Shkencëtarët: Njerëzit mund të zhduken në vitin 2100 - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shkencëtarët: Njerëzit mund të zhduken në vitin 2100

Shkencëtarët: Njerëzit mund të zhduken në vitin 2100

· 1 · 1062

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

ne: 30-07-2012, 08:07:22
SHBA- Shkencëtarët kanë njoftuar se ekosistemi tokësor do të përjetojë një kolaps të plotë në vitin 2100. Kjo profeci apokaliptike nuk doli nga goja e ndonjë lideri të ndonjë sekti fanatik, e as nga mediat sensacionale apo filmat fantastiko-shkencorë. Kjo vjen nga revista serioze “Nature”, dhe nga një studim serioz. Teza është kjo: mjedisi, si pasojë e dëmeve që shkakton njeriu, deri në fund të shekullit do të arrijë në pikën pa kthim.

Biosfera e Tokës i afrohet periudhës së tranzicionit nga një sezon në tjetrin. 22 studiues nga 15 organizata të ndryshme shkencore ndërkombëtare, paralajmërojnë ndryshimet e shpejta klimaterike dhe në humbjen e biodiversitetit.

Sipas studimit, së shpejti do të zhduket pothuajse gjysma e ndryshimeve klimaterike që kemi sot. Ajo do të zëvendësohet me ndryshime të reja të cilat asnjë organizëm i gjallë kurrë nuk i ka përjetuar ose shijuar. Ky ndryshim do të ndodhë shumë shpejt, duke e bërë të pamundur përshtatjen e specieve dhe të ekosistemeve.

Kjo nuk është ngjarja e parë kataklizmike e Tokës. Tashmë, në fakt, dihet se kanë ndodhur shtatë prej këtyre ndryshimeve: me Shpërthimi e Kambrianit 540 milionë vjet më parë, me pesë zhdukjet masive që shkatërruan rreth 90 për qind të jetës në Tokë dhe me kalimin në Epokën e Akullnajave para 12 mijë viteve.
Pra, ndryshimet që e presin Tokën janë të ngjashme me ato çfarë kanë ndodhur më herët. Reduktimi i sharrënajave korale si dhe fakti se Sahara para 5500 vitesh ishte fushë pjellore, janë dëshmi për këtë.

Shpëtimi i vetëm që mbetet është që të ndryshojmë zakonet dhe mënyrën e jetesës. 22 shkencëtarët që e kanë bërë këtë studim paralajmërojnë qeveritë që të marrin hapat e nevojshëm si masa parandaluse për shfaqjen e fatkeqësive.

(m.a/tg/BalkanWeb)

Temat e fundit