×
Hyrja
Profili

Rrathët e grurit, të krijuara nga njerëzit?

Rrathët e grurit, të krijuara nga njerëzit?

· 2 · 639

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-05-2011, 16:11:02
Një rreth drithërash është një model mjaft i madh i krijuar nga rrafshimi i bimëve të tilla si gruri, elbi, thekra ose misri. Qarqet në drithë janë referuar ndryshe edhe si formacione gruri, sepse ato nuk janë gjithmonë në formë rrethore

Rrathët e grurit, të krijuara nga njerëzit?

Një rreth drithërash është një model mjaft i madh i krijuar nga rrafshimi i bimëve të tilla si gruri, elbi, thekra ose misri. Qarqet në drithë janë referuar ndryshe edhe si formacione gruri, sepse ato nuk janë gjithmonë në formë rrethore.

Megjithëse data e saktë kur rrathët në grurë filluan të shfaqen është e panjohur, rastet e dokumentuara janë rritur nga 1970 në kohën e tanishme. Njëzet e gjashtë vende të ndryshme kanë raportuar rreth dhjetë mijë formacione në grurë, në pjesën e tretë të shekullit të 20 dhe 90% e atyre ishin të vendosura në Anglinë jugore.

Shumica e formacioneve të shfaqura në atë zonë janë të pozicionuara pranë monumenteve të lashta, të tilla si Stonehenge. Gati gjysma e të gjithë rrathëve të grurit, që janë gjetur në Britaninë e Madhe, janë të vendosura brenda një rrezeje prej 15 km nga Avebury. Formacionet zakonisht janë bërë brenda natës, por ka raste që janë bërë edhe gjatë ditës.

Metoda më e njohur gjerësisht për të ndërtuar një formacion gruri nga një person apo grup është, që të lidhin në fund të një litari, një pikë mbështetjeje dhe në anën tjetër lidhin një bord, i cili përdoret për të shtypur bimët.

Metodat më të fundit përfshijnë përdorimin e një ruli lëndine. Disa formacione gruri janë të paguara nga kompanitë, që i përdorin ato si reklama. Formacionet e tjera thuhet se janë realizuar ndonjëherë nga individë apo grupe pa ndonjë provë për të mbështetur pohimin e tyre, zakonisht mbasi pasoja e padëshirueshme ligjore e bën këtë të pamundur.

Disa dëshmi të tilla si djalli-kositës, sugjerojnë shfaqjen e qarqeve të drithërave edhe para shekullit të 20-të. Megjithatë ka ndryshime të rëndësishme në mes historisë së asaj periudhe dhe qarqeve moderne të grurit.

Historia e djallit kositës përfshin prerjen e drithërave pas mosmarrëveshjeve në lidhje me korrjen dhe një thirrje e muzës së djallit, por nuk ka modele gjeometrike, që janë raportuar. Në vitin 1991, prestigjatorët e vetëshpallur Doug Bower dhe Dave Chorley deklaruan, se ata e kishin filluar fenomenin në 1978, duke i bërë qarqet aktuale të drithërave me përdorimin e mjeteve të thjeshta...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 87
  • Gjinia: Mashkull
ergisi
#1 ne: 24-05-2011, 22:15:10
Po... Në Angli Disa Persona I Bënin Për Të Trembur Komunitetin.. Por Shumica Nuk Besoj Se Janë Krijuar Nga Njerzir :)