×
Hyrja
Profili

Shkencëtari britanik: Zoti nuk e krijoi universin

Shkencëtari britanik: Zoti nuk e krijoi universin

· 1 · 606

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 02-09-2010, 17:02:07
Zoti nuk e ka krijuar universin është një nga përfundimet e profesor Setphen Hawking, që njihet si shkencëtari më i madh i gjallë britanik, në librin e tij më të ri që pritet të botohet së shpejti.

Ai shkruan se përplasja e madhe nuk ndodhi si pasojë e ndërhyrjes së ndonjë force të mbinatyrshme, por qe rezultat i pashmangshëm i gravitetit të ulët.

Në librin e tij të mëhershëm botuar në vitin 1988, shkruan e përditshmja “Guardian”, profesori Hawking pranonte një lloj roli të Zotit në krijimin e gjithësisë.

Libri më i ri i shkencëtarit britanik, i titulluar “The Grand Design” kundërshton besimin e Isak Njutonit se universi është krijuar nga Zoti dhe se nuk mund të jetë krijuar nga kaosi.

NOA