin të prekshëm ndaj infeksioneve madje, edhe ndaj kancerit.

Autorët e studimit shpresojnë ta çojnë më tej këtë ide, duke i marrë qelizat embrionale të dhuruesit të organit disa vite pas transplantimit të organit, si dhe ta zgjerojnë studimin për të përfshirë edhe lloje të tjera organesh, përveç veshkave.


(ar.si/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super