×
Hyrja
Profili

Shkencëtarët: Kontinentet, drejt bashkimit në Pangaea Ultima

Shkencëtarët: Kontinentet, drejt bashkimit në Pangaea Ultima

· 1 · 2855

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 19-07-2010, 15:27:42
Si do të kthehet Toka pas 250 milionë vjetësh. Kontinentet do të bashkohen të gjithë me njëri-tjetrin...

Jemi mësuar që prej krijimit të një sistemi të mirëfilltë arsimor, në mesin e shekullit të 17-të, të gjithë të flasim për sa kontinente ka bota. A është Evropa me Azinë një kontinent (Euroazia) apo akoma më tej edhe me Afrikën (Afroeuroazia)? A janë dy Amerikat, në të vërtetë një dhe e vetme? A mund të klasifikohet në kontinent Australia apo thjesht një ishull? Janë 3 apo 7 kontinentet e Tokës?



Pas shumë vjetësh, më saktësisht 250 milionë të tillë, nuk duket se do të ekzistojë një problem i tillë, pasi sipas shkencëtarëve, të gjitha kontinentet do të rigrupohen në një, ashtu siç ishin disa milionë vjet më parë, në të ashtuquajturën Pangea, këtë herë Pangea Ultima. Pangea rrjedh nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë “Mbarëbota” ndërsa Ultima nga latinishtja që do të thotë “Përfundimtare”

Ky konfigurim i mundshëm është hipotezuar nga shkencëtari Kristofer Skoteze, dhe e ka marrë emrin nga kontinenti paraekzistues i kontinenteve të sotshme, që quhej superkontinenti Pangea. Në këtë skenar, pjesa qendrore e Oqeanit Atlantik do të zhytet më tej, duke krijuar mundësinë e shkatërrimit të basenit të Oqeanit Atlantik, çka do të bëjë që të mbyllet ky oqean, duke sjellë sërish Amerikat, bashkë me Afrikën dhe Evropën. Si në shumicën e superkontinenteve, pjesa e brendshme e Pangea Ultima do të jetë një shkretëtirë e madhe, me temperatura ekstreme.

Sipas hipotezës së Pangea Ultimas, Oqeani Atlantik dhe Indian do të vijojnë të zgjerohen, derisa zona të reja zhytjeje do të sjellin kontinentet sërish afër, duke krijuar Pangean e ardhshme. Shumica e kontinenteve dhe mikrokontinenteve mendohet se do të përplasen me Euroazinë, ashtu si shumica e kontinenteve u përplasën me Laurentian, miliona vjet më parë.

Përafërsisht 50 milionë vjet nga sot, Amerika e Veriut mendohet se do të shkasë në perëndim drejt Euroazisë, e cila nga ana e saj do të shkasë drejt lindjes, dhe ndoshta edhe në jug, duke e sjellë Britaninë e Madhe më afër Polit të Veriut dhe Siberinë drejt një zone të ngrohtë subtropikale. Afrika mendohet se do të përplaset me Evropën dhe Arabinë, duke mbyllur detin Mesdhe dhe duke kryer mbylljen përfundimtare të Oqeanit antik Tetis, i cili ndodhej në pjesën jugore të Arabisë, ashtu sikurse edhe Detin e Kuq.

Një vargmal i madh do të krijohet nga Gadishulli Iberik, përgjatë gjithë Evropës Jugore, që do të quhet Vargmali Mesdhetar, e që do të shkojë nëpërmjet Lindjes së Mesme drejt Azisë. Disa shkencëtarë kanë parashikuar se ky vargmal do të ketë maja më të mëdha edhe se Everesti. Ndërkaq, Australia parashikohet që të përplaset me Azinë Jugore, duke shkuar në qendër të Oqeanit Indian, ndërsa Kalifornia e Jugut do të përplaset me Alaskën, ku do të krijohen vargmale të reja.

Pas 150 milionë vjetësh, Oqeani Atlantik mendohet se do të ndalojë zgjerimin e vet dhe do të nis procesi i zvogëlimit. Me këtë skenar, pjesa e parë që do të zhytet është ndërmjet Afrikës dhe Amerikës së Jugut. Oqeani Indian mendohet se do të shkojë më lart. Ndërkaq, Amerika e Veriut dhe e Jugut do të shkojnë më poshtë dhe Afrika e Jugut do arrijë mbi ekuator, duke kaluar në hemisferën veriore. Australia mund të bashkohet me Antarktidën, duke arritur në Polin e Jugut.

Procesi pritet të përmbyllet pas 250 milionë vjetësh, kur Oqeani Atlantik dhe Indian mendohet se do të mbyllen. Amerika e Veriut parashikohet të jetë përplasur me Afrikën, ndërsa Amerika e Jugut do të jetë nën pjesën afrikane, me pjesën më jugore të saj Patagoninë të përplasur me Indonezinë në Azi, çka do të mbyllë edhe oqeanin e mbetur Indo-Atlantik.

Standard