Shkencëtarët: Jeta në tokë erdhi nga asteroidet - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shkencëtarët: Jeta në tokë erdhi nga asteroidet

Shkencëtarët: Jeta në tokë erdhi nga asteroidet

· 2 · 809

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-10-2010, 19:48:59
Akull uji dhe molekula organike që janë baza e jetës, janë gjetur në një asteroid, të quajtur Cybele. Rezultatet u raportuan në mbledhjen e shkencëtarëve astronomë në Pasadena, ku ata thanë se jeta në Tokë duhet të ketë “mbirë“ nga “fara” e hedhur nga asteroidet. Në prill të këtij viti shkencëtarët gjetën akull dhe molekula organike në një tjetër asteroid, të quajtur 24 Themis.

Të dy këto asteroide janë gjetur në zonën ndërmjet Marsit dhe Jupiterit. “Zbulimi sugjeron se ky rajon i sistemit tonë diellor ka më shumë akull uji nga sa mendonim, - thotë profesor Humberto Campins, astronom në Universitetin e Floridës Qendrore, që drejtoi grupin kërkimor. - Kjo mbështet teorinë që asteroidet kanë goditur Tokën dhe kanë sjellë në të ujë dhe blloqet e nevojshme për ndërtimin e jetës dhe evolucionin e saj këtu”.
Asteroidi Cybele është më i madh se 24 Themis, me një diametër prej 180 miljesh. Themis ka një diametër prej 124 miljesh.

Gazeta Standard

  • Postime: 29
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 11-10-2010, 21:38:44
shume e mundshme

Temat e fundit