×
Hyrja
Profili

Qeveria britanike publikon dokumenta sekrete rreth UFO-ve

Qeveria britanike publikon dokumenta sekrete rreth UFO-ve

· 2 · 1761

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-05-2008, 10:06:50
Se fundi ministria britanike e mbrojtjes sebashku me arshivin kombetar anglez kane publikuar dokumenta sekrete rreth jashtetoksoreve. Behet fjale per burime te shumta rreth alieneve te mbledhura nga njerez te ndryshem duke filluar qe nga qytetare te thjeshte deri te zyrtare te shtetit britanik midis viteve 1978-2002.
Lidhja nga ku mund te lexohen keto dokumenta ndodhet ketu: http://ufos.nationalarchives.gov.uk/
Artikulli i BBC ne lidhje me kete lajm http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/7398108.stm

"What does all this stuff about flying saucers amount to? What can it mean? What is the truth?" Winston Churchill - July 1952

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#1 ne: 05-07-2008, 18:32:32
Ufo-t, çfarë fshihet në arkivat sekrete të Francës dhe Britanisë

Në Galles para pak ditësh, seria e fundit e historisë pa mbarim: tre pilotë helikopteri deklarojnë se kanë parë një objekt fluturues që lëshonte një dritë verbuese. Janë munduar ta ndjekin, por ka qenë e pamundur, pasi në një moment të caktuar çdo gjë është zhdukur. Historia e zakonshme e Ufo-ve, me epilogun e përhershëm që të bën të thuash që kemi përpara episode dhe rrëfime të dyshimta. Mbase po, mbase jo, pasi këta persona kanë garantuar se kanë qenë të kthjellët, esëll dhe totalisht në vete. Në fund të fundit, nëse nuk do të ishin në gjendje psikofizike të mirë për të fluturuar askush nuk do t'i lejonte të hipnin në helikopter. Tre ushtarakë, për më tepër operativë, dmth janë njerëz të detyruar për një kontroll metodik dhe të rregullt: ngjarja e tyre minimalisht duhet të peshohet më shumë se sa ato të njerëzve lehtësisht të manipulueshëm, sepse është e vërtetë që njerëz aspak të besueshëm, për të bërë mirë ose keq, nuk kanë munguar në historitë e shumta me disqet fluturuese të pa identifikuara. Megjithatë, nuk ka munguar asnjëherë as misteri. Më pak a më shumë i dendur dhe i dëshifrueshëm, por gjithmonë i mrekullueshëm.

Ufo-t dhe ufologjia janë përsëri aktualitet, nësë është e vërtetë që kanë dalë ndonjëherë nga moda. Para ngjarjes në Galles, ka patur evidentime në Phoenix (toka historike e disqeve fluturues), orë të tëra tensioni në bordin e Shuttle Discovery, kur një dritë e çuditshme filloi "të ndiqte" anijen kozmike (NASA më pas i ka qetësuar astronautët: ishte një pjesë izoluesi i shkëputur nga vetë anija kozmike). Në fund, mbi të gjitha, janë hapat e bërë nga qeveritë që shpesh e më shpesh deklasifikojnë dosjet-X që kanë lidhje me këtë çështje: në muajin e qershorit ka qenë radha e Britanisë së Madhe, por në vitin 2008 i kishin hapur me kohë arkivat edhe Franca dhe Ekuadori.

Hapja e dosjeve bëhet me shkallë. Anglia ka vënë në dispozicion tetë, për ato që mbeten duhet pritur akoma më shumë. Me hamendje, dokumentet me interesantë duken ato që kanë të bëjnë me raportin e ish-KGB-së (127 faqe regjistrimesh eventesh të mbinatyrshëm) dëshmi kjo e ardhur nga Ekuadori. Për sa i përket 44 çështjeve të deklasifikuara, një zyrtar, William Sargago, afirmon pa dyshimin më të vogël se, "ka objekte fluturuese me prejardhje jashtëtokësore në atmosferën tonë dhe se na duhet ta ndajmë hapësirën me qenie të botëve të tjera". Po për çfarë arsye qeveritë i hapin dosjet tani? "Fenomeni Ufo është bërë masiv: duhet një përgjigje - shpjegon Enrico Baccarini, drejtues i Cun, Qendra Ufologjike Ndërkombëtare. Dhjetëvjeçarë investigimesh dhe kërkimesh nga ana e qeverive të ndryshme kanë prodhuar më tepër pyetje se sa përgjigje.

E gjithë kjo, e bashkuar me kërkesat e shumta të qytetarëve të thjeshtë dhe organizatave të ndryshme i ka shtyrë autoritetet të zhbllokojnë një pjesë të arkivave privatë", ende është për t'u kuptuar nëse zgjedhja lidhet me, siç thojnë në Cun, mundësinë për të përgatitur njerëzimin ose me bindjen se mund të zhduket çdo dyshim, pasi nuk ka asgjë të sigurt dhe shqetësuese. Kjo tezë e fundit, ndër të tjera, është përdorur pikërisht në hapjen e dosjeve-X në Britani. "Teoria e përshtatjes me fenomenin - komentojnë tek Cun - mbështetet mbi bazat e një vetëdije nga ana e qeverive të ndryshme se asgjë nuk është ende e sigurt".

Sekreti i shtetit i bashkuar me mundësinë e traumave kulturore të mundshme të shtyjnë në ngurim për t'i bërë publike informacionet. Ndërkohë, në botë po rritet dëshira për të ditur më tepër rreth Ufo-ve, alienëve. Interesimi, sipas Baccarinit, nuk është shumë dhe e gjitha për komponentët imagjinarë të fenomenit, "se sa për faktin është rritur masivisht vetëdija se jeta nuk është një trashëgimi ekskluzive vetëm e Tokës". Vetë Vatikani ka pranuar një gjë të tillë ("Mund të besohet në Zot edhe tek jashtëtokësorët gjithashtu", ka pranuar astornomi teolog Joze Gabriele Funes), dhe zbulimet e fundit të kontrolleve të kryera vërtetojnë evidencën e jetës bakteriale në planetin Mars; së fundmi, zbulimi i planeteve ekstradiellorë të ngjashëm me tonin tregon se sistemi diellor në të cilin gjendemi nuk është unik. Përse duhet të besojmë se jemi të vetëm në Univers? - pyesin veten tek Cun. "Mbi 60 vjet evidentime në qiell, të regjistruar nga pilotë ushtarakë, burra të shtetit, shkencëtarë e qytetarë të thjeshtë tregojnë - thotë Baccarini - prezencën e një fenomeni më se të besueshëm. Dhjetra komisione qeveritare e kanë ekzaminuar, duke mos arritur kurrë ta klasifikonin, në përbërjen e tij, njerëzore apo jashtëtokësore. Vetë aeronautika ushtarake, ka një zyrë specifike që merret me regjistrimin statistikor të këtyre objekteve.

Realiteti është se fenomeni Ufo ekziston dhe i intereson në shumë aspekte si institucineve qeverisëse ashtu edhe atyre, të cilët mundohen të evidentojnë ndonjë anomali". Duke u ndalur në rastin e vetëm Ami dhe, duke i lënë pas të gjithë eventet para vitit 2002, janë 32 çështje të cilave nuk u është gjetur shpjegim. Në vitin 2005 është regjistruar dalja e ish-ministrit të Mbrojtjes kanadez, Paul Heyller, në një konferencë në Toronto: duke kujtuar se kishte marrë pjesë nga 1963 deri në 1967 në mbledhjet e Aleancës Atlantike, deklaroi se nga viti 1967 (kur piloti Keneth Arnold rrëfeu se ishte ndeshur me një seri objektesh fluturues, episod paraprirës i episodit të Roswell dhe gjetjes se një anijeje aliene që ishte përplasur në tokë) Ufo-t fluturojnë lirisht në qiellin tonë. Jo vetëm: dëshira e SHBA-se për t'u kthyer në Hënë para 2020-ës mund të lidhet me faktin e nevojës për të krijuar atje një bazë që do të lejontë mbrojtjen nga sulme të mundshme intergalaktike. Çuditërisht, në vitit '70 flitej për këtë çështje në një telefilm, i cili ishte bërë kult: për ata që nuk e dinë, sado fliste për një organizatë e themeluar për të luftuar në mënyrë absolutisht sekrete një racë aliene që po rrezikonte të zhdukej, e cila shpresonte që të mbijetonte, duke kapur njerëz për t'i përdorur si pjesë këmbimi. "Evidenca që fenomene të panjohura janë prezentë në qiellin tonë - thotë më tej Baccarini - është tashmë një fakt i pakontestueshëm".

Që në shek IV para Krishtit, shkrimtari latin Giulio Ossequente na ka folur për "mburoja të zjarrta", që qëndronin në qiellin e Perandorisë antike romane. Pra, Ufo-t ekzistojnë që prej shumë kohësh më parë dhe vetë historia mund ta dëshmojë këtë. Sot, nuk diskutohet më mbi evidencën e fenomenit, por mbi natyrën e tij dhe implikimet e mundshme sociale, kulturore dhe teknologjike të tij"

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI RILINDJADEMOKRATIKE