×
Hyrja
Profili

Shkencëtarët: Jashtëtokësorët po na dërgojnë mesazhe

Shkencëtarët: Jashtëtokësorët po na dërgojnë mesazhe

· 2 · 1120

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 26-07-2010, 15:59:48
Sipas një kërkimi të botuar në revistën “Astrobiology” (Astrobiologji), jashtëtokësorët mund të kenë tentuar të kontaktojnë me ne prej dhjetëvjeçarësh, por ne nuk kemi qenë të aftë t’i marrim këto sinjale deri më sot.



Shkencëtarët që merren me mundësinë e jetës jashtëtokësore, kanë deklaruar përpara pak ditësh se jashtëtokësorët po na dërgojnë mesazhe të shkurtra. Sipas një kërkimi të botuar në revistën “Astrobiology” (Astrobiologji), jashtëtokësorët mund të kenë tentuar të kontaktojnë me ne prej dhjetëvjeçarësh, por ne nuk kemi qenë të aftë t’i marrim këto sinjale deri më sot. Ndërkohë që çdo mesazh “i humbur në hapësirë” nuk do të ishte i kufizuar në 140 karaktere, siç ndodh në mesazhet kompjuterike, studimi sugjeron se jeta jashtëtokësore ka më shumë gjasa të dërgojë mesazhe të shkurtra dhe të drejtpërdrejta sesa sinjale të vazhdueshme të dërguara në të gjitha drejtimet.

Arsyeja?

Për shkak se qytetërimet jashtëtokësore ka të ngjarë të përpiqen të kufizojnë mbeturinat teknologjike dhe të bëjnë sinjalizimet e tyre efikase. “Kjo qasje është më shumë si Twitter dhe më pak si Lufta dhe Paqja”, - tha dr James Benford, një fizikan dhe kryetari i Shkencave të Mikrovalëve. Vëllai i tij binjak, Gregori, një astrofizikan në Universitetin e Kalifornisë, shtoi: "Pa marrë parasysh formën e jetës, evolucioni përzgjedh ekonominë e burimeve. Sinjalet e transmetimit përgjatë viteve të dritës do të kërkonin burime të konsiderueshme”. Vëllezërit kanë tentuar të nisin një kërkim për forma të tjera jete në galaktikë, por e parë kjo nga këndvështrimi i jashtëtokësorëve. Ata arritën në përfundimin se shkencëtarët e përfshirë në programin “Kërkimi Amerikan për Inteligjencë Jashtëtokësore” ose siç njihet ndryshe SETI, mund të ketë qenë duke marrë qëndrim të gabuar për pesë dekada. Duke shkruar në revistën “Astrobiology”, vëllezërit Benford thanë se sinjalet jashtëtokësore nuk janë lëshuar në të gjitha drejtimet, por më së shumti në zonën 1/10 egigahertz të sinjalit.

Vendi i gabuar

“Kërkimet e SETI-t janë si një fanar që tenton të shohë në të gjithë galaktikën, - thonë vëllezërit, - por kjo mund të shkaktojë që shumë ditë, kur sinjale të tipit “ne jemi këtu” të qytetërimeve jashtëtokësore të ikin pa u vënë re”. Benfordët thanë gjithashtu se shkencëtarët e SETI-t kishin kërkuar në vendin e gabuar. Strategjia e tyre përfshin të dëgjuarit e zhurmave të pazakonta nga yje që janë afër nesh. Por ata duhet të përqendrohen në qendër të galaktikës, thanë Benfordët. "Yjet që janë një miliard vjet më të vjetër se Dielli jonë, çka sugjeron një mundësi të madhe të kontaktit me një qytetërim të avancuar, shumë më shumë sesa duke vendosur marrësit e SETI-t në cepin tonë të galaktikës me yje të rinj dhe me më pak mundësi për të pasur jetë", - tha Gregori Benford. “Përpjekja SETI është me vlerë të vazhdueshme, por qëndrimi ynë që është më i logjikshëm, ka më shumë mundësi që të japë një përgjigje për këto pyetje”, - shtoi ai.

Sinjali i ardhur nga jashtëtokësorët

Më 15 gusht 1977, një natë përpara vdekjes së Elvis Presleyt, një teleskop në Ohajo morri një sinjal të veçantë. Ai zgjati për 72 sekonda dhe u cilësua si sinjali “UAU” për shkak të mosbesimit fillestar që kishin shkencëtarët ndaj kësaj metode. Sinjali erdhi nga një zonë e qiellit diku në zonën e Shigjetarit dhe ishte ekzaktësisht në frekuencën ku inxhinierët shpresonin të gjenin një mesazh nga jashtëtokësorët. Askush nuk ka mundur ta shpjegojë atë deri më sot dhe ky sinjal nuk u dëgjua më kurrë.

Standard

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 29-07-2010, 22:46:53
Dmth, ka jashtetokesore.