×

Shpërthimi i fuqishëm kozmik goditi Tokën në Mesjetë

Shpërthimi i fuqishëm kozmik goditi Tokën në Mesjetë

· 1 · 1768

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 21-01-2013, 12:05:28
Një shpërthim i fuqishëm kozmik i rrezeve gama, i njohur si shpërthimi më i fortë në univers, mund të ketë goditur Tokën në shekullin e tetë.

Sipas BBC, shkencëtarët kanë gjetur prova se planeti ynë është goditur nga një seri rrezatimesh në atë periudhë, por ka debat se çfarë lloj ngjarje kozmike mund ta ketë shkaktuar.

Tani një studim sugjeron se kjo ka ardhur si rezultat i bashkimit të dy vrimave të zeza ose dy yjeve neutron në galaksinë tonë.

Përplasja mund të ketë prodhuar një sasi gjigande energjie.

Shkencëtarët kanë gjetur ndotje radioaktive në Japoni dhe Antarktidë, në formën e izotopeve që krijohen vetëm në hapësirë.

Duke bërë një përllogaritje të akullit dhe rrathëve të pemëve është arritur në përfundimin se ngjarja ka ndodhur rreth viteve 774 dhe 775 të erës sonë.

Shpërthimet e rrezeve gama janë shumë të rralla. Ato ndodhin njëherë në 10 mijë vite për galaksi.