×
Hyrja
Profili

Shkencëtarët përpiqen të provojnë teorinë e Big Bengut

Shkencëtarët përpiqen të provojnë teorinë e Big Bengut

· 6 · 3191

  • Postime: 1580
sorelina
ne: 09-09-2008, 22:25:27

Shkencëtarët në një objekt studimor në Evropë janë pranë fillimit të një eksperimenti të rëndësishëm, të cilin e kanë pritur prej vitesh. Zyrtarët e Organizatës a Evropiane për Kërkime Bërthamore në Zvicër, thonë se kanë në plan që nga fundi i vitit të realizojnë atë për të cilin flitet si eksperimeti shkencor më i madh dhe komleks i zhvilluar ndonjëherë. Përmes një rrjeti të nëndheshëm magnetësh super të fuqishëm, ata do të provojnë të përpalsin copëza subatomike me njëra-tjetrën me një forcë të paimagjinueshme.

Duke përfunduar një fazë të rëndësishme të eksperimentit, nga mesi i gushtit, shkencëtarët dërguan pjesëzat sub-atomike rreth tre kilometra në laboratin më modern të fizikës së grimcave, të quajtur Përplasësi i Madh Hedron.

Ky laborator gjigand gjendet në kufirin mes Francës dhe Zvicrës. Zëdhënësi Xhejms Gils.

"Kjo është një makinë e ndërtuar për të bërë zbulime dhe do të na tregojë shumë gjëra të reja rreth universit."

Këtë muaj një provë tjetër do të dërgojë copëzat rreth 27 kilometra në rrjetin nëntokësor të magneteve. Më pas, shkencëtarët do t'i drejtojnë copëzat atomike, që lëvizin me shpejtësinë e dritës, të përplasen me njera tjetrën.

Ata thonë se përplasja supersonike do të jetë një riprodhim, por në shkallë të vogël, i teorisë së "Big-Bengut".... Përplasjes së Madhe, që shkencëtarët thonë se krijoi universin 15 miliardë vite më parë.

Pjesërisht, shkencëtarët po kërkojnë copëzën e pakapëshme Higg's ose copëzën e Zotit, një pjesëz hipotetike subatomike, ekzistenca e pakonfirmuar e së cilës, qëndron në bazë të "teorisë përfundimtare" që fizikantët thonë se mund të shpjegojë parimet e universit.

Fizikanti Majk Sejmur. "Njerëzit e quajnë atë "Copëza e Zotit" sepse ka një rol qendror në teorinë tonë se nga është krijuar Universi. Pa këtë copëz ne nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë se përse pjesëzat elementare kanë masë. Sa më shumë që zbulojmë rreth mekanizmit të kësaj copëze, aq më shumë do të kuptojmë rreth dinamikës së universit të hershëm."

Afro tetë mijë shkencëtarë dhe inxhinierë nga 80 shtete merren me këtë eksperiment shkecor.

Fizikanti Tejinder Virdi. "Eksperimenti mund të ndryshojë mendimin tonë për natyrën dhe mënyrën si funksionon ajo në themel të saj, në të njejtën mënyrë si teoria e Ajnshtajnit ndryshoi mendimin tonë për hapësirën dhe kohën 100 vjet më parë."

Fizikanti Virdi thotë se ky është një eksperiment që bëhet një herë në jetë dhe që do mbizotërojë punën e shkencëtarëve për dhjetëra vite që vijnë.

Mare nga BalkanWeb.com

  • Postime: 7449
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#1 ne: 10-09-2008, 21:59:59
Cu be me kete eksperimet? Ka apo jo ndonje lajm? ;)

  • Postime: 2649
  • Gjinia: Mashkull
Oqeani
#2 ne: 13-09-2008, 01:52:21
Me sa kam degju,rrezultatet e eksperimentit do te tregohen pas 2 vjetesh,,pas nje analize te thelle

  • Postime: 23
  • Gjinia: Mashkull
pejoni83
#3 ne: 13-09-2008, 23:58:30
bash interesan ndoshta zbulojn diqka qe nuk kemi dit deri me tash

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 14-09-2008, 20:26:06
Laboratori "Large Hadron Collider" e quatur si makina "Big Beng" ndodhet 50 metra nen toke.
Te merkuren, pikerisht ne oren 9:33 shkencetaret e qenrdres nderkombetare shkencore CERN, nisen suksesshmem eksperimentin. Perplasja e protoneve  do te zhvillohet ne  temperaturen minus 271° dhe shpejtesia do te jete e afert me shpejtesine e drites.
Per te analizuar te dhenat qe do te dalin nga ky eksperiment duhet nje pallat pesekatesh me kompjutera. CERN do ti shperndaj te dhenat ne shume qendra te tjera kerkimore ne menyre qe arrihet sa me shpejt ne konkluzionin perfundimtar.

  • Postime: 23
  • Gjinia: Mashkull
pejoni83
#5 ne: 14-09-2008, 21:06:57
e qka kan me zbulu se shum e madhe o bo kjo pun ?!!!!!!