×
Hyrja
Profili

Shpikja, anglezët krijojnë antiplumbin e parë të lëngshëm

Shpikja, anglezët krijojnë antiplumbin e parë të lëngshëm

· 1 · 748

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 12-07-2010, 14:49:58
Kompania po e mban formulën kimike të lëngut sekret

Një mbrojtëse antiplumb prej lëngu ka treguar se mund të ndalojë fishekët në testet e bëra nga shkencëtarë britanik në Bristol. Kërkuesit kanë ndërthurur disa elementë kimikë për të krijuar materialin e parë të lëngshëm që nuk depërtohet nga plumbat. Kompania po e mban formulën kimike të lëngut sekret, por ajo po punon duke thithur fuqinë e shpejtësisë së plumbit dhe i përgjigjet atij duke u bërë shumë më i trashë dhe i ngjitshëm. Shkencëtarët e përshkruajnë këtë material si një “antiplumb krem-karamel”. “Është shumë i ngjashëm me krem-karamelin, në kuptimin që molekulat bashkohet me njëra-tjetrën kur preken”, – shpjegon Stewart Penny, menaxheri i projektit, përgjegjës për zhvillimin e materialeve në kompani. Lëngjet që trashen nuk janë të reja në projektet ushtarake. Laboratorët e Kërkimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kryer disa teste duke përdorur lëngje të ngjashme. Por, sipas shkencëtarëve britanikë, testet e fundit dhanë shenjat e para të qarta se antiplumbët e lëngshëm mund të mbrojnë realisht jetën e njerëzve nga plumbat. Ata thonë se ky material i lëngshëm mund të përdoret për të bërë shumë më të lehtë, më të përthyeshme dhe më efektive veshjet antiplumb për ushtarët. “Veshjet standarde antiplumb përdorin pjesë të rënda të trasha të Kevlarit, që pengon lëvizjen dhe mund të kontribuojë në fatkeqësi”, – thotë z. Penny. Në teste, shkencëtarët kanë përdorur armë zjarri për të hedhur plumba me një shpejtësi 300 metra në sekondë në dy materiale, 31shtresa kevlari dhe 10 shtresa kevlari të kombinuar me materialin e lëngshëm. “Kevlari me materialin e lëngshëm punoi shumë më shpejt dhe impakti ishte shumë i vogël”, – tha ai. Rezultatet u prezantuan përpara gazetarëve gjatë një paraqitjeje të së ardhmes së teknologjisë së mbrojtjes në Qendrën Teknologjike të Avancuar, në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar.

Standard