×
Hyrja
Profili

Rrathët në grurë [Crop circles]

Rrathët në grurë [Crop circles]

· 1 · 493

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-11-2011, 15:23:44
Crop circles, rrathët në grurë

Një fotogaleri me rrathët në grurë më të famshëm. Një fenomen shumë i përhapur dhe në dukje shumë i çuditshëm, por jo dhe aq, për shumicën e studiuesve këto figura sado komplekse janë produkt i dorës së njeriut. Sipas shumë dëshmive të personave që kanë deklaruar se janë autorë të shumë prej këtyre figurave të çuditshme në fushat e mbjella, ato nuk janë gjë tjetër veçse pjellë e fantazisë së tyre apo një mënyrë për të kaluar kohën ose për të bërë bujë, në provinca ku nuk para ndodh ndonjë gjë e veçantë. Të shfaqur fillimisht në Angli, tashmë të kopjuar në shumë vende të ndryshëm, crop circles konsiderohen prej shumë njerëzve si mesazhe ose prova të pranisë jashtëtokësore. Sido që të jetë kompleksiteti, madhësia dhe bukuria e tyre i kanë shndërruar tashmë në një legjendë. (ar.si/BalkanWeb)